Çmimet e apartamenteve u shtrenjtuan me 39% në pjesën e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjetjet janë publikuar nga Banka e Shqipërisë në raportin e stabiliteti financiar për këtë periudhë në bazë të një ankete të kryer me rreth 230 subjekte që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme. Ndërsa në raport me 6-mujorin e mëparshëm rritja sipas tyre llogaritet ne 28.4%.

Por a janë dhe shitjet ne te njëjtin nivel rritjeje si ajo e çmimeve?Agjentët e tregut raportojnë për rritje të kërkesës dhe mungese pronash për shitje, megjithatë mungesa e një regjistri me listën e plote te pronave të shitura dhe të pashitura në rang vendi e bën të paqartë panoramën në lidhje me ecurinë e sektorit.

Vetë Banka e Shqipërisë ka njoftuar më herët se do të nisë punën së bashku me INSTAT për krijimin e një databaze me këto të dhëna që aktualisht mungojnë.

Një nga indikatorët e paktë që dëshmon për rritje të shitjeve të banesave.

Financimi përmes kredive bankare dominon edhe pjesën më të madhe të shitjes së pronave, gati gjysmën e tyre, ku kredia mbulon deri në 60% të vlerës së tyre.

Bankat kanë ndjekur kritere të lehtësuara në huadhënien për blerjen e pasurive të paluajtshme këtë periudhë, ku stoku i kredisë për këtë qëllim arriti rreth 140 miliardë lekë në fund të 6-mujorit të parë.

Ky shtrenjtim vlerësojnë agjentët imobiliare është diktuar kryesisht nga rritja e çmimit mesatar të banesave në kryeqytet veçanërisht në qendër, por edhe në zona të tjera të vendit, sipas raportit te bankës se Shqipërisë.

Por Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, koha mesatare e shitjes së banesave ka rënë lehtë në mesatarisht ne 10.8 muaj. Çka shton misterin perse çmimet po rriten brenda 6 muajsh, ndërsa shitjet shkojnë me gjate se aq.

Ndërkohë, rritja e çmimeve të banesave parashikohet të vijojë edhe më tej duke e bërë edhe më të vështirë blerjen e një shtëpi, pasi agjentët pavarësisht pasigurive  janë optimistë për ecurinë e tregut edhe në një periudhë më afatgjatë. Ata presin që çmimet e banesave dhe pronat tregtare të shtrenjtohen sërish në të ardhmen përkatësisht me 24% dhe 22%.

Top Channel