E diel, 02 Tetor 2022
20:30
Ukraina kërkon anëtarësim të përshpejtuar në NATO, nëntë shtete evropiane shprehin mbështetjen e tyre

Nëntë shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë ofruar mbështetjen e tyre që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s, dhe i kanë bërë thirrje Aleancës që t’i ofrojë më shumë armë Kievit, në mënyrë që të mbrohet nga forcat pushtuese ruse.

20:17
Zgjedhjet e parakohshme në Bullgari, exit poll-et e para nxjerrin fituese partinë GERB-SDS

Partia GERB-SDS ka fituar 66 deputetë në zgjedhjet e sotme parlamentare në Bullgari, sipas rezultateve të para të exit poll-it të kryer nga “Alpha Research”.

20:01
Rreziku nga lumi/ Gjadri del çdo vit nga shtrati, banorët në Vaun e Dejës duan digë

Që prej vitit 2003 kur u shemb diga mbrojtëse, banorët e fshatit Mnelë e Madhe në bashkinë e Vaut te Dejës janë të pambrojtur nga vërshimi i lumit Gjadër.

19:52
Lojërat e dhunshme në internet / “Huggy wuggy” luhet lirisht edhe në shkolla

Huggy wuggy është kthyer në lojën më të famshme në internet për të vegjëlit. Edhe pse e frikshme, të miturit kanë krijuar varësi prej saj.

19:32
Kërcënim nga Irani: Kemi dron që mund të godasë kampin e MEK!

Retorika kërcënuese e Iranit ndaj Shqipërisë, shpallur si një vend armik për regjimin e Teheranit, nuk ndalet.

19:25
PD, zgjedhje si në kohë të Lulit! Protesta nga baza e lart për zgjedhjen e kreut të ri të FRPD-së

Demokratët shpresonin dhe mendonin se  me ardhjen e Sali Berishës në krye të PD, do të merrnin fund akuzat për manipulime të brendshme zgjedhjesh në gjirin e tyre si ato për të cilat akuzohej Lulzim Basha.

19:09
Zelensky: Kemi kontrollin e plotë të qytetit të Limanit

Presidenti i Ukrainës tha se forcat e tij kanë kontrollin e plotë të qytetit lindor të Limanit, një qytet strategjik në Donbas, nga i cili forcat ruse u tërhoqën një ditë më parë.

18:47
U zgjodh kryetar i FRPD/ Besart Xhaferri reagon pas akuzave për manipulim të votimit: Rezultati është i thellë, edhe rivali më uroi

Besart Xhaferri ka reaguar pas akuzave të të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, që thonë se votat që nxorën Xhaferrin kryetar janë manipuluar.

18:29
Ekskluzive/ Emrat e të arrestuarve në Angli, morën peng fierakun dhe kërkonin £400.000

Gjashtë  shqiptarë, mes tyre një grua, dolën sot përpara një gjykate në Londër si të akuzuar për pengmarrjen e një shqiptari ne kryeqytetin britanik.

18:20
Bora dhe Donaldi nuk fshihen më, kërcejnë së bashku në dasmën e Arbër Hajdarit (Fotot)

Bora Zemani dhe Donald Veshaj duken të lumtur teksa kërcejnë pranë njëri-tjetrit në një dasmë ku ishin si të ftuar.

17:58
Koronavirusi në Shqipëri, 22 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

22 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

17:44
Operacione në Irak dhe Siri/ Turqia: Kemi kapur 30 anëtarë të Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit

Turqia tha se ka “neutralizuar” rreth 30 anëtarë të Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), në operacione të ndara në Irak dhe Siri.

17:34
Fitore morali përpara duelit me Sivassporin, Ballkani rikthehet të festojë në Suharekë

Ballkani rikthehet me fitore në Suharekë. Kampionët e Kosovës mposhtën 2-0 Gjilanin me nga një gol të shënuar në “limitet” e çdo pjese.

17:23
Ushtarët ukrainas tregojnë torturat që kanë kaluar gjatë luftës me forcat ruse

Muajt e pushtimit rus kanë qenë shumë të vështira për banorët në qytetin ukrainas Izium, i cili ndodhet në rajonin e Kharkivit. Forcat ruse torturuan shumë njerëz, pa dallim, ushtarë a civilë.

