Top Story/ Kush e fiton Tiranën? Buzhala përplaset me Luarasin: Ju tregoj kush e merr

19/01/2023 22:36

Analisti Berat Buzhala dhe pedagogia Iris Luarasi u përfshinë në një debat këtë të enjte në emisionin Top Story në Top Channel, ndërsa po diskutohet fushata e zgjedhjeve të 14 majit.

Buzhala u shpreh se shqiptarët mendojnë se përfaqësuesi i PD-së, Belind Këlliçi është kandidati më i mirë për Bashkinë e Tiranës.

Buzhala: Nëse e shikojmë Shqipërinë me sekuenca të ndame do të kuptojmë se ligjet e fizikës nuk funksionojnë. Vetëm disa javë të fundit ajo çka nodh në Angli me shqiptarët duket sikur jemi në Siri, Iraku, Afganistani, që njerëzit i ndjekin me i vra rrugëve. Kur e sheh këtë tablo nëse se di ku është Shqipëria…prej kur qeveris Rama 8% e popullatës kanë ikur, në vitin 2021 nga Shqipëria kanë ikur 33 mijë shqiptarë, jo nga jeta e lumtur, jo nga korrupsioni i Berishës, por jam absolutisht i bindur nga keqqeverisja.

Luarasi: Unë kam një bindje tjetër që ti ikën kur të humbet shpresa. Dhe kur të humbet shpresa? Në momentin që kundërshtari nuk është i aftë të marrë pushtetin.

Buzhala: Duhet të bëjmë një play list të problemeve. Në Shqipëri edhe për fajin e opozitës media e Shoqëria Civile debatin e kanë 10 herë për opozitën, 1 herë me pushtetin. Nuk ka shqiptar që nuk beson se Belindi është më i mirë se Veliaj për Tiranën, shqiptarët neutralë. Nuk është në vijën e zezë të Amerikës. Rama është qeverisje e keqe.

Luarasi: Një nga gjërat që doja të pyesja është ajo që tha më parë Shehaj, tha se është kryeministri që nuk po e lë PD të bashkohet, nuk ka lidhje, është një proces fryme. Nuk ka rëndësi farë procesi ligjor nëse të dyja palët janë të bindura që duhet të bashkohemi, se u ka humbur të dyve fryma për fat të keq. Nuk ka asnjë lloj qasje nga të dyja palët. Të ngarkosh Ramën me përgjegjësi për këtë proces…Rama ka mëkate të tjera, pro nuk mund të ketë mëkatin që opozita është e ndarë.

Top Channel