Vendimi për vrasësit e Liridona Ademajt, familja letër prekëse për “Goca dhe Gra”: Fëmijët nuk do të kenë arsye të brengosen, ajo s’kthehet më
Kristina Baki është padyshim një nga modelet më të pëlqyera në vendin tonë dhe së fundmi bukuroshja ka qenë shumë e përfolur gjatë shtatzënisë së saj.
Prej disa muajsh Kristina është bërë nënë e një vogëlusheje, e cila quhet Siera. E modelja na ka treguar se për shumë pak kohë pas lindjes u rikthye në format e saj të dikurshme.
Kristina poston shpesh foto me video me vajzën e saj të vogël, por duke mos ia zbuluar fytyrën. Ama vetëm pak më parë modelja ka postuar një foto shumë të ëmbël me vogëlushen e saj, e cila sot mbush 8 muajshe dhe ka treguar portretin e ëmbël të Sierës, ku dhe ka shkruar:
8 muaj me ty drita syve
Vajza e saj quhet Siera dhe patjetër që ka një kuptim të veçantë. Siera në spanjisht do të thotë ‘mal’ dhe në shqip kuptimin e parë që ka. Ky ishte një emër i përshtatshëm për prindër që frymëzohen nga natyra, kështu u shpreh modelja.
Kujtojmë se së fundmi teksa ka ndarë me ndjekësit një foto ku gjoksi i saj bie mjaft në sy, një prej tyre e ka akuzuar për ndërhyrje, ndërkohë Kristina reagoi duke e mohuar.
Top Channel