Pas reshjeve të shiut, në Bulqizë gjatë natës dhe ditës së sotme kanë nisur edhe reshjet e dëborës, të cilat janë shoqëruar me probleme në disa rrugë.

Reshje ka edhe në njësinë administrative Martanesh, Trebisht, si dhe në fshatrat e njësive Ostren dhe Zerqan dhe Fushë Bulqizë.

Reshje të mëdha të dëborës ka edhe në minierat e Zonën D, si dhe minierat e Martaneshtit ku kalimi i automjeteve bëhet me zinxhir me shumë vështirësi.

Probleme nga reshje e dëborës ka edhe në segmentin e rrugës së Arbrit në qafën e Murrizit, e cila është bllokuar, ndaj policia bën thirrje për drejtuesit e automjeteve që të mos udhëtojnë në këtë segment deri në hapjen e rrugës.

Top Channel