17:13
Zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë, pesë të arrestuar për mashtrim zgjedhor

Bosnjë e Hercegovina po mban zgjedhjet e përgjithshme më 2 tetor, por pak ndryshim pritet për udhëheqjen e shtetit të mbërthyer nga klientelizmi, korrupsioni dhe varfëria.

17:01
Xhemi Shehu kthehet “në shtëpi” (Fotot)

Spektakli më i madh i humorit rikthehet këtë të diel në ekranin e Top Channel, në sezonin e tij të ri.

16:44
E vërtetë apo falsifikim? Zbulohet treshja e parë për Topin e Artë/ CR7 jashtë 10-tëshes

Më datë 17 tetor do të zbulohet edhe fituesi i ccmimit prestigjioz, Topi i Artë.

16:31
Dita pa makina jep efektet pozitive, përmirësohet cilësia e ajrit në Tiranë

Nisma e Bashkisë së Tiranës për “Ditën pa makina”, është reflektuar edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

16:22
Postmenopauza, çfarë duhet të dini rreth saj

Postmenopauza është termi që përshkruan kohën pas kalimit të menopauzës.

16:08
Pas grevës së mësuesve, ​shkollat në Kosovë bëhen gati për të nisur mësimin

Në shkollën fillore “Gjergj Fishta” në Prishtinë të dielën u bënë përgatitjet e fundit para se të fillojë mësimi nesër.

15:53
Derbi i Manchesterit/ City turpëron United, Foden i dhuron “poker” ekipit

Më Manchester po luhet derbi mes City-t dhe United, ndeshja më e rëndësishme e raundit të nëntë të Premier League.

15:45
Letonia mbetet kritike e Rusisë, kryeministri fiton zgjedhjet

Kryeministri letonez Krisjanis Karins, një kritik i vendosur i Vladimir Putinit, fitoi bindshëm në zgjedhjet e përgjithshme ndërsa votuesit ndëshkuan një parti të mbështetur nga rusët etnikë, tregojnë rezultatet paraprake.

15:38
Sekuestrohet lëndë narkotike kanabis dhe kokainë të ndara në doza gati për shitje, arrestohen tre persona në Tiranë

Tre të rinj janë arrestuar në Tiranë ditën e sotme pasi u kapën teksa shpërndanin sasi të vogla kokaine dhe lënë narkotike të ndara gati për shitje në Tiranë.

15:24
Gjermania, Danimarka dhe Norvegjia japin 92 milionë euro për armët për Ukrainën

Gjermania, Danimarka dhe Norvegjia kanë thënë se do të shpenzojnë 92 milionë euro për të blerë 16 obusa sllovakë Zuzana-2 për Ukrainën, tha ministria gjermane e mbrojtjes.

15:14
Rusia ofron shlyerjen e kredive dhe përfitime të tjera për t’i joshur rekrutët

Mobilizimi ka qenë një kafshatë e vështirë për t’u kapërdirë për shumë rusë.

15:03
Derbi i Manchesterit, formacionet zyrtare si do përballen City-United

Pas pak në Manchester do të nisë derbi mes City-t dhe United, ndeshja më e rëndësishme e raundit të nëntë të Premier League.

14:50
Venezuela liron nga burgu 7 amerikanë, në këmbim për dy të afërm të Maduros

Autoritetet në Venezuelë liruan nga burgu të shtunën shtatë amerikanë në këmbim të lirimit nga Uashingtoni, të dy nipërve të bashkëshortes së Presidentit Nicolás Maduro, të burgosur prej kohësh nën akuza për drogë. Ky zhvillim u pa si një zbutje e rrallë e marrëdhënieve armiqësore mes dy vendeve.

14:34
Përplasje klanesh rivale për shtëpitë e barit, ja cili është shkaku i pengmarrjes së shqiptarit në Londër

Një 30 vjeçar shqiptar i marrë peng në Londër është shpëtuar falë një operacioni të përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj Britanike.

