Ngjarje kriminale në Dom të Klosit, 5 persona të armatosur dhunojnë nënë e bir dhe i marrin rreth 9 mijë euro

02/10/2022 09:44

5 persona të armatosur kanë grabitur dhe dhunuar  nënë e bir në fshatin Dom të Klosit. Ngjarja ka ndodhur në orën 3.30  të mëngjesit.

Sipas burimeve policore bëhet fjalë për familjen Lleshi. Grabitësit kanë hyrë me forcë duke shqyer dyert e shtëpise, kane rrahur me qytat e armëve Përparim Lleshin dhe nenën e tij ndërsa më pas i kanë lidhur me litar. Dyshohet se shuma që kanë arritur të marrin grabitësit është 8 mijë uro dhe 1 milionë lek.

Të afërm të familjes Lleshi të tronditur nga ngjarja, thonë se dicka e tillë nuk ka ndodhur më parë në fshatin e tyre dhe se familjarët nuk kanë pasur probleme.

“Ato kane hyrë nga mbrapa shtëpisë, I kanë lidhur, kanë bërë dhe tortura me djalin dhe e kanë goditur saqë i kanë thënë njëri tjetrin që mos i bie më se mbaroi, hidhi ujë. Tani rast i tillë në fshatin tonë ka mbi 70 vite që nuk ndodh. Un i kam fis, i kam shumë të afër, i kam kushërinjtë e mijë dhe ju them se në të gjithë katundin nuk diskuton gjë njeri që kanë një presje dhe fëmijët që ka jashtë shtetit I ka të rregullt”- tha kushëriri i familjes.

Daja i përparim Lleshit, kërkon nga autoritetet zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e autorëve.

“Të zbardhet çështja, të gjendet terroristët që i kanë bërë këtë gjë motrës dhe nipit tim. Kjo është e papritur, borxh njeriut si kanë”.

Deri më tani autoritete kane shoqëruar 6 persona në Komisariat, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e personave të  përfshirë në këtë ngjarje.

 

 

 

 

 

Top Channel