Pamje të trishta të nënës elefant që mban trupin e pajetë të këlyshit drejt funeralit të tufës (fotot)

01/11/2022 15:29

Në pamje shihen momentet e dhimbshme të një nëne elefant që mban trupin e këlyshit të saj të pajetë për ta çuar drejt vendit të fundit të prehjes, teksa shoqërohet nga anëtarë të tjerë të tufës në një ritual të fuqishëm funeral.

Pamjet e vështira tregojnë elefantin në zi që mban këlyshin e saj drejt pemës së akacias në rezervatin Torra në Damaraland, qe do te jete vendi i tij i fundit.

Anëtarë të tjerë të tufës së elefantëve shihen që mblidhen në mbështetje të nënës në dhimbje, duke u bërë pjesë në kortezhin e heshtjes për këlyshin e ndjerë.

Këlyshi raportohet se ishte vetëm një javësh kur nuk arriti të mbijetonte në rezervat. Teksa elefantët e rinj vijojnë lojën e tyre në natyrë, më të vjetrit ecin drejt pemës ku i vogli do të lihet për t’u prehur.

Guidat afrikane thanë për rrjetin Corriere della Sera se nuk kishin parë kurrë një kortezh të tillë të tufës për një ceremoni funerale.

Dy lumenjtë që kalojnë në rezervatin Torra raportohet se kanë pësuar rënie të niveleve të ujit dhe elefantët kanë udhëtuar në grup në kërkim ujit.

Kafshët madhështore janë observuar edhe më parë që ndjekin rituale shoqërore funerali:

Kafshte kryejne gumbullime dhe vendosje të degëve të pemëve mbi trupin e të humburit të tyre.

Ato janë parë që ngrejnë këmbët mbi trupin e të vdekurit në simbol të kujtimit dhe respektit të fundit.

FOTO GALERI
1/3
Një nëne elefant që mban trupin e këlyshit të saj të pajetë për ta çuar drejt vendit të fundit të prehjes, teksa shoqërohet nga anëtarë të tjerë të tufës

Top Channel