14:22
Policia zvicerane përdor plumba gome në protestën anti-Iran

Policia zvicerane ka përdorur plumba gome gjatë një proteste pranë Ambasadës së Iranit në Bern, teksa dy persona kaluan rrethojat e Ambasadës dhe hoqën flamurin Iranin që po valëvitej pranë misionit diplomatik të Teheranit.

14:07
Zelenskyy: Qyteti lindor i Lyman është ‘pastruar’ plotësisht nga forcat ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy thotë se qyteti lindor i Lyman në rajonin e Donetsk është “pastruar plotësisht” nga forcat ruse.

14:00
Icardi “fluturon” pas Wandës, braktis Stambollin dhe Galatasarayn për të shpëtuar martesën

Mauro Icardi nuk dorëzohet dhe kërkon me patjetër të shpëtojë martesën e tij me Wanda Narën.

13:45
Italia në fillim, Giorgia Meloni shpalos qëllimet e saj në fjalimin e parë pas zgjedhjeve

Giorgia Meloni, liderja e ekstremit të djathtë që pritet të kryesojë qeverinë e ardhshme italiane, tha se Roma zyrtare do vendosë në fillim interesat e saj kombëtare. Partia Vëllezërit e Italisë -Fratelli di Italia, e Melonit kryeson një koalicion të krahut të djathtë që mori 44 për qind të votave. 

13:30
Papa Françesku i bën thirrje Putinit t’i japë fund ‘spiralës së dhunës dhe vdekjes’

Papa Françesku i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që t’i japë fund një “spirale dhune dhe vdekjeje”.

13:17
Bajrami gol ndaj Milanit, mesfushori gati për të marrë “frenat e mesfushës”

Nedim Bajramit iu deshën vetëm pak minuta në fushë me Empolin, për të shënuar një gol fantastik në portën e Milanit, në ndeshjen e Serie A të shtunën në mbrëmje.

13:09
OKB kërkon lirimin e shefit të centralit të Zaporizhjas

Agjencia për mbikëqyrje bërthamore e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për lirimin e drejtorit të centralit më të madh bërthamor të Ukrainës, i cili raportohet se është rrëmbyer nga patrulla e ushtrisë ruse.

13:03
“Vera andrron detin”/ Premiera e filmit mbi pabarazinë gjinore

 Filmi “Vera Andrron Detin” me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqi u shfaqet premierë të shtunën për publikun kryeqytetas.

12:57
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Avokatja i kërkon prokurorisë hetim për publikimin e videove të vrasjes: I shkaktuan dhimbje familjarëve

Avokatja Rezarta Tahiraj, ka kërkuar një hetim gjyqësor për tu filluar me urgjencë në Prokurorinë Elbasan, për publikimin e disa videove të vrasjes së Pjerin Xhuvani.

12:48
Bashkia e Tiranës marrëveshje me BEI për fuqizimin e programit të banesave sociale, Veliaj: Vijojmë edhe me kreditë e buta, askush nuk do mbetet pa strehim!

Bashkia e Tiranës do të rifuqizojë programin e banesave sociale. Përveç kredive të buta, ku çdo vit përfitojnë 1000 çifte të rinj, fluksit të rritjes së kryeqytetit do t’i vijë në ndihmë edhe programi tjetër i strehimit. Për realizimin e këtij projekti, Banka Europiane e Investimeve dhe Bashkia e Tiranës firmosën një marrëveshje të përbashkët.

12:26
Turizmi në Përmet/ U shtuan vizitorët, operatorët lokalë: Sezoni të vazhdojë dhe në dimër

Në Përmet turizmi i kësaj vere ishte i krahasueshëm me vitin 2019 për nga shifrat me një tendencë të zgjatjes së sezonit edhe për muajt e fundit të vjeshtës ndërsa bujtinat flasin për rezervime edhe në dimër. 

12:20
Universiteti i sporteve/ Nga mësuesit e fizkulturës deri te guidat turistike, 480 kuota

Të gjithë I duan sportet. Aktiviteti fizik, domosdoshmëri e kohëve moderne.

12:05
Pasojat e sulmeve kibernetike/ Sistemi nuk funksionon! Personi i rrezikshëm kalon nën hundën e policisë

Dëmi që kanë shkaktuar sulmet kibernetike ndaj sistemeve të policisë në funksionimin normal të kësaj të fundit tregohen më së miri në ngjarjen më të fundit të shënuar në komisariatin e Gjirokastrës.

11:56
Grabitja në Klos/ Të afërmit e të dhunuarve: Janë familje shembullore, ndihmuan fqinjët ekonomikisht disa herë

Të afërmit dhe fqinjët e personave të dhunuar në Dom të Klosit kanë folur në lidhje me ngjarjen duke u shprehur se kjo ishte e pazakontë për ta dhe se nuk kishte ndodhur më parë një gjë e tillë në fshat.

11:32
​Tragjedia në Indonezi/ Pezullohet kampionati, reagon edhe FIFA

Të paktën 174 persona kanë vdekur në një rrëmujë që ndodhi në një ndeshje futbolli në Indonezi, e cila është bërë një nga fatkeqësitë më të rënda në botë.

11:25
Potter e pranon: Thiago Silva i shpëtoi të kuqit, djemtë treguan karakter!

Në premierën e trajnerit Graham Potter në Premier League, Chelsea vuajti pa masë ndaj Crystal Palace në transfertë, megjithatë ia doli të fitonte me rezultatin 1-2, falë një goli në limite të Gallagher.

11:14
Arrestohet drejtori i Doganës i Malit të Zi, akuzohet për kontrabandë me cigare

Drejtori i Administratës së të Ardhurave dhe Doganës në Mal të Zi, Rade Millosheviç, është arrestuar më 1 tetor me urdhrin e Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Shtetit. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në organizimin e një zinxhiri, që ka kontrabanduar një pjesë të cigareve që u konfiskuan këtë verë në Zonën e Lirë Doganore në Portin e Barit.

11:11
Besart Xhaferri zgjidhet kryetar i FRPD, të rinjtë e forumit të pakënaqur: U manipulua procesi i votimit

Besart Xhaferri është zgjedhur si kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ku po garonin gjashtë kandidatë, I cil ka kryesuar me 5256 vota në total.

10:44
Pjekje për vijat e frontit, si Ukraina po furnizon ushtrinë e saj me bukë

Një ndërtesë e dëmtuar e fabrikës në rajonin Donetsk në Ukrainën lindore po ndihmon në furnizimin me bukë për vijat e para të frontit të luftës.

10:35
Zgjedhje në Bosnje, test i ri… Asnjë ndryshim në horizont

Bosnje Hercegovina, një vend politikisht i paralizuar voton këtë të dielë me një listë të madhe prej më shumë se 100 partish dhe koalicionesh. 3.4 milionë qytetarë kanë  të drejtë vote.

10:34
Conte ankohet për VAR-in në Angli: Të mësojnë nga Italia, kartoni i kuq “vrau” ndeshjen!

Tottenham pësoi disfatën e parë në Premier League të shtunën teksa u mposht nga Arsenal me rezultatin 3-1 në derbin e Londrës së Veriut. Pas sfidës, tekniku i Spurs-ave, Antonio Conte u ankua për gjykimin dhe VAR-in duke qenë se skuadra e tij mbeti me 10 lojtarë në minutën e 62-të të pjesës së dytë teksa Emerson Royal u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje me takë ndaj Martinellit, ndërsa VAR nuk ndërhyri duke miratuar vendimin e arbitrit Anthony Taylor.

10:12
Zgjedhjet në Bullgari, votimi i katërt i vendit në vetëm 18 muaj 

Bullgaria është përfshirë në një trazirë aq të thellë politike saqë zgjedhjet e parakohshme të së dielës do të jenë votimi i katërt i tillë në vetëm 18 muaj.  Këto Zgjedhje u bënë të nevojshme pas rrëzimit në korrik 2022 të qeverisë liberale të reformuar të kryesuar nga kryeministri Kiril Petkoë.

09:44
Ngjarje kriminale në Dom të Klosit, 5 persona të armatosur dhunojnë nënë e bir dhe i marrin rreth 9 mijë euro

5 persona të armatosur kanë grabitur dhe dhunuar  nënë e bir në fshatin Dom të Klosit. Ngjarja ka ndodhur në orën 3.30  të mëngjesit.

09:35
Merret peng shqiptari në Londër, policia e shpëton! Pengmarrësit kërkuan 400 mijë pound

Një 30-vjeçar me emrin Nertil Buzi, nga Fieri i marrë peng në Londër është shpëtuar falë një operacioni të përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj Britanike.

09:30
Tentoi të përdhunonte një grua, vihet në pranga 65-vjeçari! I sekuestrohet 2 kg kanabis dhe 28 bimë në proces tharjeje

Durrës / Finalizohet nga Stacioni i Policisë Manzë, operacioni policor i koduar “Perëndimi”. Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me një 50-vjeçare nga Durrësi dhe u largua menjëherë për t’i shpëtuar Policisë, kapet dhe vihet në pranga 65-vjeçari. Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 2 kg kanabis në proces […]

09:20
Ekspertët amerikanë: Bashkëpunimi me Rusinë nuk është në interesin e Serbisë

Ekspertë amerikanë thonë se përshkallëzimi i agresionit rus në Ukrainë pasqyron dështimin e presidentit Vladimir Putin por edhe strategjisë së tij që të frikësojë Kievin dhe perëndimin dhe t’i detyrojë të pranojnë kontrollin e tij mbi pjesë të territorit ukrainas.

09:04
Video/ Tragjedi në stadiumin e Indonezisë, 125 viktima pas ndeshjes së futbollit

Të paktën 125 persona kanë vdekur pas një kaosi që u shkaktua pas një ndeshjeje futbolli në kampionatin elitar indonezian, thonë zyrtarët, në një nga tragjeditë më të rënda sportive në botë. Dhuna dhe kaosi u përshkallëzua pasi policia përdori gaz lotsjellës ndaj tifozëve të cilët u futën në fushë me të përfunduar ndeshja.

08:44
Greqia ‘uri’ për punëtorë sezonalë, kërkon ndihmë nga Shqipëria

Disa rajone në Greqi po kërkojnë punëtorë sezonalë nga Shqipëria, për të përballuar vjeljen e prodhimeve bujqësore dhe frutore të vjeshtës. Afrimi i sezonit të vjeljes, sidomos të ullirit, ka rritur sfidat për fermerët grekë që nuk po gjejnë më fuqi punëtore për shkak të interesit të ulët të emigrantëve për të punuar në fermat […]

08:31
Kthjellime e vranësira të pakta, si parashikohet moti për ditën e sotme

Territori Shqiptar për gjatë gjithë ditës do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjell alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash. Pritet që më të dukshme kthjellimet të jenë gjatë orëve të para të ditës dhe mbrëmjes. Ndërsa vranësirat do të shpeshtohen përkohësisht gjatë mesditës dhe pasdites. Temperaturat e ajrit do të ulen […]

E shtunë, 01 Tetor 2022
23:13
“Më dëgjo dhe më helmo”/ Bora dhe Donaldi zbulojnë mesazhet, tregojnë si e rregulluan raportin e tyre pas BBVIP

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë padyshim një ndër çiftet më të komentuara të momentit.

23:05
“Po ta dija si do shkonin gjërat në Big Brother…”/ Bora tregon pse u bind të futej në BBVIP dhe a u pendua që takoi Donaldin

Bora Zemani ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” ku përveç karrierës, rrëfeu si rrallëherë detaje nga jeta e saj personale, por edhe raportin me Donaldin.

23:00
Momenti i “famshëm” në BBVIP, Bora Zemani rrëfen përjetimet e saj: Ishte e ekzagjeruar…

Të gjithë mbajmë mend një ndër momentet më të bukura të “Big Brother Vip”, ku Bora hyri për të takuar shoqen e saj Semin, por nuk u largua pa takuar Donaldin.

22:53
“Babai u sëmur, shtëpinë na e morën”/ Bora Zemani flet për herë të parë për periudhën e vështirë në fëmijëri

 Bora Zemani ishte e ftuar këtë mbrëmje në “Më lër të flas”, ku përveç projekteve të reja dhe karrierës, preku edhe jetën personale.

