E premte, 30 Shtator 2022
14:17
Kosova ndan 60 milionë euro për subvencionimin energjisë elektrike, ministri i Financave: Kemi faturat më të lira në rajon

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve në Kosovë, Hekruan Murati, ka thënë se deri qeveria ka ndarë 60 milionë euro për subvencionimin energjisë elektrike, nga 90 milionë të zotuara.

14:05
Vuçiç bisedon me të dërguarin gjerman për dialogun me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është takuar të premten me të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, për të diskutuar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe çështje tjera rajonale.

14:04
Është lidhur me Shakirën? Casillas nuk “fshihet” më, reagon në Instagram

Ish-portieri i Real të Madridit dhe Spanjës, Iker Casillas, ka hedhur poshtë aludimet se ai është në një lidhje me Shakirën, ish-bashkëshorten e shokut të skuadrës te “La Roja”, Gerard Pique.

13:55
“S’kemi prova për krime në Ferizaj”, Prokuroria ndryshon aktakuzën ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së

Ndryshohet aktakuza në Hagë ndaj ish Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të UÇK.

13:48
FOTO/ Zbulohen monedhat me portretin e mbretit Karl III

Janë zbuluar monedhat e reja me portretin e mbretit Karl III, pas vdekjes së mbretëreshës Elizabet II.

13:28
Spanja vendos taksë plus mbi të pasurit: Kohë krize, të paguajnë!

Spanja do të vendosë një “taksë solidariteti” për personat që kanë një pasuri prej të paktën 3 milionë eurosh.

13:24
Çuçi tregon pallatin me kate shtesë pa leje: Do t’i kthehen shtetit

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka treguar përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, një pallat në të cilin janë identifikuar kate pa leje.

13:09
Sherr me thika në Kavajë! Plagosen dy persona, mes tyre një i mitur

Dy persona janë plagosur me thikë dhe me sende të forta nga një 17-vjeçar mesditën e sotme në Kavajë.

13:03
Viktor Ymeri, i dënuar për vrasje kërkon të dalë nga 41 biss, revoltohet në seancë: Nuk e kuptoj përse trajtohem ndryshe nga të tjerët?!

Kërkesa e Viktor Ymerit, i akuzuar për vrasje, për të dalë nga 41 biss, u shqyrtua sot në Gjykatën e Posaçme.

13:00
Inflacioni në Eurozonë, më i larti që nga dalja e euros

Inflacioni në Eurozonë ka arritur në 10 për qind në muajin shtator, njëherësh shifra më e lartë prej daljes së euros në treg.

12:59
Ndërtimet pa leje në Tiranë, pezullohen nga detyra zyrtarë komisariatesh, mes tyre edhe shefi Bujar Mehmeti

Disa zyrtarë komisariatesh janë pezulluar nga nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore  për shkak të ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës në Tiranë.

12:54
Putin sot shpall aneksimin, SHBA: Kjo është vjedhje territoresh!

Vladimir Putin pritet t’i drejtohet sot kombit për një fjalim madhor, përmes të cilit, siç është njoftuar, do të shpallë dhe aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, ku u zhvilluan referendum 5 ditore, të cilat janë përshkruar si një ‘farsë” nga perëndimi.

12:49
Kim deklaroi se nuk e takon se është ‘non grata’, Berisha rikthen sulmet ndaj ambasadores: Flet si guvernatore. Deklaratën sikur e bëri Rama

Sali Berisha riktheu sërish sot sulmet ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim në Tiranë.

12:39
Zgjedhjet vendore/ Berisha: Do ulemi me aleatët, por nuk largohemi nga primaret

Sali Berisha është treguar i gatshëm të bashkëpunojë me Partinë e Lirisë dhe aleatët për zgjedhjet e ardhshme vendore.

12:33
Kujtohet përkthyesi i nobelistëve, Afrim Koci, në pesë vjetorin e ndarjes nga jeta

Në muajin e përkthimit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, kujtoi përkthyesin Afrim Koçi, në pesë vjetorin e ndarjes nga jeta.

12:29
Plazhi vazhdon… Turistët nga Lindja, në plazhin e Currilave në Durrës

Fundjava e fundit e shtatorit ka ofruar një mot plot diell në bregdetin e Durrësit. Edhe pse temperaturat gjatë ditës nuk e kaluan 22 gradë, pushues vendas e të huaj shijuan banjot e diellit dhe të ujit në plazh.

