Korça ka pasur prani të shiut dhe borës gjatë natës, ndërsa të dëmtuara kanë mbetur tre çati shkollash.

Reshjet kanë qenë në formë dëbore në kuotën +1200 m. Në rrugën e Dardhës nga kilometri 6 deri në kilometrin 13, dëbora ka një trashësi 5-15 cm. Në punë u vunë borëpastrueset, të cilat hodhën edhe kripë.

Në aksin Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë reshje dëbore të pakta, por qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme.

Në bashkinë Kolonjë gjatë natës ka patur erera te forta dhe shira të rrëmbyeshëm, ndërsa në mëngjes borë 2-3 cm. Si pasojë ka patur dëmtime në tre çatitë e shkollave në Kolonjë, respektivisht në Selenicë – Shalsi dhe Borovë.

Në dy shkollat e para do të kryen punimet nga bashkia ditën e sotme dhe nesër do të vijojë mësimi normalisht. Shkolla e Borovës ka kohë që nuk funksionon si e tillë por si qendër votimi dhe riparimet do të kryhen më vonë.

Aktualisht moti është i alternuar, duke përfshirë kthjellime dhe vranësira, ndërsa reshjet kanë ndaluar. Në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme.

Kontraktorët janë në gatishmëri për Mirëmbajtje Dimërore dhe Emergjente, nisur edhe nga parashikimet e motit për orët në vijim.

 

Top Channel