E martë, 01 Nëntor 2022
19:02
Dështimi i negociatave me grupin e Alibeajt, Paloka: Nuk vumë asnjë kusht, as të njihnin Berishën kryetar e as të tërhiqnin padinë

Pas dështimit të negociatave për bashkimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit, negociatori Edi Paloka e sheh të pa arsyetueshëm qëndrimin e grupimit të Alibeajt.

18:55
Postoi foton ku puthej me Anxhelën në ashensor, Arbri pezullohet nga “Për’puthen”

Arbri është pezulluar nga “Për’puthen”, pasi pak ditë më parë tregoi publikisht një foto tijen teksa puthej me Anxhelën.

18:53
Ukraina pretendon se Irani do të furnizojë Rusinë me mbi 200 dronë këtë muaj

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka pohuar se Irani planifikon të dërgojë mbi 200 dronë në Rusi në fillim të këtij muaji.

18:49
Presidenti Raisi pret kryeministrin e Armenisë: Siguria e Kaukazit është thelbësore për Iranin

Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha sot se siguria e Kaukazit, skena ku po zhvillohet konflikti i vjetër mes Armenisë e Azerbaixhanit, mbetet thelbësore për Iranin.

18:44
Berisha paralajmëron grupin e Alibeajt: Ai që prek flamurin e PD i ka bërë hesapet keq, do e shihni…

Deputetët e grupimit të Alibeajt deklaruan sot se do dalin me kandidatin e tyre në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa Berisha ka konfirmuar dështimin duke thënë se ata “i kanë bërë hesapet shumë keq”.

18:41
Shumica e azilkërkuesve shqiptarë që u janë dhënë viza në Mbretërinë e Bashkuar janë gra të trafikuara

Shumica e azilkërkuesve shqiptarë që iu është dhënë viza nga Mbretëria e Bashkuar vitin e kaluar, janë gra të rëna pre e  trafikimit.

18:41
Murali me Marge Simpson sërish pranë Konsullatës iraniane në Milano

Murali me personazhin nga seriali vizatimor Simpsonët (The Simpsons), Marge Simpson, duke prerë flokët e saj në shenjë solidariteti me gratë iraniane, është shfaqur sërish në murin para Konsullatës së Përgjithshme të Teheranit në Milano, më pak se një muaj pasi ai hoq nga “agjentë të panjohur”.

18:27
Ana e panjohur e miliarderit të teknologjisë, Elon Musk

Miliarderi i teknologjisë Elon Musk nuk bën kompromis nëse bëhet fjalë për dëshirat e tij.

18:26
Sherr mes dy personave në zonën e Xhamllikut, plagoset me thikë 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është plagosur rëndë me thikë këtë mbrëmje në Tiranë.

18:22
Nisja e anijeve me grurë nga Ukraina, transportimi i sasisë rekord që nga fillimi i luftës

Ukraina ka dërguar një sasi rekord të grurit që nga nisja e luftës, pavarësisht se Rusia u tërhoq nga marrëveshja dhe paralajmërimi se dërgesat pa pëlqimin e saj do të ishin “më të rrezikshme”.

18:07
Burri ndërton shtëpi tre-katëshe konteinerësh me vetëm $10 000, duke reaguar ndaj ‘krizës së strehimit’ (fotot)

Një burrë në Britani ka ndërtuar një shtëpi vetëm me konteinerë të vjetër transporti me qëllim të kursente para.

18:07
Furgoni përplas këmbësoren, plagoset 47-vjeçarja në Vlorë

Një 47-vjeçare ka mbetur e plagosur këtë pasdite, pasi është goditur nga një furgon në rrugën “Ali Demi” në Vlorë.

18:03
Vendimet e Komisionit të Disiplinës, dënohet Vllaznia

Skuadra e Vllaznisë është ndëshkuar nga Komisioni i Disiplinës me masën e 100.000 mijë lekë gjobë si pasojë e sjelljeve të gabuar të tifozëve në ndeshjen ndaj Erzenit ku pati kontestime të shumta për arbitren Emanuela Rusta.

