E shtunë, 27 Gusht 2022
08:07
Keni bërë plane për fundjavën? Ja si parashikohet të jetë moti

Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet vranësira të shpeshta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore duke rrezikuar mini stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu në ekstremin Jugor dhe zonat  Juglindore te vendit.

E premte, 26 Gusht 2022
23:40
Ikin emigrantët/ Fluks i madh në Muriqan, pika kufitare po punon vetëm për daljet

Pika e kalimit kufitar në Muriqan po punon e gjitha vetëm në dalje.

23:15
Aksident në autostradën Lushnjë-Fier! Makina kthehet përmbys, plagosen tre persona

Një aksident me pasojë lëndimin e tre personave ka ndodhur këtë mbrëmje në autostradën Lushnje Fier në vendin e quajtur Bishqem.

23:00
Azilet e mbushura plot, Austria nis fushatën për të penguar emigrantët!

Ministri i Brendshëm i Austrisë Karner ka nisur një fushatë për të penguar migrantët e mundshëm dhe për të luftuar kontrabandën e emigrantëve. Sipas tij, sistemi i azilit është pothuajse në kufirin e kapacitetit të tij.

22:51
Rritet frika nga një rrjedhje radioaktiviteti pranë centralit bërthamor të Ukrainës

Autoritetet ukrainase filluan të premten shpërndarjen e tabletave të jodit për banorët pranë centralit bërthamor të Zaporizhias, në rast të një rrjedhjeje të mundshme radioaktive, mes frikës në rritje se luftimet rreth impiantit mund të shkaktojnë një katastrofë bërthamore.

22:39
Konkurrenti i “Kepit të tundimeve” rrëfen mëkatin: Kam hedhur kalin nga ura

Konkurrentët e “Kepit të tundimeve” treguan sot mëkatet e tyre, ndërsa rrëfim i pazakontë ishte ai i Klejdit.

22:27
​Komandanti i KFOR-it: Situata e tensionuar në veri rrezikon incidente të dhunshme

Komandanti i misionit të drejtuar nga NATO KFOR, gjeneralmajor Ferenc Kajari ka takuar nga katër kryetarët nga komunat veriore të Kosovës.

22:21
“Kam tentuar të vras veten dikur”/ Efi trondit me rrëfimin: Mendoja se nuk vleja si njeri…

Konkurrentja e “Kepit të Tundimeve”, Efi, tronditi me rrëfimin e saj sonte teksa tregoi mëkatin e saj më të madh, që ka tentuar dikur të vriste veten.

22:11
CR7 te Napoli dhe Osimhen tek United? Agjenti i sulmuesit flet troç

Manchester United po tenton blerjen e Victor Osimhen te Napoli. Klubi anglez ka gati 100 milionë euro + huazimin e Cristiano Ronaldos, propozim që tundon jo pak presidentin De Laurentiis.

21:58
“Më ka lënë mbrapa”/ Fatjon Kuqari: Kam 8 muaj beqar vetëm për të rregulluar një problem timin

Konkurrenti i “Kepit të Tundimeve”, Fatjon Kuqari ka treguar sonte se prej tetë muajsh nuk është në një lidhje dashurie, për shkak të një “problemi” të tij.

21:51
Përmbytjet në Pakistan, qeveria shpall emergjencë kombëtare

Qeveria e Pakistanit ka shpallur emergjencë kombëtare pasi rreth 1.000 persona humbën jetën dhe më shumë se 30 milionë janë të pastrehë për shkak të përmbytjeve si rezultat i shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë kombin e Azisë Jugore.

21:28
Marotta: Kërcënimet e Al-Khelaifit nuk na trembin, rinovojmë me Skriniar

PSG kërkon blerjen e Milan Skriniar, por Interi vazhdon të rezistojë dhe të refuzojë milionat e ardhura nga Franca në lidhje me qendërmbrojtësin sllovak, i cili ka edhe një vit kontratë me nënkampionët e Italisë.

21:14
Panairi tradicional i falkojve mbledh entuziastët sauditë në kryeqytetin Riad (fotot)

Vizitorët bashkëvepronin sot me falkojtë madhështorë që po shfaqen në panairin e përvitshëm tradicional të kryeqytetit saudit, me rritësit më të mirë të rajonit.

