Neymar përfshihet në zgjedhjet presidenciale në Brazil, kandidati që mbështet

30/09/2022 09:19

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, synon të rizgjidhet në këtë post në procesin zgjedhor të kësaj të diele.

Ai konkurron me Lula da Silvan, gjithashtu një ish-president i Brazilit në vitet 2002-2006.

Politikani i Partisë Liberale publikoi një video në të cilën “ylli” i PSG tregon numrin 22, duke ftuar votuesit të votojnë pikërisht Bolsonaron.

E njëjta video u shpërnda më vonë nga Neymar në llogarinë e tij në Tiktok, e cila ratifikon mbështetjen e lojtarit për Bolsonaron në këto zgjedhje presidenciale. Neymar dhe Bolsonaro kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë.

Në llogarinë e tij në Twitter, Bolsonaro shkroi një mesazh optimist, ku fjalët rizgjedhje dhe “hexa” (titulli që skuadra braziliane kërkon në Katar) janë kraj njëra-tjetrës.

“Brazili mbi të gjitha! Zoti mbi të gjitha!”, shkroi presidenti në Twitter.

Top Channel