12:29
Qeveria u tërhoq nga fasha 800 kWh/ Berisha: Rama u palos! Rritja e çmimeve rezultat i bordeve, jo nga lufta

Për Sali Berishën, vetëm presioni detyroi Ramën të tërhiqet nga vendosja e fashës 800 kWh, e cila ishte parashikuar të hynte në fuqi nga dita e nesërme.

12:24
Abazoviç: Hetim “spiunëve” të Rusisë, aksioni është ndërkombëtar!

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazovic njoftoi se Prokuroria Speciale e Shtetit ka nisur një hetim mbi një numër të paspecifikuar personash që akuzohet për spiunazh dhe krijimin e një organizate kriminale.

12:17
Eno Popi bashkëprezantues me Bora Zemanin në “DWTS”! Moderatori: Paralelisht Do të nis edhe…

Gazetarin dhe moderatorin Eno Popi do e shohim sërish në ekranin e Top Channel, me dy projekte të reja.

12:03
Rama njoftoi shtyrjen e vendosjes së fashës për energjinë/ Meta: ERE është zhbërë, ka hyrë në konflikt interesi me KESH

Enti Rregullator i Energjisë nuk është më i pavarur, teksa vendimin për ndryshimin e çmimit e merr vetë kryeministri Edi Rama, sipas kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

11:59
A kërkoi ambasadorja e SHBA, distancim nga Berisha? Meta: Në çdo rast marrëdhëniet me SHBA nuk cënohen, por…

Ilir Meta i është kthyer sërish sot takimit me ambasadoren amerikane, Yuri Kim në selinë e Partisë së Lirisë.

11:52
Amnistia Fiskale/ Meta apel Ramës: Tërhiqu, mos e dëmto Shqipërinë! Pr/ligji i urdhëruar nga bota e krimit

Ilir Meta duket se është në një linjë me ndërkombëtarët ndërsa apelon kreun e qeverisë Edi Rama të tërhiqet nga nisma për amnistinë fiskale.

11:44
Gjyqi për vrasjen e Pjerin Xhuvanit Avokatët e Paplekajt kërkojnë rishqyrtim të provave

Pas 5 seanca shtyrje, sot është zhvilluar në Gjykatën e Elbasanit seanca për dërgimin e çështjes në gjyq në ngarkim të Arbër Paplekajt dhe efektivëve të policisë të përfshirë në ngjarjen e 21 Prillit 2021 në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

11:44
Kreu i FIFA-s në Tiranë/ Infantino merr pjesë në inaugurimin e shtëpisë së futbollit

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka vizituar Tiranën, ku në shtëpinë e futbollit u prit nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka kryeministri i vendit Edi Rama dhe nga disa president e drejtues të futbollit vendas në ceremoninë e inaugurimit të Shtëpisë së Futbollit.

11:36
Rezoluta sot në OKB/ Hidhet për votim drafti shqiptaro-amerikan që dënon aneksimin rus

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara voton sot rezolutën që dënon referendumet për aneksimin e kater rajoneve të Ukrainës të pushtuara nga Rusia.

11:35
Uragani “Ian” nuk dobësohet! Shkatërron gjithçka, shkon dy shteteve të tjera amerikane!

Punonjësit e kërkim-shpëtimit janë vënë në garë me kohën në Florida, ku uragani Ian mbolli vetëm shkatërrim në rrugën e tij.

11:23
“Rrisni rrogat”/ Çmimet e larta, tërbohen tubuesit në Paris e Marseille

Të thirrur nga sindikatat, protestuesit francezë kanë vërshuar në rrugët e Parisit, Marseille-es e qyteteve të tjera të vendit me thirrjet për rritje rroge, ndërsa një grevë e përgjithshme u organizua në nivel kombëtar duke shkaktuar ngërçe të lëvizjes në linjat hekurudhore dhe bllokim të mësimit në shkolla.

11:16
Kriza e energjisë, Gjermania hap “thesin”: 200 miliardë euro mbrojtje ekonomike!

Berlini njoftoi një program masiv ndihme qeveritare për kapërcimin e krizës energjetike, lëvizje kjo që u përshëndet menjëherë nga krerët e industrisë. Gjermania, një ‘superfuqi industriale’ e botës, është sot nën presion.