22:48
Erdogan: Mbi 500.000 refugjatë janë kthyer në Siri

Që nga viti 2016, mbi gjysmë milion sirianë, që kishin ikur për në Turqi për shkak të konfliktit në shtetin e tyre, janë thyer në Siri, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

22:44
“Ishte goxha e lartë”/ Bora Zemani e thotë troç, zbulon rrogën e saj të parë në Top Channel

Bora Zemani e cila karrierën e saj në televizion e ka nisur në Top Channel si velinë në “Fiks Fare”, padyshim sot është ndër prezantueset me të suksesshme në vend.

22:33
Do të prezantojë “Dancing with the stars”, rrëfehet Bora Zemani: E kam imagjinuar që e vogël…

Bora Zemani ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në puntatën e parë të këtij sezoni të “Më lër të flas”, ku rrëfeu për eksperiencën e saj të re televizive, por edhe shumë përjetime rreth jetës personale.

22:26
Dietologia e njohur Amy Goodson tregon se kur është momenti që duhet të ndërprisni dietën!

Dietat drastike mund të shkaktojnë lodhje të vazhdueshme dhe përkeqësim të përgjithshëm të shëndetit, kjo sipas dietologes Amy Goodson.

22:11
“Punoja kamarier dhe murator”, Kledi Kadiu rrëfen sakrificat në fillimet e tij në Itali

Suksesi kërkon mund dhe sakrifica, por mbi të gjitha shumë ëndrra, kështu ka ndodhur me balerinin Kledi Kadiu!

21:57
Messi dhuron një “perlë” ndaj Nices, portieri as lëviz nga vendi

Lionel Messi realizon një gol plot klas përballë Nices në “Parc des Princes”, në javën e nëntë të Ligue 1.

21:49
“Më mori Bora në telefon”, Kledi Kadiu zbulon si i erdhi ftesa për kryetar jurie në DWTS

Balerini i suksesshëm Kledi Kadiu, ishte i ftuari i parë i këtij sezoni të ri në “Më lër të flas”.

21:33
Ish-mësuesi përdhunues gjendet i vdekur në qelinë e burgut në SHBA (fotot)

Një ish-mësues zëvendësues i akuzuar për përdhunim, është gjetur dje i vdekur në qelinë e tij në burgun e St. Louis, në Missouri, SHBA.

21:27
Kurti fton shqiptarët në Serbi të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Serbi të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë dhe të pronës.

21:20
Zgjedhjet në Bosnjë e Hercegovinë, votuesit shqetësohen për ekonominë dhe paqen

Në Bosnjë, në zgjedhjet e së dielës votohet për nivele të ndryshme të qeverisjes. Nisur dhe nga lufta në Ukrainë votuesit thonë se janë të lodhur nga politikat nacionaliste dhe se duan përfaqësues që do të përmirësojnë ekonominë e vendit dhe do të ruajnë paqen.

21:08
Zbulohet anëtari i fundit i jurisë së “Dancing with the Stars”, Armand Peza gati për të gjykuar yjet!

Ai është spektakli më i madh i kërcimit në vend. Dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars” show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të DWTS i zbuluam, teksa gjithashtu u njohëm edhe me balerinët e fundit që do të shfaqin talentin e tyre të padiskutueshëm.

21:08
Burgoset 5 vjet gruaja që bëri 10 denoncime të rreme përdhunimi, ndaj burrave që nuk ishin fare në zonën e ‘ngjarjeve’ (fotot)

Një grua nga Essex në Britaninë qendrore, ka bërë 10 pretendime të rreme përdhunimesh ndaj dy meshkujve të ndryshëm, duke shkaktuar 60 hetime të plota nga policia, ku rrjedhimisht u zbulua se të akuzuarit nuk ishin fare në afërsi të zonës së krimeve të pretenduara.

21:02
Sulmi në Mersin të Turqisë, Ankaraja: E kishte origjinën nga SHBA

Ministri i Brendshëm i Turqisë e cilësoi të shtunën një sulm me armë që la të vrarë një polic në jug të vendit, si një operacion “që e ka zanafillën në Amerikë”.