17:55
Ukraina kërkon që Rusia të përjashtohet nga samiti i G20-s

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleh Nikolenko, i ka bërë thirrje grupit të 20 ekonomive më të mëdha në botë që të dëbojnë Rusinë dhe të anulojnë ftesën e presidentit rus, Vladimir Putin, në samitin e G20-s.

17:51
Iniesta parashikon të ardhmen e Messi-t: E shoh të vështirë, nuk më pëlqen fjala dështim

Lionel Messi është në vitin e fundit të kontratës me PSG teksa në verë argjentinasi është i lrë të zgjedhë destinacionin e radhës.

17:49
Pas aboneve falas dhe përgjysmimin e kostos së konvikteve, Kartës së Studentit i shtohet një tjetër shërbim

Kartës së Studentit po i shtohen çdo ditë shërbime të reja, që lehtësojnë studentët në rrugëtimin e tyre drejt dijes.

17:41
“Dua 10 shishe xhin”, kërkesa e serbit që habiti baristin nga Shqipëria/ Do ia dërgojë apo jo? Ja çfarë ka vendosur Jurgen Hakani

Jurgen Hakani është shqiptari i cili jeton në Itali, aty ku edhe punon si një barist, tashmë i njohur në shumë vende të botës.

17:24
Mbështetës të Mussolini-t marshojnë në Itali por ministri i ri i Meloni-t godet koncertet ilegale ‘rave’ (fotot)

Simpatizantë të diktatorit fashist italian Mussolini marshonin dje qetësisht në qytetin e tij të lindjes, në zhvillimin që kritikohej nga opozita, teksa qeveria e Giorgia Meloni ishte e fokusuar në mbylljen e koncerteve ilegale të të rinjve.

17:22
Kosovë, masa paralajmëruese për përdoruesit e targave të makinave të lëshuara nga Serbia

Autoritetet e Kosovës filluan të martën të lëshojnë paralajmërime në vendkalimet kufitare pasi qeveria ndryshoi një vendim për ndalimin e përdorimit të targave të makinave të lëshuara nga Serbia, duke shpallur një zbatim shkallë-shkallë të tij.

17:22
Ikona e popit ukrainas shet Rolls Royce-n e tij që dikur i përkiste Freddie Mercury (Foto)

Ikona e popit ukrainas Andriy Danylko po shet Rolls Royce-n e tij të vitit 1974, e cila dikur i përkiste legjendës së Queen Freddie Mercury.

17:12
17 raste të reja me koronavirus/ 190 qytetarë aktivë në vend

17 raste të reja me Covid 19 janë konfirmuar në vend gjatë 24 orëve të fundit.

17:10
Tym i zi nga selia blu! Dështojnë negociatat mes dy grupimeve brenda PD-së

Demokratët dështuan sërish në përpjekjet për t’u bashkuar. Në zgjedhjet lokale të 14 majit, dy grupimet brenda Partisë Demokratike do të garojnë të ndarë.

17:07
Justin Timberlake dhe Jessica Biel sjellin personazhet epike nga “Home Alone” këtë Halloween

Justin Timberlake dhe Jessica Biel u referuan në filmin klasik të vitit 1990 në “Home Alone” me kostumet e tyre të Halloween të hënën mbrëma.

17:06
Nëna më shiti tek tutorja për 350€, i tha vëllait të më përdhunonte”/ 41-vjeçarja tregon historinë e trishtë mes lotësh

Një 41-vjeçare ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së saj, mbushur me një kalvar vuajtjesh të pafundme, të cilat i kanë rrezikuar edhe jetën.

17:04
​Gjermania ultimatum Serbisë: Duhet të zgjidhni mes BE-së dhe Rusisë

Serbia duhet të vendosë nëse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian ose të hyjë në një partneritet me Rusinë, ka paralajmëruar Gjermania Beogradin zyrtar të martën, dy ditë përpara se gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor të planifikohen të diskutojnë për bashkëpunim më të ngushtë në Berlin, shkruan gazeta gjermane Die Welt.

