U qëllua me armë pas një loje me zara, ndërron jetë reperi i famshëm

01/11/2022 16:02

Reperi i famshëm ‘Takeoff’ u qëllua për vdekje në Hjuston, Teksas teksa po luante me zare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit ku  reperi po luante me xhaxhain dhe shokun e tij të grupit, Quavo.

Policia tha se 40 deri në 50 të ftuar kishin qenë në një festë private kur dikush hapi zjarr. Rojet e sigurisë në zonë dëgjuan të shtënat, por nuk panë se kush qëlloi me armë.

28 vjeçari ishte anëtari i tretë i grupit ‘Migos’ së bashku me repertët Quavo dhe Offset. Emri i tij i  vërtetë  është Kirshnik Khari Ball.

Dy persona të tjerë u qëlluan dhe u dërguan në spital ndërsa Quavo miku i tij, për fat të mirë nuk u dëmtua. Në Twitter, miqtë dhe admiruesit i bënë homazhe reperit të ndjerë.

Top Channel