Lojtari i City-t i mbyll “derën” Real Madrid: Jam mirë në Manchester!

01/11/2022 15:50

Joao Cancelo përfundoi në fokusin e Real Madrid për merkaton e verës së ardhshme.

Mirëpo, pengesa më e madhe për të transferuar portugezin në Madrid është vetë lojtari. Së fundmi, Cancelo është shprehur qartë se dëshira e tij është të vijojë si pjesë e Manchester City edhe në vitet e ardhshme pasi ndjehet i lumtur në Premier League.

“Më duhej një periudhë e konsiderueshme për t’u adaptuar me futbollin këtu në Premier League, por tashmë ndihem mjaftueshëm i integruar. Shpresoj që të qëndroj edhe për shumë vite në Manchester, sepse ndihem shumë mirë”, tha Cancelo. Kujtojmë se 28-vjeçari ka një kontratë me The Citizenz deri në vitin 2027 ndërsa vlera e portugezit sipas Transfermarkt është 65 milionë euro.

Top Channel