Brazil/ Mbështetësit e Bolsonaro-s bllokojnë rrugët me pretendimin e vjedhjes së votës (fotot)

01/11/2022 16:43

Shoferë kamionësh në Brazil, mbështetës të presidentit në largim Jair Bolsonaro kanë bllokuar rrugët në të gjithë vendin, pas disfatës së tij në zgjedhje ndaj rivalit të majtë Lula.

Përveç 2 shteteve, bllokime u regjistruan në të gjitha 26 zonat administrative të Brazilit duke shkaktuar probleme me rendin dhe duke kërcënuar zinxhirin e furnizimit.

Pas numërimit të votave, Lula raportohet se kishte marrë 50.9% ndërsa Bolsonaro’s 49.1% në raundin final të së dielës.

Presidenti i djathtë aktual ende nuk ka pranuar humbjen dhe as ka sfiduar rezultatin që po përçan kombin.

Pritet që presidenti aktual të komplikojë tranzicionin e pushtetit të Lula (emri i plotë Luíz Inácio Lula da Silva), ish president i mëparshëm, i cili pritej të bënte betimin më 1 janar January 2023.

Por kamionistët pro-Bolsonaro kanë nisur ngritjen e bllokimeve të rrugëve në vendin gjigant, menjëherë pas njoftimit të rezultatit.

Deri mëngjesin e sotëm, policia federale e austostradave ka raportuar 342 incidente të tilla, teksa protestat më të mëdha janë raportuar në jug të vendit. Disa nga bllokadat janë spastruar nga policia.

Autoritetet kanë njoftuar për gjoba të rënda për bllokuesit e rrugëve.

Bolsonaro ka thënë më parë se “vetëm Zoti” mund ta largojë nga zyra teksa vijon pritja e sikletshme për deklaratën e tij të parë publike pas zgjedhjeve.

FOTO GALERI
1/7
Bllokimet e rrugeve kane perfshire gjithe vendin

Top Channel