“Vera andrron detin”/ Premiera e filmit mbi pabarazinë gjinore

02/10/2022 13:03

 Filmi “Vera Andrron Detin” me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqi u shfaqet premierë të shtunën për publikun kryeqytetas.

Filmi ka pasur premierën botërore në Venecia. Lufta e Verës për pronën familjare shpalos një ambient politik e kulturor të ndërtuar mbi pabarazitë, jo vetëm në Kosovë, por edhe globalisht . Në film luajnë: Teuta Ajdini, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Filmi është bashkëprodhim mes Kosovës, Maqedonisë së Veriut  dhe Shqipërisë.

Në rolin e Verës, Teuta Ajdini rrëfen se filmi  është një portret intim por edhe universal i një gruaje, e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazish gjinore të rrënjosura thellë në shoqëri edhe në ditët e sotme.

Filmi ka rrëmbyer çmimin Golden Sun për filmin më të mirë në edicionin e 21-të të Festivalit Evropian të Filmit CINEDAYS,në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Top Channel