Besart Xhaferri zgjidhet kryetar i FRPD, të rinjtë e forumit të pakënaqur: U manipulua procesi i votimit

02/10/2022 11:11

Besart Xhaferri është zgjedhur si kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ku po garonin gjashtë kandidatë, I cil ka kryesuar me 5256 vota në total.

Xhaferri ka lënë pas Mariglend Doçin me 1292 vota, Artjon Bajramajn me 528 vota, Barbara Dodën me 452 vota, Alesia Balliun me 186 vota dhe Arnold Kariqin me 168 vota.

Ky proces votimi duket se nuk ka qenë i kënaqshëm për të gjithë kandidatët pasi disa nga të rinjtë e forumit po denoncojnë manipulimin e procesit të votimit.

Një ndër vetë kandidatët ka bërë denoncim, ku poston në rrjete sociale procesverbalin dhe shkruan se ka marrë vota të painfluencuara nga kryetarë degësh, deputetë apo kriminelë. Ndërkohë tek faqja e FRPD dUrrës publikohen të dhëna të tjera në lidhje me rezultatet.

FRPD drejtohej deri më sot nga Belind Këlliçi teksa zgjedhjet për herë të fundit janë mbajtur në vitin 2015.

Top Channel