Emisioni Fiks Fare ka udhëtuar drejt një guroreje e cila operon në të majtë të aksit rrugor Nacional Levan- Tepelen.

Rruga Nacionale ekzistuese në krahë të gurores është e bllokuar nga grumbuj gurësh. Kështu është devijuar rruga ekzistuese dhe është hapur një tjetër pak metra më tej

Pas pak minutash që Fiksi filloi xhirimet me dron, në gurore kanë shkuar edhe punonjësit e saj. Të cilët makinën e tyre e parkojnë në njërën anë të gurores, dhe pjesën nacionale të rrugës e cila ka qenë e hapur deri në fillimin e punës së gurores janë të detyruar ta përshkojnë në këmbë.

Gazetarët hyjë në gurore për të marrë një përgjigje, nëse ajo operon me leje dhe ku i ka koordinatat e shfrytëzimit, pasi fakti që rruga është e bllokuar dikush ka gabuar. Shteti apo firma?

Përgjegjësi i firmës tregoi për Fiksin se lejen e kanë marrë ngjitur me asfaltin. Por që së fundi në bashkëpunim me AKBR dhe ARRSH kanë rënë dakord që të tërhiqen 115 metras nga rruga, duke qenë se ka patur rrëshkitje. Përgjegjësi thotë se këtë gurore e kanë me leje shfrytëzimi për 25 vite dhe nuk kanë dalë nga koordinatat e miratuara nga shteti.

Emisioni Fiks Fare kërkoi një përgjigje zyrtare pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore mbi koordinatat e lejes për gurore që ky institucion ka dhënë.
Për të mësuar nëse leja u dha në koordinata të gabuara apo subjekti që po shfrytëzon në bazë të lejes ka ndryshuar koordinatat gjatë ushtrimit të aktivitetit duke shkelur kështu lejen.
Por instuitucioni shtetëror AKBN , sqaron se subjekti lejen e ka marrë në dhjetor të vitit 2016. Një leje që vazhdon të jetë aktive , dhe gurorja të punojë.

Përgjigja e institucionit shtetëror garanton se firma që po shfrytëzon në atë vend gurët gëlqerorë nuk i ka shkelur koordinatat.

Por kjo leje është dhënë në fillim që firma të ketë të drejtë të shfrytëzojë 4 metra larg rrugës.

Gjashtë vite më vonë në shtator të 2022 , u desh që firmës t’i ndryshohen koordinatat dhe ajo të largohet nga rruga me 115 metra , ndryshe nga çfarë tha punonjësi i firmës për gazetarët e Fiksit, i cili ka treguar se janë larguar diku te 50 metra. Sërish mes AKBN dhe firmës mesa duket nuk janë të qarta koordinatat.

Por pervec kësaj AKBN-ja pranon se shkresa për ndryshimin e koordinatave të gurores i ka shkuar edhe Autoritetit Rrugorë i cili ka rihapur një rrugë të re.

Ndërkohë rruga e vjetër qëndron e bllokuar, për faj të shtetit që parashikoi se gërmimet vetëm 4 metra larg saj nuk do e dëmtonin atë. Jo që u dëmtua por si rezultat i dëmimit u desh të hapej një rrugë e re.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel