Në dy vjet kërkime, ndonëse nuk u gjet asnjë gjurmë e trupit të Jan Prengës, drejtësia është e bindur se ai është torturuar dhe vrarë dhe ndaj shpalli fajtorë vetëm dy nga njerëzit që kanë vendosur të heshtin.

Festim Bexhdili , që  shfaqet ne kamerat e sigurisë duke pastruar vendin pak kohë mbasi rrëmbyesit fusin në “Golden Resort” Jan Prengën u dënua nga gjykata kundër krimit te organizuar, me burgim të përjetshëm.

Duke e  konsideruar si njeriun që ofroi kazma e lopata por edhe rroba të pastra për rrëmbyesit, prokurorët shpresuan gjatë kësaj kohe se me pretencën maksimale do të kishin sjellë thyerjen e “kodit te heshtjes” të Bexhdilit që u shpall fajtor për  rrëmbim, zhdukje personi , fshehje dhe asgjësim kufome dhe grup i strukturuar kriminal.

I dyti, edhe ai një punonjës në kompleks Olsi Turja u dënua me tre vjet burgim, për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Por i riu e ka shlyer dënimin me kohën e paraburgimit ndaj gjykata urdhëroi  lirimin e menjëhershëm të tij. Dy të akuzuarit e SPAK vlerësohen si njerëzit që kanë informacion se çfarë ndodhi me Jan Prengën, i kthyer në një viktimë hakmarrjeje prej luftës së  kokainës

Gjate këtij procesi të mbajtur këtu në Gjykatën e Posçme kundër krimit të organizuar, i akuzuari festim Bexhdili nuk ka pranuar të flasë. Ai ishte kopshtar në resortin ku u dërgua i rrëmbyeri

SPAK hetoi edhe vëllezërit Hajri kurse OFL bllokoi përkohësisht kompleksin e tyre në Shijak  që më pas u zhbllokua po aq papritur. në total ishin pesë persona por SPAK i pushoi hetimet për tre prej tyre

Megjithatë SPAK ka në fuqi akuza të ngjashme ndaj Rexhepit dhe Doçit që të dy emra të lakuar në narkotrafik.

Ngjarja nisi në Britaninë e Madhe ku edhe u grabit një sasi kokaine nga vëllai i Jan Prengës , që u rrëmbye në Shqipëri me porosi të Dritan Rexhepit dhe Gentian Doçit, por prej janarit 2020 nuk dihet më asgjë për të.

Top Channel