16:48
TikTok jashtë funksionit? Përdoruesit nuk mund të shohin ose postojnë video

Përdoruesit e TikTok kanë raportuar probleme me aplikacionin këtë të martë pasdite.

16:43
Brazil/ Mbështetësit e Bolsonaro-s bllokojnë rrugët me pretendimin e vjedhjes së votës (fotot)

Shoferë kamionësh në Brazil, mbështetës të presidentit në largim Jair Bolsonaro kanë bllokuar rrugët në të gjithë vendin, pas disfatës së tij në zgjedhje ndaj rivalit të majtë Lula.

16:39
Koulibaly: Kisha oferta nga Italia, por kurrsesi nuk mund të vishja fanellën e Juves

Kalidou Koulibaly ka zbuluar së fundmi se kishte oferta nga klubet e Seria A, përpara se të zgjidhte transferimin te Chelsea.

16:35
Tri anije me drithëra nisen nga portet e Ukrainës

Tri anije tjera u larguan nga portet ukrainase në mesditën e 1 nëntorit, sipas marrëveshjes për eksportin e grurit nga Deti i Zi.

16:35
Edvin Kulluri akuzon Belind Këlliçin dhe Edi Palokën: Si mund të bashkëjetojnë në një parti këta të dy, kur kanë vjedhur vota për Lulzim Bashën?

Ish-këshilltari i PD-së, Edvin Kulluri akuzon ka hedhur akuza të rënda ndaj Belind Këlliçit, i cili ka vendosur të garojë në primaret e Tiranës, dhe Edi Palokës.

16:29
Pirgjet me mollë mbeten rrugëve/ Në Dvoran banorët i presin sepse nuk kanë fitim

Dibra dhe Korça janë dy nga rajonet që kanë prodhimtari më të lartë dhe kujdesen më shumë për kultivimin e frutave, mbi të gjitha me mollët.

16:24
SHBA: Politikanët dënojnë dhunën në prag të zgjedhjeve të tensionuara për Kongresin

Dhuna politike ka trazuar atmosferën në prag të zgjedhjeve për Kongresin në Shtetet e Bashkuara.

16:16
Marrëveshja Turqi-Libi acaron tensionet turko-greke

Një marrëveshje e arritur në tetor mes Turqisë dhe Libisë, për kërkim në det të naftës dhe gazit, ka çuar në një acarim të mëtejshëm të tensioneve në rritje mes Ankarasë dhe Athinës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones nga Stambolli, efektet e rivalitetit po përhapen në Evropë dhe Lindjen e Mesme.

16:14
Digjet sipërfaqja me pemë në Korçë/ Zjarri vijon prej natës, punohet vetëm me mjete rrethanore

Një zjarr masiv ka përfshirë prej mbrëmjes së djeshme një sipërfaqe pyjore mbi fshatin Jollë në Korçë.

16:09
Ish-ministri britanik i skandalit të pandemisë, regjistrohet në ‘reality show’ pas përjashtimit nga konservatorët (fotot)

Familje britanike të viktimave të Covid akuzonin sot ish-ministrin e shëndetësisë Matt Hancock se po përfitonte financiarisht prej mandatit të tij skandaloz duke u vendosur në Australi – teksa merr ende rrogë 84 000 paundë në vit nga shteti.

16:02
U qëllua me armë pas një loje me zara, ndërron jetë reperi i famshëm

Reperi i famshëm ‘Takeoff’ u qëllua për vdekje në Hjuston, Teksas teksa po luante me zare.

15:57
Për t’u verifikuar me një “tik blu” në Twitter, duhet të paguash

Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk, ka thënë se procesi i fitimit të një “tiku blu” prestigjioz do të rishikohet, mes raporteve se për t’u verifikuar duhet paguar 20 dollarë në muaj.

15:52
Makina përplas turistët francezë që lëviznin me biçikleta/ Ndërron jetë 51-vjeçarja, përfundon në spital bashkëshorti (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën e vjetër Vlorë-Fier në afërsi të fshatit Bestrovë, ku makina ka përplasur dy turistë që lëviznin me biçikletë.

