Kishte humbur kontaktet prej katër orësh, policia dhe zjarrfikësit e Himarës shpëtojnë turistin spanjoll

01/11/2022 15:44

Policia e Himarës së bashku me zjarrfikësit i kanë ardhur në ndihmë një turisti spanjoll, i cili prej me shume se katër orë kishte humbur kontaktet, pasi kishte dale për të eksploruar zonën në vendin e quajtur Shën Thedhori mbi shpellën e piratëve.

Turisti kishte ardhur për të eksploruar natyrën e bashkisë së Himarës dhe ka humbur koordinatat.

Turisti ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe shoqëruar turistin pasi e ka gjetur në ambientet e policisë se Himarës.

Top Channel