Restaurimi i infrastrukturës së shkatërruar energjitike, Zelensky telefonatë me Macron

01/11/2022 13:55

Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një telefonatë të rëndësishme me presidentin francez Emmanuel Macron rreth restaurimit të objekteve energjetike të dëmtuara në Ukrainë.

Dreri më tani nuk ka detaje mbi atë që kanë rënë dakord, ndërsa sipas mediave të huaja është diskutuar mbi rivendosjen e infrastrukturës së dëmtuar të energjisë të Ukrainës dhe forcimin e aftësive mbrojtëse.

“Faleminderit miku im për mbështetjen tuaj të palëkundur”, shkroi Zelensky në Twitter.

Ditët e fundit zyrtarët ukrainas kanë folur për nevojën e rivendosjes së objekteve energjetike që janë shkatërruar nga sulmet e raketave ruse.

Sulmet ruse kanë lënë banorët në disa rajone dhe qytete të Ukrainës pa energji elektrike dhe energji elektrike.

Top Channel