21:03
Rrufeja godet për vdekje biznesmenin e famshëm në Itali

Një rrufe goditi për vdekje dy persona që po ecnin me biçiklete në një zonë malore të Italisë.

20:52
Sunny Hill Festival gati të ndezë Tiranën! Ata që do të ndjekin nga afër natën e madhe mblidhen pranë liqenit

Pas pak starton “Tirana Sunny Hill Festival”, ndërsa mijëra të rinj që do ndjekin nga afër festivalin janë mbledhur pranë Liqenit të Tiranës, nga aty ku artistët do të “ndezin” kryeqytetin me muzikë.

20:36
Gabimet që bëni me ilaçet të cilat dëmtojnë rëndë shëndetin

Njeriu ka tendencën që në disa raste shëndetësore në dukje të lehta, të veprojë me “kokën e vet.”

20:22
VOA: Inxhinieri bërthamor ukrainas flet për kushtet brenda uzinës Zaporizhzhia

Një inxhinier që punon nën pushtimin rus që nga 4 marsi në termocentralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhia (ZNPP) i tha Zërit të Amerikës se forcat ruse kanë vendosur artileri dhe raketa brenda dhe rreth sipërfaqes së uzinës dhe kanë kryer vetë shpërthime pranë uzinës në një përpjekje të dukshme për të diskredituar ushtrinë ukrainase.

20:09
Protesta e Tuchel: Pse Conte nuk u dënua njësoj si unë?! Nuk arrij ta kuptoj…

Chelsea dëshiron të lërë pas krahëve humbjen 3-0 ndaj Leeds United. Ekipi i Thomas Tuchel pret Leicester City në “Stamford Bridge” të shtunën (16:00), sfidë që do të transmetohet në SuperSport3.

19:53
11 atletë u morën peng nga terroristët/ 50 vjet nga masakra në Lojërat Olimpike të Mynihut 1972

50 vjet më parë gjatë Lojërave Olimpike të vitit 1972 në Mynih terroristët palestinezë morën peng njëmbëdhjetë sportistë të ekipit izraelit.

19:52
Në finalen e “Miss Anglia 2022” pa make-up, bukuroshja e parë në histori që ndërmerr këtë hap

Në finalen për shiritin e “Miss Anglia”, Melisa Raouf solli një revolucion të vogël brenda konkursit të bukurisë.

19:33
SPAK hetim për Metën/ Kërkon të dhëna për transfertat bankare për “700.000 USD të lobimit”

Prokuroria e Posaçme SPAK i dërgoi  kërkesa bankave dhe tatimeve ne funksion te hetimeve të hapura për akuzën e korrupsionit pasiv neni  259 dhe falsifikim të formularëve të deklarimit të partisë, mbas kallëzimit të kryer nga ish-deputeti Halit Valteri ndaj ish-presidentit Ilir meta , Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo dhe Iraklis Fidetzis.

19:33
Këngëtarja Demi Lovato tregon rrëmbimin alien, UFO-t dhe komunikimet me jashtëtokësorë (fotot)

Ish-protagonistja e Disney, Demi Lovato, njihet për këngët dhe vallëzimet që në moshë të re në programet amerikane, por së fundmi ia ka dedikuar kohën komunikimeve me “forma jete aliene”.

19:25
Leku e mbyll javën në rënie ndaj euros dhe dollarit

Leku e ka mbyllur javën me rënie në kursin e këmbimit valutor në raport me shumicën e valutave të huaja.

19:10
Azerbajxhani rimerr qytetin strategjik pranë Nagorno-Karabakut

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev deklaroi të premten se forcat e armatosura të vendit të tij kanë rimarrë kontrollin mbi qytetin kyç të Laçin, i cili lidh rajonin separatist të Nagorno-Karabakut me Armeninë, dhe ishte nën kontrollin e paqeruajtësve rusë që nga nëntori i vitit 2020.

18:55
Debat për përgjimet në Greqi/ Kryeministri pranon se lideri i opozitës është përgjuar

Gati gjashtë orë ka zgjatur seanca e parë e jashtëzakonshme me të cilën është hapur para kohe parlamenti, e zhvilluar në një situatë të tensionuar pas akuzave të partive opozitare ndaj kryeministrit grek, në lidhje me skandalin e përgjimeve të Shërbimit të Inteligjencës, pre e të cilave ishte kreu i socialistëve grekë, një gazetar investigativ, dhe siç është bërë me dije tashmë,edhe mijëra qytetarë.

18:48
Goditi arbitrin, gjobë dhe 1 vit pezullim për sulmuesin brazilian

Henrique Dourado e ka pësuar keq nga goditja ndaj arbitrit të ndeshjes. Sulmuesi brazilian, i cili në të kaluarën ka luajtur me ekipe si Flamengo, Palmeiras dhe Fluminense, aktivizohet në divizionin e dytë të futbollit kinez me Henan Songshan Longmen.

18:37
Policia australiane kap sasinë rekord prej 2 ton metafetaminë-kristal me vlerë mbi $1 miliardë (fotot)

Autoritetet australiane njoftuan sot se kanë gjetur 2 ton drogë metamfetaminë të fshehur në pllaka mermeri që dërgoheshin nga Lindja e Mesme drejt Sydney, në atë që policia quante kapja më e madhe ndonjëherë e drogave ilegale në Australi.

18:29
Katër perimet më të mira që përmirësojnë shëndetin e trurit tuaj

Ka shumë aktivitete që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të trurit, siç janë përvetësimi i aftësive të reja, leximi, aktiviteti fizik dhe gjumi i mjaftueshëm.

18:24
60 milionë € operacion, ish-milanisti transferohet në Premier League

West Ham dhe Lyon kanë arritur marrëveshjen për Lucas Paqueta. Fantazisti brazilian, i cili ishte pjesë e Milanit përpara se të transferohej në Ligue 1, do të luajë në Premier League në pesë vitet e ardhshme.

18:07
Aktori i “Home Alone” akuzohet për përdhunimin e mikes në NewYork

Ylli i “Home Alone”, Devin Ratray akuzohet për përdhunimin e një gruaje në New York.

17:57
Hungaria paralajmëron se arsimi ‘tepër femëror’ po dëmton popullsinë dhe ekonominë (fotot)

Fenomeni i “arsimit rozë” në Hungari që favorizon femrat, mund të dëmtojë ekonominë e vendit, të ulë numrin e lindjeve dhe të reduktojë të drejtat e burrave, thuhet në një raport të fundit qeveritar.

17:49
Ndërron jetë nga Covid 53-vjeçarja në Tiranë, 354 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

354 qytetarë kanë rezultuar me Covid gjatë 24 orëve të fundit, pas 1205 testimeve të kryera.

17:43
Analistët: E ardhmja e Erdoganit e varur tek Rusia

Turqia po thellon marrëdhëniet tregtare me Rusinë pavarësisht sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

17:32
Veliaj dhe Dukagjin Lipa inspektojnë përgatitjet e fundit për “Sunny Hill Festival”: Tirana destinacion i artit dhe i kulturës

Gjithçka gati për tre netë magjike të “Sunny Hill Festival” në Tiranë.

17:22
Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës, qeveria zvicerane dërgon në parlament marrëveshjen

Qeveria zvicerane sapo ka çuar në parlament për miratim Marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

17:17
Mark Zuckerberg në intervistë 3-orëshe me komentuesin e kontestuar amerikan Joe Rogan (fotot)

Shefi i Meta/facebook Mark Zuckerberg bëri dje një paraqitje të rrallë në programin e kontestuar të aktualitetit ‘The Joe Rogan Experience’.

17:17
Gjykata urdhëron publikimin e provave që autorizuan kontrollin në pronën e Trumpit

Departamenti Amerikan i Drejtësisë do të publikojë të premten një version të reduktuar të dokumentit që shpjegon arsyen e kontrollit që FBI-ja kreu në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Florida në fillim të këtij muaji, ku agjentët konfiskuan të dhëna dhe dokumente të tjera të klasifikuara.

17:02
Përveç miliona dollarëve, Amber Heard po humbet edhe miqtë e saj më të mirë pas gjyqit me Depp

Gjyqi mes Johnny Depp dhe Amber Heard disa muaj më parë  i kushtoi kësaj të fundit 8.2 milionë dollarë.

16:50
13 mijë euro metri katror! Njihuni me qytetet me pronat më të shtrenjta në Europë

Parisi dhe Mynihu rezultojnë qytetet me pronat më të shtrenjta në Europë këtë vit.

16:39
E rëndë, sportisti i njohur gjendet i varur në apartamentin e boksierit Mayweather

Jarrett Johnson është gjetur i vdekur në një apartament të boksierit të njohur Floyd Mayweather në Las Veags.

16:33
Çifti britanik mbetet gojëhapur kur aktori Keanu Reeves vjen në ceremoninë e martesës së tyre ‘i paftuar’ (fotot)

Një çift britanik kishin mbetur pa fjalë në ceremoninë e tyre të martesës, kur aktori i njohur e mjaft popullor Keanu Reeves, vendosi të hyjë në pritjen e tyre.

16:26
Merr flakë në ecje makina në aksin Delvinë-Kardhiq

Një makinë është përfshirë nga flakët teksa udhëtonte në aksin nacional Delvinë-Kardhiq këtë pasdite.

16:21
Vuçiç skeptik se mund të arrihet marrëveshje me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nuk është optimist për arritjen e marrëveshjes me Kosovën për ri-regjistrimin e targave të veturave.

16:17
Sulmohen shërbimet qeveritare! Mali i Zi fajëson shërbimet ruse

Agjencia e Sigurisë së Malit të Zi (ANB) konfirmoi më 26 gusht për Radion Evropa e Lirë se shërbimet ruse ishin përgjegjëse të një sulmi të fuqishëm kibernetik që preku të gjithë strukturën shtetërore të informacionit të Qeverisë së Malit të Zi.

16:09
Moderna padit Pfizer & BioNTech: Kanë kopjuar teknologjinë mbi vaksinën kundër Covid 19

Kompania farmaceutike Moderna deklaroi këtë të premten se do padisë kompaninë Pfizer dhe partnerin e saj gjerman BioNTech për shkelje të së drejtës së autorit dhe pronësisë intelektuale gjatë zhvillimit të vaksinës së parë për Covid 19 të miratuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

16:04
I ra në grup Barcelona, momenti kur Kahn qesh duke u tallur bëhet viral

Gjatë ditës së enjte u hodh shorti i grupeve të Champions League, me 32 skuadrat që u njohën me kundërshtarët e tyre.

15:58
Vidhet statuja 10 metra e lartë e Haaland në Norvegji, besohet se u hoq me vinç

Një statujë prej 10 metrash e sulmuesit të Manchester City-t, Erling Haaland, e cilësuar si “e shëmtuar” është vjedhur në Norvegji.

15:54
Maria Shriver shokon fansat me fytyrën pa makiazh e me pamje ‘alieni’ në daljen në Los Angeles (fotot)

Maria Shriver, mbesa e ish-presidentit të vrarë J.F. Kennedy dhe ish-gruaja e aktorit të njohur Arnold Schwarzenegger dukej shumë ndryshe së fundmi teksa u fotografua gjatë një shëtitjeje në diell në Los Angeles.

15:43
Homazhet për Nasho Jorgaqin, shkrimtari dhe skenaristi u shua në moshën 90-vjeçare

Është shuar shkrimtari dhe skenaristi i njohur Nasho Jorgaqi pasditen e së enjtes në moshën 90-vjeçare. Homazhet për te ndjerin u mbajtën këtë të premte pranë Akademisë së Shkencave.

15:33
Shtatori do të jetë si vera, në fundjavë mot i kthjellët dhe temperatura të larta

Kjo javë nisi me reshje, por do të mbyllet me mot me diell dhe temperatura të larta.

15:26
Skafi e la në mes të detit, policia nxjerr në breg shoferin dhe mjetin

Një mjet tip skaf pësoi një defekt në det këtë të premte në plazhin e Jalës.

15:23
Video/ Krimineli ‘me imagjinatë’ i shpëton policisë duke i hedhur krahun në qafë të panjohurit, duke u hequr se e kishte shok (fotot)

Në pamje shihen momentet shokuese kur një sulmues i dyshuar me armë, hidhet nga një makinë në lëvizje që ndiqej nga policia, dhe i shpëtoi vëmendjes së oficerëve duke i hedhur kahun një të panjohuri që dukej si “miku i tij”.

15:12
Policët kalojnë në filtër! Po verifikohen nëse kanë lidhje me krimin

Pas arrestimit të Jeton Lamit, agjentit të forcave operacionale pasi shoqëroi Ervis Martinajn të shpallur në kërkim nga policia, Agjencia e Mbikqyrjes Policore po verifikon të gjithë oficerët e Operacionales dhe të Reneas. 

15:10
10 vjet e infiltruar në komandën e NATO-s, zbulohet agjentja ruse: Hiqej si peruane!

Për 10 vjet rresht, një agjente ruse ka arritur të infiltrohet mes personelit të bazës së NATO-s në Napoli, dhe në flotën e VI te marinës amerikane në Europë.

15:04
Rama “zbut” Gramshin: Nuk ishte objekt i rëndësisë së veçantë, hetojmë prapaskenat

Vizita  e parë në Shqipëri e Xavier Bettel kryeministër i Luksemburgut ishte një mundësi e mirë për kryeministrin  Edi Rama për të kërkuar rritjen e prezencës të investimeve nga Luksemburgu në vendin tonë.

14:56
Rusia tenton ta shpëtojë? Gjykata ruse deklaron urdhër arresti për “spiunen” e kapur në Gramsh, në tentativë për ta ekstraduar

Rusia duket se po tenton të shpëtojë shtetasen Svetlana Timofeva, e cila dyshohet për spiunazh, pasi u kap në uzinën e Gramshit duke e fotografuar atë.

14:38
Escobar i prerë: Kosova e Serbia jo dhunë, të krijohet Asociacioni serb!

Gabriel Escobar përsëriti edhe në Beograd se qëllimi i vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi këtë javë, është për të mbështetur përpjekjet e Bashkimit Evropian në gjetjen e zgjidhjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave dhe dokumentet serbe.

14:37
Foto/ Tmerrohen banorët, gjarpri pesë metra i gjatë tenton të futet nga çatia në një banesë në Angli

Banorët e një lagjeje në Chandler’s Ford, Hampshire të Anglisë, janë tmerruar teksa kanë parë në çatinë e një shtëpie një gjarpër 5.5 metra të gjatë që tentonte të futej nga dritarja e shtëpisë.

14:26
Në finalen e “Miss Anglia 2022” pa make-up, bukuroshja e parë në histori që ndërmerr këtë hap!

Në finalen për shiritin e “Miss Anglia”, Melisa Raouf solli një revolucion të vogël brenda konkursit të bukurisë.

14:13
Shefi i OBSH-së: Nuk mund t’i ndihmoj familjes sime të uritur në Etiopi

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ghebreyesus, ka thënë se nuk mund t’iu dërgojë të holla familjarëve “të uritur” në rajonin Tigray në Etiopi.

14:07
S’ka fund muaji i mjaltit për Jennifer Lopez dhe Ben Affleck! Shijojnë momentet si të sapomartuar në Itali

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po shijojnë Italinë e bukur teksa shëtisin dorë për dorë në rrugët e Milanos.

14:03
Po kryente punime, portugezi gjen në oborr eshtrat e një dinosauri 80 metra të gjatë! Mund të ketë jetuar 100 mln vite më parë

Skeleti i një dinosauri 82 metra të gjatë është gjetur në oborrin e një shtëpie në Pombal të Portugalisë.

13:43
Grupet e Europa League, Xhaka, Kumbulla, Lushkja dhe Hysaj njihen me kundërshtarët

Gjatë mesditës së ditës së sotme është hedhur për fazën e grupeve të Europa League, me 32 skuadrat që janë njohur me kundërshtarët e tyre.

13:41
Parisi dhe Mynihu, qytetet me patundshmërinë më të shtrenjtë në Evropë

Parisi dhe Mynihu janë qytetet me patundshmërinë më të shtrenjtë këtë vit në Evropë, sipas grupit Deloitte.

13:37
Gabimet me ilaçet që dëmtojnë rëndë shëndetin

Njeriu ka tendencën që në disa raste shëndetësore në dukje të lehta, të veprojë me “kokën e vet”.

13:23
Rusët “kanë spiunuar ushtarët ukrainas” që po trajnohen në Gjermani

Forcat gjermane të sigurisë kanë “indikacione” se shërbimet sekrete të Rusisë kanë spiunuar ushtarët ukrainas që po qëndrojnë në Gjermani për t’u trajnuar si të përdorin armët e Perëndimit, ka raportuar revista gjermane, Spiegel të premten.

13:19
Kosovë/ Gastronomët me vështirësi përballojnë reduktimet e energjisë elektrike

Reduktimet me energji eklektike në vend, janë duke iu shkaktuar dëme të mëdha sektorit të gastronomisë.

13:18
Jo më “zona të vdekura” për telefoninë mobile: SpaceX ujdi me T-Mobile

SpaceX e Elon Musk është duke bashkëpunuar me kompaninë T-Mobile për t`i dhënë fund “zonave të vdekura të telefonisë së lëvizshme” në Shtetet e Bashkuara, duke i lidhur telefonat celularë drejtpërdrejt me satelitët Starlink të SpaceX.

13:12
Fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Durrësit, rriten hyrje-daljet 19 përqind më shumë se vitin e kaluar

Numri i personave që hyjnë dhe dalin në Portin e Durrësit, është rritur në mënyrë të dukshme këtë vit, duke shënuar një vlerë 19% më të madhe se sa vitin që kaloi.

12:57
Skandali i përgjimeve, “shpërthejnë” protestat në Athinë: Kryeministri e dinte! 

Qindra vetë u mblodhën përpara parlamentit grek në shenjë proteste ndaj skandalit të spiunazhit që po trondit qeverinë konservatore të Kyriakos Mitsotakis, pas zbulimeve se kreu i Partisë Socialiste Greke, Nikos Androulakis dhe dy gazetarë janë përgjuar.

12:47
Hetimet ndaj Metës/ SPAK i nis kërkesë bankave e tatimeve për llogaritë e LSI-së dhe deklarimet e të ardhurave

Prokuroria e Posaçme SPAK i nisi kërkesa bankave dhe tatimeve në funksion të hetimeve të hapura për akuzën e korrupsionit pasiv neni  259 dhe falsifikim të formularëve të deklarimit të partisë, pas kallëzimit të kryer nga Halit Valteri ndaj ish presidentit Ilir meta , Monika Kryemadhi, Vangjel Tavo dhe Iraklis Fidetzis.

12:39
Nis “shtrëngimi i rripit”, Shkupi shpall krizën energjetike: Kurseni sa të mundni!

Shkupi zyrtar shpalli krizën në sektorin e energjetikës, një vendim që hyn në fuqi në 1 shtator e zgjat 30 ditë. Qëllimi është që përmes kësaj lëvizjeje,  kompanive shtetërore energjetike t`u krijohet mundësia të marrin sa më lehtë dhe sa më shpejt para nga buxheti i shtetit për prodhimin dhe blerjen e energjisë elektrike, si dhe për blerjen e naftës dhe qymyrit.

12:32
Milik te Juventus/ 28-vjeçari kthehet në serie A pas një sezoni te Marseille

Arkadiusz Milik është zyrtarisht futbollist i Juventusit. Sulmuesi polak zbarkoi pasditen e djeshme në Torino për të kryer vizitat mjekësore dhe firmosur kontratën me bardhezinjtë, të cilët vetëm mëngjesin e sotëm njoftuan zyrtarisht marrëveshjen.

12:28
Ronaldo drejt Napolit, De laurentis diskuton detajet me menaxherin e tij

Cristiano Ronaldo drejt Napolit. Kështu raporton e përditshmja torineze “Tuttosport”, që zbulon se Manchester United u ka bërë napolitanëve një propozim shumë joshës dhe tani i takon yllit portugez të thotë fjalën e fundit.