15:50
Lojtari i City-t i mbyll “derën” Real Madrid: Jam mirë në Manchester!

Joao Cancelo përfundoi në fokusin e Real Madrid për merkaton e verës së ardhshme.

15:44
Kishte humbur kontaktet prej katër orësh, policia dhe zjarrfikësit e Himarës shpëtojnë turistin spanjoll

Policia e Himarës së bashku me zjarrfikësit i kanë ardhur në ndihmë një turisti spanjoll, i cili prej me shume se katër orë kishte humbur kontaktet, pasi kishte dale për të eksploruar zonën në vendin e quajtur Shën Thedhori mbi shpellën e piratëve.

15:41
Vrau bashkëfshatarin në derën e shtëpisë pas konflikteve për pronën, Gjykata e Pogradecit lë në burg autorin

Fatmir Manellari është lënë në burg, pasi akuzohet për vrasjen e Safet Hyskollarit dy muaj më parë në derën e shtëpisë.

15:30
Mbytet varka e emigrantëve! U nisën nga Turqia, zhduken 60 persona

Këto janë pamjet që publikon Ministria  e Marinës detare nga operacioni i Rojës Detare greke që po zhvillohet prej orëve të para të mëngjesit për shpëtimin e emigrantëve në brigjet e ishullit Evias.

15:29
Pamje të trishta të nënës elefant që mban trupin e pajetë të këlyshit drejt funeralit të tufës (fotot)

Në pamje shihen momentet e dhimbshme të një nëne elefant që mban trupin e këlyshit të saj të pajetë për ta çuar drejt vendit të fundit të prehjes, teksa shoqërohet nga anëtarë të tjerë të tufës në një ritual të fuqishëm funeral.

15:27
Në kërkim të vrasësve, zbardhet skema se si u ekzekutua 39-vjeçari Briken Sanaj

Seria e pamjeve të kamerave të sigurisë në rezidencën e kodrës së diellit gjatë ditës së vrasjes së 39-vjeçarit Briken (Skerdilajd) Sanaj dhe pamje të ditëve më parë janë çelësi që mund të çojnë në zbardhjen e identiteteve të atentatorëve që morën pjesë në ekzekutim.

15:21
Rama: 50 mln euro për fermerët! Kryeministri takon fermerët e Dvoranit: Bëhuni bashkë

Kryeministri Edi Rama në takimin me fermerët në Dvoran të Korçë u tha se nuk duhet të pajtohemi me shqetësimet e opozitës për bujqësinë.

15:12
‘3 mijë euro për të nxjerrë një certifikatë’, Prokuroria paraqet në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të pandehurve (emrat)

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykim dhe aktet në ngarkim për ish shoferin në drejtorinë e burgjeve Hamza Tola dhe tre punonjës të tjerë të Kadastrës Sarandë.

15:09
Të rinjtë ikin nga Parisi i vogël/ Emigrimi është kthyer në mentalitet edhe për rininë korçare

Për brezin e ri largimi nga Shqipëria është kthyer në një mentalitet të pandryshueshëm.

15:04
Nafta shtrenjtoi transportin, qytetarët paguajnë bileta me çmime më të larta për udhëtimet

Qytetarët e Elbasanit po lëvizin gjithnjë e më pak me autobus. Kriza ekonomike solli ngritje të çmimit të naftës, për pasojë edhe bileta e udhëtimit kushton më tepër duke u rritur deri në 30 përqind.

15:00
Operacion në Vlorë/ Shkon në katër numri i të arrestuarve që transportonin emigrantë të paligjshëm

Numri i të arrestuarve në operacionin “Piqeras” në Vlorë ka shkuar në katër, pasi tre të tjerë u arrestuan.

14:40
Pamjet/ Detajet nga plagosje me thikë në Durrës, përfundon në spital 16-vjeçari

Një 16-vjeçar u plagos me thikë pasdrekën e së martës në qytetin bregdetar të Durrësit, ndërsa policia vuri në pranga autorin.