20:43
Sezoni i vjeljes së ullirit në Greqi, nuk ka punëtorë! Kërkohet ndihmë nga Shqipëria

Disa rajone në Greqi po kërkojnë punëtorë sezonalë nga Shqipëria, për të përballuar vjeljen e prodhimeve bujqësore dhe frutore të vjeshtës.

20:32
Atletico fiton pas më shumë se katër vitesh në “Sánchez Pizjuán”, vendosin Llorente e Morata

Atletico e Madridit i shkakton humbjen e katër në La Liga Sevillas, që e ka të vështirë të dalë nga kriza e rezultateve të këtij fillim sezoni.

20:16
Senatorja amerikane: E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen shprehet e shqetësuar për financimet ruse në Ballkan.

20:03
Leclerc niset i pari në Singapor, Verstappen nuk shkon më shumë se vendi i 8

Charles Leclerc do të niset i pari në Singapor, pasi ka vendosur kohën më të mirë në provat zyrtare, me 1 minutë e 49 sekonda e 412, të zhvilluara këtë të shtunë.

19:55
Bujqësia, 146 milionë euro/ Programi IPARD III do financojë fermerët, bashkitë dhe shoqatat

Bujqësia shqiptare po përgatitet për programin IPARD III, 146 mln euro është fondi që ka përcaktuar Bashkimi Eurpian dhe buxheti i shtetit kësaj here për bujqësinë. 

19:44
Hasbullau i ‘TikTok’ pranon se disa nga ‘miqtë’ e tij e duan vetëm për paratë (video-foto)

Jeta “e shkëlqyeshme” e një prej adoleshentëve më të famshëm të rrjeteve sociale mes makinave luksoze dhe orave të shtrenjta, duke se po i lë vend thellimit në reflektim për realitetin e vërtetë.

19:36
Hetim në Austri, Itali e San Marino/ SPAK nis letërporosi për dosjen hetimore ndaj Ilir Metës

Në krye të një muaji nga kallëzimi i avokatit Idajet Beqiri ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, SPAK ka firmosur tre letër-porosi të tjera që përmes Ministrisë së Drejtësisë, u janë dorëzuar partnerëve.

19:23
Rreth 30 të vdekur nga uragani Ian në SHBA, numri i viktimave mund të rritet

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar në shtëpitë e përmbytura në Florida. Shteti u godit në fillim të kësaj jave nga uragani Ian, një nga më të fortët që kanë goditur ndonjëherë vendin.

19:19
Njerëzit po kuptojnë pse kapakët e stilolapsave kanë vrimë në majë (fotot)

Një nga misteret më të mëdha të disa dekadave duket se po merr më në fund zgjidhje dhe është fakti se përse disa nga stilolapsat më të preferuar në dekada i kanë kapakët e tyre me vrime “ajrosjeje” në majë.

19:06
“Tirana Multifunctional Center”/ Shpallet projekti fitues, Veliaj: Javën tjetër hapim garën për Teatrin e Ri Kombëtar

Sot u zhvillua publikisht Konkursi Ndërkombëtar mes 5 studiove prestigjoze të arkitekturës, për një ndërtim të ri ambicioz në Tiranë, i cili do të forcojë më tej profilin e metropolit rajonal të së ardhmes për kryeqytetin.

18:56
Derbi Partizani-Tirana/ Trajnerët e dy ekipeve tregojnë synimet

Java e gjashtë e Abissnet Superiores do të kulmojë ditën e diel me ndeshjen më të madhe të futbollit shqiptar që është derbi kryeqytetas mes Partizanit dhe Tiranës.

18:46
Koke “takim” me historinë, kapiteni i Atletico Madrid vendos një rekord në sfidën ndaj Sevilla-s

Jorge Resurreçion Merodio ose siç e njohin të gjithë, Koke do të vendos këtë mbrëmje një rekord të ri te skuadra e Atletico Madrid.

18:30
Drejtuesi i mjetit përplas fëmijën 3 vjeç në Durrës

Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur pak më parë në Durrës.

