Edhe zonat malore të qarkut të Elbasanit janë mbuluar nga dëbora, e para e këtij dimri.

Aksi nacional Elbasan Qafë Thanë është i kalueshëm pa probleme ndërsa në disa segmente të aksin Librazhd Peshkopi kërkohet përdorimi i zinxhirëve.

Trashësia e dëborës arrin në 20-30 cm në Stëblevë e Qarrishtë të Librazhdit. Rrajcë dhe Sopot të Prrenjasit ndërsa fshatrat e Elbasanit Gjinar, Zavalinë, Labinot Mal e Funar nuk ka më shumë se 6 cm dëborë.

Gjatë natës pritet rënie e temperaturave nën zero e për pasojë ngrica e kujdes i shtuar në rrugë.

Moti i keq ka sjellë edhe probleme në furnizimin me energji elektrike. Disa fshatra malorë në qarkun e Elbasanit janë në errësirë.

Top Channel