Tragjike në Lindjen e Mesme/ Masakër gjatë një ceremonie mortore, 10 persona vriten pas një sulmi me armë zjarri në një kishë në Jordani Shqipëria tani ka edhe një kampione Bote për të reja në sportin e skive.
Në garën për Kupën e Botës, event që po zhvillohet në Sant’Anton të Austrisë, skiatorja Laura Colturi skiatorja që përfaqëson Shqipërinë, zuri vendin e parë në këtë garë klasike të skijimit Super Gjiganti, duke merituar vendin e parë dhe titullin e lartë të kampiones së Botës për të reja.
Pa dyshim, ky sukses i parë dhe i madh i sportit të skive, njëherësh është edhe një sukses i konsiderueshëm edhe për sportin shqiptar, i cili tashmë ka në gjirin e tij edhe një kampione të Botës, në një sport relativisht pak të praktikuar në vendin tonë.
Një ditë më parë, Laura Colturi u rendit e katërta në kategorinë Down Hill, të cilën e zhvillonte për herë të parë në karrierë dhe kampione bitën për moshën deri në 18 vjec.
Ditën e shtunë, sportistja shqiptare merr pjesë në garën e fundit të kategorisë Giant Slalom që është edhe sfida e tretë për këtë javë Botërore në Austri.
Top Channel