11:05
Tërhiqet qeveria, fasha 800 kW/orë nuk do të hyjë në fuqi nga nesër!

Fasha e konsumit për energjinë 800 KW mbi çmimin e mbrojtur nga qeveria për konsumatorët familjarë nuk do të hyjë në fuqi këtë 1 tetor, sikurse ishte njoftuar nga kryeministri Edi Rama.

10:50
BE konfirmon: Liberalizimi i vizave në rend dite më 13 tetor

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

10:45
Dua Lipa hyn në historinë e muzikës, thyen një tjetër rekord!

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa është padyshim një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit dhe çdo këngë e saj kthehet menjëherë në hit.

10:42
Sulm me raketë në Zaporizhja, raportohen 23 viktima

Të paktën 23 persona janë vrarë dhe 28 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me raketë ruse që ka goditur një konvoj me makina civile afër qytetit ukrainas Zaporizhja, ka thënë guvernatori rajonal, Oleksandr Starukh.

10:30
Krim i rëndë në familje, babai vret fëmijën 1 veç në Greqi, më pas gruan dhe veten

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Kavalla të Greqisë.

10:24
Transportimi i emigrantëve të paligjshëm në vend/ Arrestohen dy persona, nën hetim dy të tjerë

Gjashtë emigrantë të paligjshëm janë identifikuara në autostradën Milot-Morinë dhe në pranga kanë rënë dy shtetas.

10:12
Për Wanda Nara-n ndoshta çdo gjë përfundoi por për Mauro Icardin jo! Veprimi i futbollistit i habit të gjithë

Së fundmi, Wanda Nara konfirmoi zyrtarisht ndarjen nga futbollisti Mauro Icardi.

10:03
Pse ka dështuar Kombëtarja? Erion Braçe: Të gjitha ekipet kanë dështuar, nuk kanë plan për të na çuar në europian

Deputeti socialist Erion Braçe është shprehur i revoltuar me Kombëtaren shqiptare pas humbjes me Izraelin dhe barazimin me Islandën.

09:46
Pse Mbretëresha e Danimarkës Margrethe II u hoqi titujt mbretëror nipërve të saj

Mbretëresha e Danimarkës Margrethe II u ka hequr titujt katër prej tetë nipërve të saj.

09:32
Të dënuar me burg, kapen dy persona në kërkim në Elbasan

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Elbasan, pas operacioneve policore ndaj personave të shpallur në kërkim.

09:27
Sondazh: Kuota të ulta për qeverinë dhe për politikanët kryesorë

Vetëm 18% e shqiptarëve kanë opinion pozitiv për qeverinë në përgjithësi. Plot 38% e shqiptarëve s’kanë opinion pozitiv për asnjë nga politikanët kryesorë

09:19
Neymar përfshihet në zgjedhjet presidenciale në Brazil, kandidati që mbështet

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, synon të rizgjidhet në këtë post në procesin zgjedhor të kësaj të diele.

09:15
Ftesë në 5/ Olsi Jazexhi ofendon publikisht Zhakun, Bieta e përzë nga emisioni

Sot në Ftesë në 5 me Bieta Sulon u diskutua rreth ligjërimit të poligjinisë, propozim ky i ardhur disa ditë më parë nga avokatja Migena Balla.

09:12
Presidenca çeke në BE optimiste për liberalizimin e vizave për Kosovën

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian më 13 tetor në Bruksel.

09:02
“Uroji fat të keq dikujt tjetër”, Dani Alves tallet me klubin e tij për gabimin trashanik

“Uroji fat të keq dikujt tjetër”. Ky është reagimi sa ironik aq edhe serioz i mbrojtësit brazilian, Dani Alves, ndaj klubit tëtij meksikan, Pumas, pas një gabimi të rëndë në një njoftim zyrtar. “Kërkojmë falje për keqkuptimin”, ishte ndjesa e menjëhershme e klubit.

08:52
Biden: SHBA nuk do t’i njohë kurrë pretendimet e Rusisë në Ukrainë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do ta njohin kurrë përpjekjen e Rusisë që të aneksojë territor të Ukrainës.

08:40
Incident në Tiranë, pema rrëzohet mbi mjetin e parkuar (Pamjet)

Një incident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Tiranë në rrugën ‘Sami Frashëri’.

