Qeveria u tërhoq nga fasha 800 kWh/ Berisha: Rama u palos! Rritja e çmimeve rezultat i bordeve, jo nga lufta

30/09/2022 12:29

Për Sali Berishën, vetëm presioni detyroi Ramën të tërhiqet nga vendosja e fashës 800 kWh, e cila ishte parashikuar të hynte në fuqi nga dita e nesërme.

Sa i takon rritjes së cmimeve në vend, Berisha tha se ato janë rezultat i Bordeve, apo Ballkanit të Hapur dhe jo i luftës në Ukrainë.

“I kam dhënë një ultimatum po rrite energjinë do presësh atë që meriton, por vendimi i tij për t’u tërheq nën presion, do të thotë se vetëm presioni funksionon me të. Guxoi por s’guxoi, u palos.

Sa i përket inflacionit, deficitar në koncepte, në njohuri. Ekonomia nuk është zhgarravinë, vizatim. I marrim me radhë. Cfarë ndikimi ka kriza elektrike në Shqipëri. Zero. S’ka asnjë lidhje me luftën në ujërat tona. Nafta, pse në Mal të Zi shitet 900 lekë më lirë se në Shqipëri.

Gënjeshtar, po cmimet janë rezultat në radhë të parë i bordeve. S’ka lidhje me luftën rritja e cmimit të djathit, qumështit. Ka lidhje me Ballkanin e Hapur. Vërshimin e produkteve serbe në tregun shqiptar.”- u shpreh Berisha.

Top Channel