18:29
Gamiljet drejtohen nga robotë në garën tradicionale të shkretëtirës Vadi Rum në Jordani (video-fotot)

Gamilje të drejtuara nga garues robotë merrnin pjesë dje në garën tradicionale Sheik Zaied, në shkretëtirën jugore jordaneze Vadi Rum.

18:24
Kriza energjitike, Maqedonia e Veriut kërkon ndihmë nga Bullgaria

Maqedonia e Veriut ka kërkuar nga Bullgaria ndihmë në përballje me krizën energjetike, respektivisht t’i shesë energji elektrike, pa shkelur rregullat e Bashkimit Evropian.

18:09
Tetori Rozë, fushata e mesazhe sensibilizuese për luftën kundër kancerit të gjirit

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit.

18:03
Kullë e re në Tiranë/ “Mbushet gropa e Hajdin Sejdisë”, shpallet projekti fitues

5 studio të famshme arkitekturore paraqitën projektet e tyre për ndërtimin e një kulle polifunksionale në qendër të Tiranës, në përshtatje edhe zhvillimin urbanistik dhe zonën përreth qendrës.

18:00
Dita botërore e kafesë

Dita ndërkombëtare e kafesë shënohet çdo vit në 1 tetor që prej vitit 2015 me qëllim promovimin e kremtimin e kësaj pijeje kaq të dashur për shumëkënd.

17:59
Koln përmbys Dortmund/ Union Berlin bie përballë Eintracht Frankfurt, por nuk e lëshon kreun

Koln fitoi me përmbysje me rezultatin 3-2 ndaj Dortmund, në një sfidë shumë të luftuar nga të dyja skuadrat. Pjesa e parë e parë u mbyll me vetëm një gol dhe ai u realizua nga Brandt në minutën e 31’, duke i dhënë avantazhin ekipit të Dortmund.

17:59
Bie nga kati i katërt 13-vjeçarja në Sarandë! Pëson fraktura, transportohet drejt Traumës në Tiranë

Një 13-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht nga kati i katërt i një pallati pasditen e sotme në Sarandë.

17:47
Rritet në 35 numri i viktimave gra e vajza të sulmit vetëvrasës në Kabul (fotot)

Numri i viktimave nga sulmi mizor vetëvrasës në një qendër arsimore dje në kryeqytetin afgan, ka arritur në 35, sipas misionit të OKB në vend, teksa shumica e viktimave ishin gra e vajza.

17:37
Kriza te Juventus, Allegri: Nuk duhet të merremi me problemin, por me zgjidhjen

Për Massilimiano Allegrin, që Juventus të arrijë të marrë rezultate pozitive nuk duhet të merret me gjetjen e problemit, por me zgjidhjen e situatës ku ndodhet.

17:33
Gazsjellësi i ri në Bullgari, mundësi për të ulur varësinë nga importet ruse

Një tubacion i ri i gazit natyror nga Greqia në Bullgari është funksionalizuar më 1 tetor. Futja në funksion e këtij gazsjellësi shënon një hap të rëndësishëm drejt largimit nga varësia e importeve ruse të energjisë.

17:29
SHBA, rregull të ri për korrupsionin, ambasadorja Kim: Çojmë përpara luftën kundër atyre që gërryejnë demokracinë

Sekretarja e Thesarit e Shteteve të Bashkuara, Janet L. Yellen ka shpallur një rregull të ri mbi raportimin e pronësisë përfituese sipas Ligjit të Transparencës së Koorporatave.

17:27
Nuk ishte i kënaqur me gjatësinë e tij, i riu i nënshtrohet operacionit për zgjatjen e këmbëve

Kur Daniel Asadi ishte 14 vjeç, mjeku i tha se faza e tij e rritjes kishte mbaruar.

17:18
Luftëtarët e ISIS sulmohen për vdekje nga luanët pas kthimit nga beteja (fotot)

Një numër xhihadistësh të lidhur me grupin ISIS raportohet se janë sulmuar dhe vrarë nga kafshët e egra, përfshi dhe luanë, teksa fshiheshin në xhungël gjatë një beteje në Mozambik.