08:32
Mijëra francezë protestojnë kundër çmimeve të larta dhe reformës së pensioneve

Në disa qytete të Francës është protestuar kundër çmimeve në rritje dhe reformës së pensioneve të planifikuar nga presidenti Emmanuel Macron. Për aksionet e protetës kishin bërë thirrje sindikatat.

08:25
Rritet numri i viktimave në Florida si pasojë e uraganit

Autoritetet në Florida kanë nisur një proces të gjerë të kërkim-shpëtimit, pas dëmeve të mëdha që ka shkaktuar Uragani Ian.

08:20
Çfarë bën BE për dezertorët rusë të luftës në Ukrainë?

BE është e përçarë për mënyrën e veprimit me rezervistët rusë që duhet të mobilizohen për t’u dërguar në Ukrainë. Disa vende duan t’i pranojnë ata, të tjerë jo.

08:13
Inflacioni në Gjermani në nivelin më të lartë që prej 70 vjetësh

Pas ndërprerjes së abonesë mujore nëntë euro për shërbimin urban dhe skontos për karburantin, çmimet në Gjermani në shtator janë rritur ndjeshëm. Për herë të parë kuota e inflacionit arrin në vlerë dyshifrore.

08:07
Dita nis me vranësira, moti merr kthesën e papritur pasdite

Kjo e premte të dominohet nga vranësirat e shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke krijuar mundësi për reshje shiu të pakta.

E enjte, 29 Shtator 2022
23:08
Guterres: Aneksimi i rajoneve të Ukrainës nga Rusia, përshkallëzimi i rrezikshëm

Nëse Rusia ecën përpara me planet e saj për të aneksuar katër rajone të Ukrainës, kjo do të shënonte një “përshkallëzim të rrezikshëm” që do të kërcënonte perspektivat për paqen në rajon, tha të enjten shefi i OKB-së, Antonio Guterres.

22:56
Sondazhi: 61% e shqiptarëve mendim negativ për qeverinë! Minxhozi: Menaxhim arrogant i krizës së çmimeve! Lela: Jemi në kufijtë e talljes

Çfarë mendojnë shqiptarët për qeverisjen ishte tema sot në emisionin Top Story, ku për herë të parë u publikuan sondazhet e realizuara nga Eduard Zaloshnja, mbi perceptimin e qytetarëve për qeverisjen.

22:50
Rama-Meta apo Berisha cili prej tre liderëve politikë kanë opinion pozitiv? Ja rezultati i sondazhit

Një tjetër sondazh i kryer nga Zaloshnja, cilëson kryeministrin Edi Rama si liderin më të pëlqyer, i cili lë pas me vota kryedemokratin Berisha dhe Metën.

22:32
“Si nuk i shpëtuan dritaret e Bojken Lakos…”, Lela për satelitët: Jemi në kufijtë e talljes

Gazetari Alfred Lela i ftuar në Top Story i quajti të panevojshëm satelitët në hapësirë për të vrojtuar katete pa leje.

22:30
PSG shpërblen Messin pas impenjimit me Argjentinën

Kombëtarja e Argjentinës e mbylli me dy fitore turneun në Shtetet e Bashkuara dhe lojtarët e saj u rikthyen në klubet e tyre. Paris Saint-Germain, në fakt, vendosi t’i jepte leje Lionel Messit që të pushojë dy ditë, para se të bashkohet me parizienët në stërvitje.

22:25
Zgjedhjet vendore/ Zaloshnja: 55 përqind të qytetarëve mbështesin kandidatin e majtë! Lela: PD-ja akoma s’ka një emër

Sondazhisti Zaloshnja ka prezantuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” edhe një tjetër sondazh që ka të bëje me zgjedhjet lokale për qytetin e Tiranës.

22:14
Blinken: Aneksimi rus i territorit ukrainas është grabitje toke

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së denoncuan të enjten planin rus për aneksimin e katër zonave ukrainase që pritet të zyrtarizohet të premten në Moskë.

21:58
Minxhozi në Top Story: Nuk ka satelitit që e lan përgjegjësinë e qeverisë për katet pa leje

Gazetari Skënder Minxhozi i ftuar në Top Story kritikoi qeverinë për katet pa leje që janë ndërtuar në vendin tonë.

21:40
‘Ndërtim difektoz i mandatit të tretë’, Minxhozi: Rama po e menaxhon keq dhe me arrogancë krizën e çmimeve

Gazetari Skënder Minxhozi e ka gjykuar si totalisht të drejtë qëndrimin e shqiptarëve në lidhje me tematikën e sondazhit, ku u pyetën në lidhje me qeverisjen e vendit.