12:27
Ballkani mëson kundërshtarët Hidhet shorti i fazës së grupeve të conference league

Në orën 14:00 dot të hidhet shorti i fazës së grupeve të COnference League

12:18
Shmanget “për fije” katastrofa nukleare në Ukrainë, Zelensky: U shkëput rrjeti elektrik!

Europa u përball të enjten me rrezikun e një katastrofe nukleare kur centrali atomik i Zaporizhias, i pushtuar nga rusët, u shkëput për herë të parë nga rrjeti elektrik i Ukrainës.

12:11
Mashtrimi me kilometrazhin, vjen pajisja që tregon manipulimet me makinat

Askush nuk do të mund të mashtrojë më në shitjen e makinave duke i ulur kilometrat që ka bërë automjeti. Një pajisje inteligjente që pritet të mbërrije në drejtorinë e përgjithshme të shërbimeve  të transportit rrugor do të nxjerrë në pah manovrat e ndryshme që janë bërë ndër vite.

12:06
Lufta kundër korrupsionit, SHBA: Luftojmë fenomenin, jo emrat!

Problemet ekzistuese në Ballkanin Perëndimor përkeqësohen si pasojë e korrupsionit, pohoi koordinatori i qeverisë amerikane për luftën kundër këtij fenomeni Richard Nephew i cili ka rikonfirmuar angazhimin e administratës së presidentit Joe Biden për ta goditur këtë dukuri anekënd globit.

11:44
Tajvani: Stërvitjet e Kinës thelluan solidaritetin ndërkombëtar

Stërvitjet e Kinës rreth Tajvanit i kanë bërë aleatët edhe më të vendosur në ofrimin e mbështetjes dhe solidaritetit, ka thënë ministri i Jashtëm i Taipeit, Joseph Wu.

11:25
Spiunët në Gramsh/ Rama: Qesharake rëndësia që iu dha, po fotografonin karakatina të komunizmit! Na intereson vetëm qëllimi i tyre

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë konferencës ditën e  sotme me kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bettel, ka komentuar edhe mbi sulmin e qytetarëve rusë dhe ukrainas në uzinën e Gramshit.

11:08
“Nuk mund të kemi konflikte shtesë”/ Kryeministri i Luksemburgut: Hapja e negociatave meritë e Shqipërisë, jo e luftës në Ukrainë

Kryeministri Rama ka pritur ditën e sotme në një vizitë zyrtare homologun e tij nga Luksemburgu Xavier Bettel, me të cilin mbajtën një konferencë për shtyp pasi përfunduan takimin.

10:58
Si po ia del Spanja me valët e të nxehtit

Hapësira të mbrojtura, kursim uji, gjelbërim fasadash. Këto janë disa masa të autoriteteve spanjolle për t’i bërë më të përballueshme të nxehtin dhe thatësirën dhe për të zbutur pasojat e ndryshimit të klimës.

10:46
FOTO/ Georgina bën tatuazhin prekës, 6 muaj pasi humbi njërin prej binjakëve

Gjashtë muaj pasi humbi një nga binjakët që priste të sillte në jetë, Georgina Rodriguez ka vendosur të bëjë një tatuazh pikërisht për të përkujtuar gjithmonë djalin që nuk e mbajti kurrë në krahët e saj.

10:41
Transportonte 31 emigrantë kundrejt 900 eurove për person, në pranga 35-vjeçari nga Kosova

Një 35-vjeçar me inicialet S.O është arrestuar ditën e sotme në autostradën Milot Morinë, apsi po transportonte 31 emigarntë drejt Kosovës me vlerën 900 euro për person.

10:33
Bota në mungesë të theksuar, Rusia djeg sasi marramendëse gazi natyror

Teksa kostot e energjisë më Europë po rriten dita-ditës, Rusia po shpenzon sasi shumë të mëdha gazi natyror.

10:21
​Escobar: Kosova dhe Serbia të zotohen se nuk do të ketë dhunë

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të premten se qëllimi i vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi këtë javë, është për të mbështetur përpjekjet e Bashkimit Evropian në gjetjen e zgjidhjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave dhe dokumentet serbe.

10:17
Jo vetëm Ballkani, cilat janë skuadrat pjesëmarrëse në Conference League dhe si ndahen në vazo

Ballkani shkroi historinë, duke u bërë skuadra e parë shqiptare që do të garojë në grupet e Conference League dhe njëkohësisht e vetmja që do të luajë në fazën e grupeve të një kompeticioni europian.

10:12
Akuzat ndaj Trump, Gjykatësi urdhëron bërjen publike të dokumentave në mënyrë të reduktuar

Një gjykatës amerikan ka urdhëruar hetuesit të lëshojnë në mënyrë të redaktuar të dokumentet gjyqësore që u gjetën në shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump.

09:53
Papa Françesku kërkon vizitë Koresë së Veriut: Qëllimi është thjesht te vllazërimi”

Papa Françesku i ka kërkuar Phenjanit që ta ftojë në Korenë Veriore, duke thënë se nuk do ta refuzonte mundësinë për ta vizituar këtë vend dhe për të punuar për paqe.

09:43
Sunny Hill Festival në Tiranë, rregullat që duhet të zbatoni për të ndjekur artistët botërorë

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga nisja e Sunny Hill Festival Tirana 2022, gjithçka është pothuajse gati.

09:36
Video/ Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni nga Rama

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel ka mbërritur në Tiranë ku do të zhvillojë një takim zyrtar me kryeministrin Edi Rama.

09:30
Biden: SHBA sulmoi grupet në Siri për të mbrojtur personelin amerikan

Sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara këtë javë ndaj shënjestrave të lidhura me Iranin në Siri, janë kryer për të mbrojtur personelin amerikan, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

09:20
“Të përulem me adhurim përjetë mjeshtër”/ Saimir Pirgu mesazh emocionues për Pavarottin!

Tenori i njohur shqiptar Saimir Pirgu, që falë vokalit të tij të pakrahasueshëm mbush sallat e koncerteve në mbarë botën, duke u kthyer në një yll në ngjitje të skenave operistike, ishte i vetmi tenor i ftuar në ceremoninë e vendosjes së yllit në nder të Luciano Pavarottit në Walk ofv Fame të Hollywood-it.

09:12
E bujshme/ Ronaldo drejt Napolit, Manchester United bën ofertën e parezistueshme

Cristiano Ronaldo drejt Napolit. Kështu raporton e përditshmja torineze “Tuttosport”, që zbulon se Manchester United u ka bërë napolitanëve një propozim shumë joshës dhe tani i takon yllit portugez të thotë fjalën e fundit.

08:53
“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin shqiptar”/ Përkujtohet sot 112 vjetori i lindjes së shenjtores Nënë Tereza

Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë ka lindur më 26 gusht 1910 në Shkup, atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

08:48
Plagosja e 23-vjeçarit në Tiranë, vihen në pranga autori dhe 46-vjeçari që e strehoi

Është kapur dhe arrestuar autori 49-vjeçar Albert Ostreni, i cili tre ditë më parë la të plagosur 23-vjeçarin Renaldo Mejdani në rrugën “Tasim Shehu” në Tiranë, pas një konflikti banal në një rrugicë.

08:37
Si ka ndryshuar Gjermania në gjashtë muajt e luftës në Ukrainë?

Lufta në Ukrainë, e nisur para gjashtë muajve, ka ndryshuar shumë edhe qëndrimin e Gjermanisë. Qëndrimet gjermane kanë ndryshuar në shumë aspekte, të sigurisë, në politikë dhe ekonomi.

08:18
Vuçiç beson në “zgjidhje kompromisi” me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka thënë në orët e para të së premtes se shpreson në një zgjidhje kompromisi me Kosovën, për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe.

08:09
Foto/ Vrau babanë 73- vjeçar, ky është Mariglen Muhametaj! Çfarë deklaron kryetari i fshatit për familjen

Ky është 37-vjeçari, Mariglen Muhametaj i cili ka qëlluar me sende të forta babanë e tij  73- vjeçar mbrëmjen e djeshme në fshatin Greshicë të Mallakastrës, duke e lënë atë të  vdekur.

07:59
Reshjet e shiut nuk do të mungojnë as sot, njihuni me parashikimin e motit

Territori shqiptar gjatë paradites do të vijojë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta por me vranësira disi më të dendura në zonat malore. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin zhvillim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit. […]