“Jemi burra të fjalës”, Tapia jep lajmin e mirë për tifozët argjentinas

19/01/2023 20:30

Lionel Scaloni u zgjodh trajneri i përkohshëm i Argjentinës në gushtin e vitit 2018. 44-vjeçari uli kokën, punoi fort dhe shfrytëzoi në maksimum këtë mundësi.

Pasi udhëhoqi kombëtaren albiceleste drejt fitimit të Kupës së Amerikës (2019), Scaloni festoi edhe në Katar 2022, duke drejtuar Argjentinën drejt Kupës së Botës.

Një sukses fantastik dhe i paharrueshëm, ndërkohë që presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia, ka konfirmuar rinovimin me trajnerin.

Scaloni po shijon pushimet me familjen e tij. Sapo të rikthehet, ne do të ulemi dhe do të përfundojmë atë që duhet përfunduar. Të dy jemi burra të fjalës, ia kemi dhënë fjalën njëri-tjetrit.

E vetmja gjë që mungon janë disa detaje të vogla që duhet të përpunohen. Sapo të rikthehet në Buenos Aires, Scaloni do të firmosë rinovimin e kontratës, diçka që e duam të gjithë”, u shpreh Tapia./ Super Sport

Top Channel