21:37
‘Kthim te pluhuri’/ Zhduket nga platformat ‘online’ filmi i dashur kinez për vështirësitë e jetës fshatare (Video)

Zhdukja nga platformat e internetit të një prej filmave më të ndjekur modernë në Kinë, ka ndezur akuza censure ndaj autoriteteve, para kongresit të rëndësishëm të partisë.

21:33
Sondazhi: 61% mendim negativ për qeverinë! Bollino: Problemi më i madh për të vlerësuar sondazhet është identifikimi i kampioneve

Çfarë mendojnë shqiptarët për qeverisjen është tema sot në emisionin Top Story, ku për herë të parë u publikuan sondazhet e realizuara nga Eduard Zaloshnja, mbi perceptimin e qytetarëve për qeverisjen.

21:12
Sondazhi mbi opinionin për qeverisjen/ Zaloshnja: Është kryer me mesazhe, janë përgjigjur 1450 persona

Sondazhisti Eduard Zaloshnja, ka sjellë mbrëmjen e sotme në “Top Story”, një sondazh të kryer mbi mendimin e shqiptarëve në lidhje me qeverisjen e vendit.

21:00
Zemra e gruas dëmtohet nga ushqyerja e vonë

Të dhënat e EUROSTAT, cituar nga revista Monitor, tregojnë se Shqipëria mban vendin e dytë në Evropë sa i përket vdekjeve nga goditjet e zemrës.

20:58
Zgjerohen protestat anti-qeveritare në Iran

Protestat anti-qeveritare, të nxitura pas vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Amini, vazhdojnë të zgjerohen në të gjithë vendin.

20:53
SHBA/ Drejt divorcit kongresmenia ultra-konservatore pas ‘zhurmave’ për tradhti me ‘shëruesin shpirtëror’ (fotot)

48 vjeçari Perry Greene, raportohej sot se po kërkon divorcin nga bashkëshortja, kongresmenja e njohur republikane e çështjeve konservatore nga Georgia, Marjorie Taylor Greene.

20:47
Ra në Ligën C, Armenia mbyll bashkëpunimin me trajnerin e njohur spanjoll

Joaquin Caparrós largohet nga drejtimi i Armenisë.

20:40
Fiks Fare/ Kryetari i Njësisë Fushë Bulqizë lë pa ujë banorët, vetë e merr në burim pa paguar!

Fiks Fare denoncoi veprimet e kryetarit të Njësisë Administrative Fushë Bulqizë, i cili ka lënë pa ujë qindra banorë, ndërsa ai vetë personalisht e merr ujin në burim pa paguar dhe pa i lënë familjet e tjera të vendosin tuba privatisht.

20:35
Kosovë, debate për grevën e përgjithshme në arsim

Sindikata e bashkuar e arsimit u ka propozuar mësimdhënësve që ndodhen në grevë që nga 25 gushti, ta pezullojnë atë nga data 3 tetor deri në muajin janar të vitit të ardhshëm për t’i dhënë hapësirë gjetjes së një zgjidhjeje me qeverinë për përmbushjen e kërkesave të tyre.

20:27
Si të ruani më gjatë ngjyrën e flokëve të lyer?

Flokët e lyer janë një fenomen mëse i përhapur e tashmë jo vetëm tek gratë, por edhe tek burrat.

20:21
Nepsi gjatë shtatzënisë, një mit apo realitet?

Frutat, ëmbëlsirat, çokollatat e madje edhe racionet e mëdha me patate të skuqura, janë ndër ushqimet e zakonshme për të cilat gratë shtatzëna, veçanërisht në muajt e parë, kanë një dëshirë të papërmbajtshme për t’i konsumuar në çdo kohë të ditës ose të natës.

20:11
BE padit Maltën për programin e ‘pasaportave me pagesë’ për të huajt e pasur (fotot)

Komisioni Evropian njoftoi sot se po dërgon Maltën në gjyq por politikën e saj të “pasaportave të arta” që i lejon të pasurve të blejnë qytetarinë evropiane, megjithse ishulli i vogël e ka pezulluar programin për Rusinë e Bjellorusinë.

