U kap me doza kokaine gjatë kontrollit rutinor, 50-vjeçari shqiptar në Itali përfundon nga arresti shtëpiak në qeli Gjashtë emigrantë të paligjshëm janë identifikuara në autostradën Milot-Morinë dhe në pranga kanë rënë dy shtetas.
Policia njofton se pas kontrollit të ushtruar në dy makina, në Thirrë të Miriditës, në njërën prej tyre kanë qenë pasagjerë emigrantët nga vendet e treta.
Të dy drejtuesit e automjeteve, 26-vjeçari Besfort Morina dhe 34-vjeçari Julian Lacaj janë arrestuar nën akuzë për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Ndërkohë disa emigrantë të tjerë janë kapur në autobusin e linjës Tiranë-Prishtinë. Policia e ka ndaluar autobusin në Fang të Mirditës. Nën hetim u vunë shoferi dhe faturino. 54-vjeçari Bujar Ibrahimi dhe 33-vjeçari Ilir Hoxha do të hetohen për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Top Channel