Foto ilustruese

Një 47-vjeçare ka mbetur e plagosur këtë pasdite, pasi është goditur nga një furgon në rrugën “Ali Demi” në Vlorë.

Shtetësja me iniciale N.B., banuese në fshatin Armen, ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, shoferi i mjetit, 22-vjeçari me iniciale K.D. është shoqëruar në Komisariat.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel