Depay në stërvitje nën urdhrat e Simeones, Barcelona arkëton katër milionë euro

19/01/2023 22:58

Barcelona dhe Atlético e Madridit nuk e kanë zyrtarizuar ende marrëveshjen, por Memphis Depay tashmë është stërvitur, këtë të enjte pasdite, nën urdhrat e Diego Simeone në Madrid.

Dy klubet janë duke finalizuar detajet e operacionit që do ta çojë sulmuesin holandez te “Los Colchoneros”. Barcelona mësohet se do të përfitojë rreth katër milionë euro nga kjo marrëveshje.

Depay të largohet nga Camp Nou pas një sezoni e gjysmë (14 gola në 42 ndeshje). Debutimi i holandezit tek Atletico mund të ndodhë të shtunën, përballë Valladolidit, në javën e 18-të të La Ligas.

Top Channel