Festa që u kthye në tragjedi! Këpucë, çanta e syze/ Çfarë lanë pas viktimat në Korenë e Jugut

01/11/2022 13:35

Sendet e viktimave të festës që u kthye në tragjedi gjatë 29 tetorit në Seul janë vendosur në një sallë të madhe.

Festa e Halloween-it la të vdekur 155 persona dhe të plagosur 152 të tjerë, të cilët u shtypën me njëri-tjetrin nga dyndja e madhe e turmave.

Sendet përfshijnë çanta, veshje apo syze, të lëna pas nga viktimat.

Qendra sportive Wonhyoro, zakonisht shtëpia e lojërave të volejbollit dhe ngjarjeve, kishte një rol në këtë tragjedi. Ky është vendi ku njësitë e shpëtimit dërguan trupat e vdekur menjëherë pas katastrofës.

Ndërsa sot, vetëm disa ditë më vonë të mbijetuarit dhe familjet e viktimave janë ftuar në sallë, në mënyrë që ata të mund të zgjedhin sendet që u të dashurve.

Salla ishte e pushtuar nga heshtja dhe qetësia, ndërsa sendet e ndotura janë një kujtesë e zymtë e numrit të madh të vdekjeve dhe të plagosurve në atë  ngjarje të rëndë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel