Bayerni “ia vë syrin” “yllit” të Chelea-t, zbulohet oferta që po përgatitin bavarezët

20/01/2023 14:19

Kai Havertz, objektiv i Bayernit të Mynit. Sipas “Sky Germany”, gjigantët bavarezë po përgatitin ofertën për futbollistin aktual të Chelsea-t, të cilët do ta prezantojnë me hapjen e merkatos verore.

Drejtuesit e Bayernit mendojnë se me 35 dero 52 milionë stërlina do të ishin në gjendje ta shkëputnin sulmuesin nga “Stamford Bridge”.

Havertz, i cili ka kontratë deri në vitin 2025 me blutë e Londrës, ka shënuar gjashtë gola deri më tani këtë sezon dhe është golashënuesi më i mirë i Chelsea-t bashkë me Raheem Sterling.

23-vjeçari i kushtoi 72 milionë stërlina Chelsea-t kur e bleu nga Leverkuseni në shtator 2020, por kjo shifër mund të shkojë deri 90 milionë nëse plotësohen disa kushte që lidhen me performancën. Chelsea u detyrua të paguante 9 milionë shtesë pasi fitoi Champions League-n.

Nëse Havertz kthehet ne Gjermani në bazë të ofertës së sipërpërmendur, Chelsea do të humbte shumë financiarisht, thuajse gjysmën e shumës se pagoi për ta shkëputur nga “Aspirinat”.

Top Channel