A kërkoi ambasadorja e SHBA, distancim nga Berisha? Meta: Në çdo rast marrëdhëniet me SHBA nuk cënohen, por…

30/09/2022 11:59

Ilir Meta i është kthyer sërish sot takimit me ambasadoren amerikane, Yuri Kim në selinë e Partisë së Lirisë.

Në konferencën për mediat, Meta u pyet nëse në takim I ishte kërkuar prej diplomats amerikane, një distancim mes tij dhe ish kryeministrit Berisha, i shpallur non grata nga SHBA.

Meta: Unë ua kam thënë se kemi patur një bisedë të hapur bashkëpunuese. Nuk ndajmë të njëjta mendime për cdo gjë. Dhe kjo është normale po të kemi parasysh dy pozicionet e ndryshme, unë politikan, ajo diplomate.

Ajo që është më e rëndësishme është se sa i takon marrëdhënieve mes Shqipërisë e SHBA, bashkëpunimi është i shkëlqyer në të gjitha fushat, sa i takon sigurisë, stabilitetit, solidaritetit me Ukrainën, NATO-n.

Sa i takon cështjeve të brendshme jam i bindur se respektojmë vendimet e cdo force politike dhe të qytetarëve, dhe në këtë drejtim jam i sigurtë se do respektojnë cdo vendim që merr PL.

Pyetje: Po nëse do ketë një kërkesë për t’u distancuar nga Berisha?

Meta: Në cdo rast marrëdhëniet e mia dhe të PL me SHBA nuk cënohen. Amerika është vendi i lirisë dhe në fund të fundit liria do të thotë se në finale mbizotëron vullneti i popullit. Dhe SHBA e ka treguar se e respekton vullnetin e popullit.

Top Channel