Përroi i Zaranikës në qytetin e Elbasanit është përfshirë nga prurje të shumta prej shirave të dendur në vend.

Qyteti i Elbasanit gjithashtu është përfshirë edhe nga rrebeshe shiu dhe breshëri. Moti i keq ka shkaktuar trafik të rënduar dhe kaos në rrugët kryesore të qytetit.

Si pasojë e shiut shoqëruar me erë të fortë, disa fshatra janë pa energji elektrike. Ndërprerje të energjisë ka në Rrajcë të Prrenjasit, në Mollas të bashkisë Cërrik dhe në njësinë Pajovë te Peqinit.

Në terren ndodhen punonjësit e OSHE-së që po merren me riparimin e defekteve.

Top Channel