Lajm i mirë për Milan, sulmuesi kalon dëmtimin dhe bashkohet me skuadrën në stërvitje

29/09/2022 17:54

Stefano Pioli ka marrë një tjetër lajm të mirë përpara ndeshjes të së shtunës ndaj Empolit në transfertë.

Skuadrës së Milan i është bashkuar në stërvitje një tjetër lojtar që prej kohësh ishte i dëmtuar.

Ante Rebic ka zhvilluar këtë të enjte pjesërisht stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës së “Djallit”, si dhe stërvitje të diferencuar.

Pas rikthimit të Tonalit dhe Calabrias, në dispozicion të Piolit tashmë është vendosur edhe Rebic, ndërsa ende priten lajme nga Theo Hernandez dhe Mike Maignan./ Super Sport

Top Channel