14:37
Tragjedia gjatë Halloween/ Kush ishte këngëtari 24-vjeçar që u vra gjatë përplasjes së turmës në Korenë e Jugut

Lee Ji Han, një aktor korean dhe këngëtar i K-pop-it, ishte në mesin e më shumë se 150 viktimave që vdiqën në kaosin e turmës në një festë të Halloween në Seul gjatë fundjavës.

14:34
Greqi/ Me jelek anti-plumb dhe kapuç në kokë, dërgohet në gjykatë shqiptari i akuzuar për përdhunim

Shqiptari i akuzuar nga Greqia për përdhunim është dërguar në gjykatë, i veshur me jelek anti-plumb dhe kapuç në kokë.

14:31
Plagosja me thikë e 16-vjeçarit/ Dëshmitarja: Po bëhet kiameti, theren e prehen për gocat

Një 16-vjeçar u plagos me thikë pasdrekën e së martës në qytetin bregdetar të Durrësit, ndërsa policia vuri në pranga autorin.

14:21
Përsëritet katastrofa mjedisore në Misarin e Myzeqesë, peshqit ngordhin nga ndotja e ujërave

Misari i Myzeqesë sërish po përballet me katastrofë mjedisore.

14:18
Konfiskohen 1 milion euro pasuri në plazhin 3 Durrësit/ Pronari nën akuzë për 4 vepra penale

Konfiskohen 1 milion euro pasuri e paluajtshme në plazhin 3 Durrësit.

14:17
Qeveria italiane do të bëjë të paligjshme festimet e mëdha

Qeveria e re italiane, me Giorgia Melonin në krye, ka thënë se do t’i bëjë të paligjshme festimet e mëdha, disa orë pas ndalimit të një organizimi të tillë në veri të Italisë.

14:17
Pavarësisht tërheqjes së Rusisë, më shumë anije me grurë largohen nga portet e Ukrainës

Ditën e sotme janë larguar nga Ukraina tre anije të tjera me grurë, duke e çuar numrin në 15.

14:00
Finlanda dhe Suedia shpresa që Turqia dhe Hungaria të ratifikojnë aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO

Udhëheqësit e Finlandës dhe Suedisë kanë deklaruar se shpresojnë që së shpejti Turqia dhe Hungaria të ratifikojnë aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO.

13:59
Si ndikon kafeja te sistemi nervor brenda 15 minutash

Kafeina është një nga stimuluesit më të përdorur në botë. Kafeina shpalos vlerat e saj 15-20 minuta pasi futet në organizëm.

13:56
Lista me 34 emrat e mundshëm që do shkojnë në Katar, Kroacia lë jashtë Rebic!

Trajneri i kombëtares kroate Zlatko Dalic ka bërë të ditur listën paraprake me 34 emrat e mundshëm të lojtarëve që do të marrin pjesë në botërorin e Katarit.

13:55
Restaurimi i infrastrukturës së shkatërruar energjitike, Zelensky telefonatë me Macron

Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një telefonatë të rëndësishme me presidentin francez Emmanuel Macron rreth restaurimit të objekteve energjetike të dëmtuara në Ukrainë.

13:55
E pengonte shkëlqimi i diellit, zbulohet asteroidi që mund të jetë i rrezikshëm për planetin

Astronomët kanë pikasur një asteroid potencialisht të madh që paraqet rrezik për Tokën i zbuluar gjatë tetë viteve të fundit. Ky asteroid është një nga tre të tillë që ndodheshin afër Tokës dhe fshiheshin të pazbuluar për shkak të shkëlqimit të diellit.

13:51
PE, rezoluta për Ballkanin Perëndimor: Sundimi i ligjit, thelbi i dokumentit-Votimi në nëntor!

Sundimi i ligjit qëndron në thelbin e draft-rezolutës së miratuar nga Komiteti i Parlamentit Europian për Punët e Jashtme (AFET) në mes të tetorit e që pritet të votohet nga PE-ja në seancën plenare, të planifikuar te mbahet ne mesin e muajit nëntor.

13:38
Biden “godet” industrinë e naftës: Po abuzojnë hapur, përfitime marramendëse nga lufta!

Rritja stratosferike e çmimit të energjisë që po mundon pjesë të ndryshme të botës, iu faturua në pjesë të madhe konfliktit në Ukrainë. Por presidenti amerikan Joe Biden thotë se edhe po abuzohet në emër të luftës.

13:35
Festa që u kthye në tragjedi! Këpucë, çanta e syze/ Çfarë lanë pas viktimat në Korenë e Jugut

Sendet e viktimave të festës që u kthye në tragjedi gjatë 29 tetorit në Seul janë vendosur në një sallë të madhe.

13:31
Putin “rikthen” krizën e grurit, pezullohet marrëveshja e eksporteve në Detin e Zi! 

Vladimir Putin njoftoi se Rusia po e pezullon pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen që marrëveshje që lejon kalimin e sigurt të anijeve transportuese të grurit ukrainas, edhe pse sipas shefit të Kremlinit, Moska nuk po e rrëzon krejtësisht ujdinë. Pretendimi që nxjerr pala ruse për tërheqjen nga pakti ishte se Ukraina ka përdorur një korridor sigurie në Detin e Zi për të sulmuar flotën e saj.

13:27
Studimi për adoleshentët të cilët kanë probleme me gjumin, një ‘kambanë alarmi’

Adoleshentët duhet të flenë rreth 9 orë në natë, por ata flenë gjithnjë e më pak. Një studim nga Universiteti Adelaide në Australi, ekzaminoi mbi 3 000 kërkime të kryera në 20 vende në më shumë se 690,000 subjekte midis viteve 1905 dhe 2008.

13:17
Ndeshja me Salzburg, Milan i fokusuar te talenti i sulmit të austriakëve

Milan do të luajë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të mërkurën dhe në “San Siro” do të zbresë Salzburg.

13:15
Nis ‘migrimi’ i gaforreve në Australi, bllokohet qarkullimi rrugor!

Më shumë se 65 milionë gaforre në Australi nisën migrimin e tyre vjetor drejt oqeanit për t’u shumuar në ishullin piktoresk të Krishtlindjeve dhe pushtuan rrugët.

13:10
Këto 33 mënyra për t’i dhënë vetes një nxitje mendore në 10 minuta ose më pak, nuk duhen humbur!

Rruga drejt një shëndeti më të mirë mendor mund të jetë e gjatë, dhe shpesh ecën më mirë me ndihmën e një profesionisti.

13:07
Ndeshja me Salzburg, Milan i fokusuar te talenti i sulmit të austriakëve

Milan do të luajë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të mërkurën dhe në “San Siro” do të zbresë Salzburg.

13:00
Kërcënuan me jetë për 150 mijë euro një person, vihet në pranga 29-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori (Detajet)

Një 29-vjeçar është vënë në pranga, ndërsa bashkëpunëtori i tij mbetet në kërkim, pasi kërcënuan një person që t’u jepte 150 mijë paundë.

12:53
Tokio ka filluar lëshimin e certifikatave të partneritetit për çiftet e të njëjtit seks

Tokio për herë të parë,  ka filluar të hapë një skemë të certifikatës së partneritetit për çiftet e të njëjtit seks duke i lejuar ata të trajtohen si çifte të martuara për disa shërbime publike por duke mos arritur barazinë martesore.

12:51
Me pranga në duar dhe i rrethuar nga policët, momenti i dorëzimit të përdhunuesit shqiptar tek autoritetet greke

Shqiptari i akuzuar nga Greqia për përdhunim i është dorëzuar policisë greke në kufirin e Kakavijës.

12:50
Nga çadra në kontejner! Milot, ka ende familje të pastreha për shkak të tërmetit

“Dua shtëpinë time, për fëmijët e mi…”, është kjo lutja që Dëshire Murati nga Shullazi në Milot e cila prej tre vitesh nuk e ka një çati mbi kokë, i drejton shtetit.

12:49
Ndryshimi i klimës/ Rrezikohen ullinjtë, fshatarët grekë në alarm!

Ndryshimi i klimës po bëhet aq i prekshëm për fshatarët grekë, sa të diskutojnë deri edhe vetë ekzistencën e tyre. Nxehtësia, thatësira e mungesa e ujit po prekin bujqësinë vendase, e sidomos ullinjtë.

12:46
DASH, hapur i pakënaqur: Kërkuam shtyrje të plotë, jo të pjesshme të vendimit për targat!

Shtetet e Bashkuara nuk e fshehin pakënaqësinë nga vendimi i Kosovës për targat, të kthyer në një ngërç të madh jo vetëm mes Prishtinës e Beogradit, por edhe mes saj e ndërkombëtarëve.

12:42
Shkodër/ Armë zjarri, municione luftarake dhe lëndëve narkotike, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është vënë në pranga, pasi në banesë iu gjeten dy armë zjarri, gjithashtu kultivonte lëndë narkotike në një magazinë.

12:42
Bordi mban naftën e shtrenjtë/ Sipas bursës duhet ta ulte me 30 lekë për litër, e uli vetëm 4 lekë

Me 4 lekë vendosi Bordi i Transparencës të ulë çmimin e naftës pas 20 ditësh. Nga 240 që ishte çmimi në 236 lekë. Ulja e çmimit me vetëm 1% nuk reflekton transparencën pasi në bursa, niveli i çmimeve ka zbritur nga niveli i 1250 dollarëve/ton që ishte në 12 tetor, në rreth 1000 dollarë, ulje me 15 përqind.

12:39
Festivali i dancit bashkëkohor, u hap me koreografin e mirënjohur Angjelin Prelocaj

Që prej të premtes në TKOB po zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Dancit Bashkëkohor, i cili u çel me dy mbrëmje magjike nga koreografi i mirënjohur Angjelin Preljocaj.

12:34
Masat për targat në Kosovë/ Qytetari serb merr vërejtje: Është thjeshtë letër, nuk do ta ndërroj

Qytetari Milan Milosavçviç, i cili ka hyrë brenda territorit të Kosovës disa minuta më parë tha se ka pranuar vërejtjen, por që për të është thjeshtë letër dhe nuk do të ndërrojë targat.

12:32
Klandestinët në shënjestër! Ministrja e Brendshme britanike paralajmëron shqiptarët

Ministrja e Brendshme britanike e ri emëruar, Suela Braverman, ndodhet në një presion të jashtëzakonshëm për të mbajtur postin e sapo marrë, për shkak të disa gabimeve të saj, por edhe për shkak të krizës së refugjatëve të ardhur në Britani me gomone.

12:20
Gllabërimi i parave të bujqësisë/ Investigimi i emisionit Inside Story, sonte në Top Channel

I konsideruar sektor kyç pasi kontribon me 20% në Prodhimin e Brendshëm Bruto, Bujqësia në Shqipëri po shkon drejt “shfarosjes”.

12:14
Salianji fiton pafajësinë në Apelin e SPAK ndaj Kokalarit

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, është shpallur i pafajshëm ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

12:12
“Shtet fashist”, miliarderi rus heq dorë nga shtetësia ruse për shkak të luftës në Ukrainë

Miliarderi rus, Oleg Tinkov, ka hequr dorë prej shtetësisë ruse, për shkak të luftës së nisur nga Moska në Ukrainë.

12:10
Misteri i vdekjes së shqiptarit në Barcelonë/ Trupi mbërriti pa zemër në atdhe, gjykata lajmëron se e kanë gjetur më pas! Familja prej vitesh kërkon drejtësi

Familja e Saimir Sulës i cili ndërroi jetë në Spanjë, por në Tiranë mbërriti pa zemër, po lufton për të kërkuar drejtësi për të.

11:35
Ndërtimet në Tiranë, Veliaj: Shumica e lejeve janë vepra publike, si shkollat e reja dhe pallatet që po ndërtojmë në lagjet ku do strehojmë familjet e prekura nga tërmeti

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur nga përurimi i shkollës së re “Luan Hajdaraga” edhe atyre që flasin për ndërtimet në Tiranë, duke nënvizuar se shumica e tyre janë vepra publike si shkolla apo pallate për të strehuar të prekurit nga tërmeti.

11:26
“Duart e Putinit janë njollosur me gjak”/ Kievi këmbëngul që Moska të ndalohet në samitin e G20

Këtë muaj, përfaqësuesit e Grupit 20 do të mbërrijnë në Bali, Indonezi për samitin e tij të 17-të.

11:11
I magjepsur nga mesfushori i Benfica-s, Sarri i kërkon Tares t’ia sjellë në skuadër

Maurizio Sarri është magjepsur nga Rafa Silva i Benfica-s, protagonist në Champions League kundër Juventus.

11:09
E dashuruar me fantazmën e një ushtari, gruaja tregon detajet e ‘dasmës’ së tyre!

Së fundmi, një grua i ka befasuar të gjithë duke thënë se po martohet me një fantazmë.

11:05
Kanceri i merr jetën djalit 25-vjeçar të aktorit të njohur anglez, Tim Roth!

Cormac Roth, djali i aktorit anglez, Tim Roth fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare.

11:03
Shkolla e re “Luan Hajdaraga” hap dyert për fëmijët e Freskut, Veliaj: Po përgatisim një paketë tjetër shkollash, 3 prej të cilave do ndërtohen në zonën e Astirit

Shkolla e re “Luan Hajdaraga”, në zonën e Freskut, mirëpriti 650 nxënës në fillim të këtij viti shkollor. Ajo është pjesë e buqetës me 40 shkolla të reja që i janë shtuar Tiranës vitet e fundit, duke ofruar kushtet më të mira për fëmijët dhe stafin mësimor, njësoj si çdo shkollë tjetër e ndërtuar në kryeqytet.

11:01
Pedagogët paralajmërojnë grevë urie, reagon Rama: Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në twitter lidhur me paralajmërimin e pedagogëve për të hyrë në grevë urie, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

10:58
Situata e targave në Kosovë/ Vuçiç urdhëron ushtrinë serbe të jetë në gjendje gatishmërie

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, tha se ushtria serbe është vënë në gjendje gatishmërie, për shkak të situatës në Kosovë.

10:54
Sulmi ndaj bashkëshortit të Pelosit, deklarata rrëqethëse e autorit

Personi që akuzohet për sulmin me çekiç ndaj bashkëshortit të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, i tha policisë se donte ta merrte peng drejtuesen demokrate dhe “t’i thyente kupat e gjurit” për t’i treguar anëtarëve të tjerë të Kongresit, se kishte “pasoja për veprimet”, njoftuan autoritetet të hënën.

10:44
“Depresioni nuk pyet a ke miliona”, Iniesta: Ato nuk të shpëtojnë nga vështirësitë mendore

Andres Iniesta ka folur së fundi në lidhje me jetën dhe karrierën si futbollist. Ish-ylli i Barcelonës ka rrëfyer se ka pasur probleme me depresionin.

10:41
Rikthehen furnizimet me energji elektrike dhe ujë në Kiev

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se furnizimet me energji elektrike dhe ujë janë rikthyer një ditë pas sulmeve me raketa ruse në objektet ukrainase të energjisë.

10:37
Banesa e përdhunuesit shqiptar, ja ku jetonte para se të ikte për emigrim në Greqi

Spartak Dyrmishi, I arrestuar për përdhunim në Athinë, banonte në Vlorë, para se të shkonte për emigrim në Greqi.

10:36
Pedagogët, ultimatum: Presim deri nesër në orën 16:00, pastaj grevë urie

Bojkotin e përditshëm, qe prej nisjes se vitit të ri akademik në muajin tetor, pedagogët kanë vendosur ta përshkallëzojnë.

10:11
Sulmet ruse lënë qytetet e Ukrainës pa energji dhe pa ujë të pijshëm

Rusia intensifikoi sulmet të hënën ndaj disa qyteteve ukrainase, duke goditur infastrukturën jetike dhe duke ndërprerë furnizimin me energji dhe ujë për kryeqytetin Kiev dhe rajonet e tjera.