Gjithmonë duke vënë në pah linjat trupore/ Ja si u vesh Kylie Jenner në Javën e Modës në Paris (Foto)

29/09/2022 18:48

Kylie Jenner u sigurua që ajo të rrëmbente vëmendjen teksa mbërriti në sfilatën e Balmain gjatë Javës së Modës në Paris në Francë të mërkurën.

25-vjeçarja zgjodhi një look shumë të guximshëm me një dekolte të hapur, duke vënë në pah linjat trupore.

Kylie iu bashkua Brooklyn Beckham dhe gruas së tij Nicola Peltz për prezantimin e parashikuar nga Olivier Rousteing. Kylie veshi një palë taka të tejdukshme dhe zgjodhi një pamje magjepsëse me grimin e saj për të nxjerrë në pah tiparet e saj të bukura.

Së bashku me të ishte edhe shoqja e ngushtë Anastasia ‘Stassie’ Karanikolaou e cila veshi një fustan të punuar me të njëjtën pëlhurë.

Kylie-t iu bashkua në shfaqje Nicola Peltz Beckham, e cila ishte me bashkëshortin e saj Brooklyn në shfaqjen e mbushur me VIP-at.

Top Channel