Juventus/ Prokuroria Federale kërkon penalizimin me 9 pikë

20/01/2023 15:58

Prokuroria Federale kërkon 9 pikë penalizim për Juventusin në lidhje me falsifikimin e bilanceve që ndikoi edhe në dorëheqjen e ish-presidentit Andrea Agnelli si dhe të besuarve të tij.

Prokurori Giuseppe Chine kërkoi 20 muaj e 10 ditë burg për Fabio Paraticin, ish-drejtorin sportiv, 16 muaj për Andrea Agnellin, 12 për Pavel Nedved, Garimbertin dhe Arrivabenen, dhe 10 muaj e 20 ditë për Cherubinin.

Procesi vijon dhe në Gjykatën Federale të Apelit në FIGC po diskutohen edhe elementët e rinj që dolën përmes drejtësisë së zakonshme, si i ashtuquajturi “libri i zi” i Paraticit.

Top Channel