Amnistia Fiskale/ Meta apel Ramës: Tërhiqu, mos e dëmto Shqipërinë! Pr/ligji i urdhëruar nga bota e krimit

30/09/2022 11:52

Ilir Meta duket se është në një linjë me ndërkombëtarët ndërsa apelon kreun e qeverisë Edi Rama të tërhiqet nga nisma për amnistinë fiskale.

Sipas Metës, pr/ligji të cilin Edi Rama është i vendosur ta kalojë në parlament, dëmton imazhin e Shqipërisë, si edhe rrugën e saj drejt BE-së. Për kreun e Partisë së Lirisë kjo është një nismë e urdhër nga bota e krimit.

“Për t’i bërë thirrje të qartë kryeministrit aktual Edi Rama, që të mos provokojë më as popullin dhe të mos vonojë e minojë më tej procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Pra për t’u tërhequr nga ligji për aministinë, që është projektuar e urdhëruar nga bota e krimit, që të ardhurat nga këto grupe apo akte korruptive të pushtojnë ekoniminë vendase për të kriminalizuar ekonominë shoqërinë dhe gjithë institucioneve.

Do dëmtohej në mënyrë fatale biznesi i ndershëm dhe iniciativa e lirë, do largoheshin edhe ata pak investitorë që kanë mbetur. Do minohej besimi te shteti i së drejtës, do nxitej ekonomia informale, do inkurajohej perceptimi i rrezikshem se cdo veprimtari kriminale do të amnistohej.
Do të dobësohej efikasiteti i mekanizmave shtetërorë do dëmtohej bashkëpunimi me vendet partnere, do kompromentohej imazhi i Shqipërisë si anëtare e NATO-s.

Mbështes ato shqetësime të argumentuara, që janë shprehur përmes rezolutës së PE dhe nga përfaqësues të tjerë të vendeve partnere në luftën kundër krimit. Shpërfillja e qeverisë ndaj këtyre shqetësimeve është e papranueshme.”- u shpreh Meta.

Top Channel