SHBA/ Pamjet apokaliptike tregojnë përmbytjet e urraganit Ian me dhjetra të vrarë në Florida (video)

29/09/2022 17:27

Pamje tragjike tregonin sot mësymjen e urraganit Ian në gadishullin Florida në SHBA, që ka shkatërruar shtëpi e ka lënë dhjetra të vrarë me erëra të forta dhe shtresa të shumta reshjesh.

Pamje tregonin sesi uji përpinte të gjitha shtëpitë në një prej rrugëve të qytezës së goditur.

Qyteza bregdetare me 85,000 banore u përshi shpejt nga super-stuhia teksa disa nga shtëpitë dukej se po shembeshin nga vërshimet.

Urragani Ian erdhi në tokë mëngjesin e sotëm me erëra deri në 125 milje në orë (200 km/orë)

Në të tjera pamje shihej sesi ujërat e përmbytjes vërshonin brenda shtëpive dhe sesi merrnin me vete automjetet.

Sherifja Carmine Marceno tha se viktimat janë me dhjetra: “Kjo është një ngjarje jetë-ndryshuese për të gjithë ne. Nuk kemi numra të konfirmuar por viktimat janë me dhjetra, ndoshta me qindra”, tha ajo.

Rezidentët po këshillohen të ziejnë ujin e tyre pasi stuhia ka dëmtuar impjantin e trajtimit të uëjrave.

Më shumë se 80% e zonës është pa energji elektrike çka ka penguar dhe përjekjet e shpëtimit, tha komisioneri i sherifit Kevin Ruane. Rreth 2 milionë njerëz në Florida ishin pa energji elektrike.

FOTO GALERI
1/5
Pamje tragjike tregonin sot mësymjen e urraganit Ian në gadishullin Florida në SHBA

Top Channel