20:02
Uragani Ian shënon viktimën e parë, 74-vjeçari mbytet në pishinën e tij

Autoritet në Florida konfirmuan viktimën e parë të uraganit Ian, një 74-vjeçar u gjet i pajetë nga ekipet emergjncës. Burri thanë autoritetet duket se u mbyt teksa po përpiqej të boshatiste pishinën në shtëpinë  e tij gjatë stuhisë.

19:49
Hyjmë në epokën hapësinore! Qeveria në dhjetor ngre dy satelitë, realizohet profecia e Simpsons

Java e parë e dhjetorit pritet ta gjejë kryeministrin Edi Rama një hap larg kozmosit.

19:47
Vrasja e Jan Prengës/ Dënohet përjetësisht kopshtari, refuzoi të dëshmonte

Në dy vjet kërkime, ndonëse nuk u gjet asnjë gjurmë e trupit të Jan Prengës, drejtësia është e bindur se ai është torturuar dhe vrarë dhe ndaj shpalli fajtorë vetëm dy nga njerëzit që kanë vendosur të heshtin.

19:45
Sulmi i Osmanit ndaj Ramës/ Reagimet në Prishtinë kundër: Liderët tanë të gjejnë gjuhën

Raportet mes presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama janë zbehur edhe më tutje.

19:42
Sikur të mos mjaftonte Meta, edhe aleatët e vegjël i kërkojnë Berishës kohezion për zgjedhjet lokale

Aleatët historik të demokratëve janë në kërkim të një marrëveshje parazgjedhore për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore të 2023.

19:39
Pas sateliteve, “fluturojnë” çmimet! Rriten gati 40 përqind brenda vitit shtëpitë

Çmimet e apartamenteve u shtrenjtuan me 39% në pjesën e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

19:15
Dheu zë poshtë makinën në aksin Bukmirë-Rrëshen, shpëtojnë mrekullisht dy persona

Dy persona kanë shpëtuar mrekullisht mesditën e sotme në aksin rrugor Bukmirë-Rrëshen pas rrëshqitjes së një masivi dheu nga ana e malit.

19:11
Ish-gruaja e Jeff Bezos kërkon divorcin edhe nga bashkëshorti i ri pas një viti (fotot)

MacKenzie Scott u bë menjëherë gruaja më e pasur në botë pas marrëveshjes së divorcit me pronarin e rrjetit Amazon, por duket se dhe martesa e saj e dytë po shkon ‘me shigjetën nga jugu’.

19:10
Makina përplas 75-vjeçarin në Korçë

Një 75-vjeçar është përplasur nga një makinë në rrugën “Teli Samsuri” në Korçë.

18:59
Infantino: Tirana është kryeqyteti i Botës, më ndaluan në aeroport prej dhuratës së shqiptarëve!

Është zhvilluar ceremonia e inaugurimit të kompleksit sportiv “Shtëpia e Futbollit”, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, presidenti i FSHF, Armand Duka dhe kryeministri, Edi Rama.

18:55
Inaugurimi i “Shtëpisë së Futbollit”, prezent presidenti i FIFA-s, Infantino. Duka: Mesazh për futbollin!

Është zhvilluar ceremonia e inaugurimit të kompleksit sportiv “Shtëpia e Futbollit”, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, presidenti i FSHF, Armand Duka dhe kryeministri, Edi Rama.

18:51
Brad Pitt dhe Emily Ratajkowski tashmë po kalojnë shumë kohë së bashku, burimi i afërt i çiftit trazon rrjetin

Aktori Brad Pitt dhe modelja Emily Ratajkoëski po kalojnë shumë kohë së bashku.

18:48
Gjithmonë duke vënë në pah linjat trupore/ Ja si u vesh Kylie Jenner në Javën e Modës në Paris (Foto)

Kylie Jenner u sigurua që ajo të rrëmbente vëmendjen teksa mbërriti në sfilatën e Balmain gjatë Javës së Modës në Paris në Francë të mërkurën.

18:40
Dikur blinte emra të mëdhenj si Paulinho e Jackson Martinez, sot pranë katastrofës

Gjatë dekadës së fundit, Guangzhou Evergrande ka qenë një nga klubet më të mëdha dhe më të suksesshme në futbollin aziatik.

18:38
Vetura e parë me hidrogjen nis shitjet e përdorimin publik në Australi (fotot)

Teksa në pjesën tjetër të botës karburantet kanë arritur çmime stratosferike, në Australi po nisin shitjet publike të makinës së parë që funksionon me hidrogjen, karikohet për 5 minuta dhe lëshon nga prapa vetëm ujë.

18:36
Rritet çmimi i naftës dhe benzinës, gazi nuk ndryshon

Çmimi i naftës dhe benzinës rritet pas orës 20:00 të kësaj të enjteje.

18:31
Video/ Protestat kundër mobilizimit në Rusi, policia ushtron dhunë ndaj grave

Pamje të shumta të keqtrajtimit të grave protestuese në Rusi, janë bërë publike nëpër rrjete sociale

18:29
Pasojat e uraganit shkatërrues, zyrtarja më e lartë e Bidenit pritet të vizitojë Floridan

Presidenti Joe Biden foli këtë mëngjes me Guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis dhe premtoi për ndihmë të mëtejshme ndaj shkatërrimeve nga fatkeqësitë natyrore.

18:21
​Ish-presidentët shqiptarë: Kjo është lufta e fundit e drejtuesve të UÇK-së, drejtësia do të triumfojë

Ish-presidentët shqiptarë takuan sot Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin në qendrën e paraburgimit në Hagë.

18:16
Khloe Kardashian paska pranuar fshehurazi propozimin e Tristan Thompson?!

Khloe Kardashian thuhet se u fejua me të dashurin e atëhershëm Tristan Thompson vetëm një muaj para se ai të linte shtatzënë modelen e fitnesit Maralee Nichols.

18:12
Formohen gropa gjigante brenda disa muajsh në Turqi, ekspertët shpjegojnë fenomenin

Gjashtëmbëdhjetë gropa gjigante janë hapur në një rajon turk brenda disa muajsh pasi thatësira shkaktoi shembje të gurit gëlqeror.

17:59
NATO: Rrjedhjet nga tubacionet sabotim “i pamatur dhe i qëllimshëm”

NATO ka shprehur “shqetësim të thellë” për dëmet e pësuara nga tubacionet Rrjedha Veriore në Detin Baltik, duke i quajtur incidentet “akte të qëllimshme, të pamatura dhe të papërgjegjshme sabotimi”.

17:54
Stuhia Ian po intensifikohet sërish, pritet të kthehet në një uragan në Floridan Verilindore

Stuhia tropikale Ian në Florida pritet të intensifikohet edhe një herë tjetër, teksa aktualisht stuhia është zhvendosur mbi Oqeanin Atlantik.

17:54
Lajm i mirë për Milan, sulmuesi kalon dëmtimin dhe bashkohet me skuadrën në stërvitje

Stefano Pioli ka marrë një tjetër lajm të mirë përpara ndeshjes të së shtunës ndaj Empolit në transfertë.

17:52
Shembja e urës në Amazonën braziliane lë 3 të vrarë e 15 të zhdukur (fotot)

Rreth 15 njerëz janë të zhdukur ndërsa tre janë konfirmuar të vdekur pas shembjes së papritur të një ure në shtetin verior brazilian të Amazonës, njoftonin sot zjarrfikësit dhe mediat vendase .

17:48
Mbretëresha më e bukur e botës, Rania shkëlqen me vajzën në publik (Fotot)

Mbretëresha Rania e cilësuar si më e bukura në botë me vajzën e saj ka marrë pjesë në një ngjarje humanitare në Nju-Jork.

17:44
Nuk mund të mungonte, modelja Hailey Bieber shkëlqen në Javën e Modës në Paris (Foto)

Hailey Bieber shkëlqeu në pjesëmarrjen e saj në sfilatën e PAP gjatë Javës së Modës në Paris të mërkurën në mbrëmje.

17:40
Aksident në “Rrugën e Dibrës”, autobusi përplas 39-vjeçarin me biçikletë

Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në “Rrugën e Dibrës”, ku shtetasi I. M., duke drejtuar mjetin tip autobus ka aksidentuar biçiklistin shtetasin E. C., 39 vjeç.

17:27
SHBA/ Pamjet apokaliptike tregojnë përmbytjet e urraganit Ian me dhjetra të vrarë në Florida (video)

Pamje tragjike tregonin sot mësymjen e urraganit Ian në gadishullin Florida në SHBA, që ka shkatërruar shtëpi e ka lënë dhjetra të vrarë me erëra të forta dhe shtresa të shumta reshjesh.