Prej shtatorit në provë, Newcastle merr vendimin final për Karius

19/01/2023 17:35

Gafat në Liverpool-Real Madrid, finalen e Champions League (2018), i kushtuan shumë shtrenjtë Loris Karius.

“The Reds” humbën trofeun, ndërsa karriera e portierit gjerman mori për poshtë.

29-vjeçari mbeti pa skuadër në korrikun e vitit të kaluar, ndërkohë që Newcastle e mori në provë më 12 shtator. Periudha e provës ka përfunduar dhe drejtuesit e klubit anglez kanë vendosur t’i dhurojnë një kontratë.

Me anë të një komunikate zyrtare në Twitter, Newcastle njofton se ka firmosur kontratë me Karius deri në fundin e këtij sezoni.

Skuadra e Eddie Howe po garon për kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm dhe përkohësisht renditet në vendin e katërt.

Top Channel