Rama-Meta apo Berisha cili prej tre liderëve politikë kanë opinion pozitiv? Ja rezultati i sondazhit

29/09/2022 22:50

Një tjetër sondazh i kryer nga Zaloshnja, cilëson kryeministrin Edi Rama si liderin më të pëlqyer, i cili lë pas me vota kryedemokratin Berisha dhe Metën.

Në sondazh rezulton se Rama merr 37 përqind të votave, Berisha 21 përqind të tyre, ndërsa Meta 4 përqind.

Këtë sondazh e mbështeti edhe Skënder Minxhozi i cili tha se Rama mudn të fitojë çdo garë me këta dy persona.

Zaloshnja: Është kryer një tjetër sondazh për opinionin pozitiv për tre liderët kryesorë. Dihet që Rama është lider mazhorancës dhe dy të tjerët Meta dhe Berisha të opozitës. Në këtë sondazh kryeson Edi Rama me 37 përqind, pastaj është Sali Berisha me 21 përqind dhe më pas Ilir Meta me 4 përqind. Numri i simpatizantëve të Ramës në krahasim me dy të tjerët, është dyfish më i madh se ata që mendojnë se qeveria ka bërë një punë të mirë.

Minxhozi : Kur e shohin në kontekst me dy garuesit e tjerë, Rama çdo garë me këto dy persona mund ta fitojë, dy të parët kanë hyrë në politikë në 91 ndërsa Rama në 98.

Top Channel