Vrau bashkëfshatarin në derën e shtëpisë pas konflikteve për pronën, Gjykata e Pogradecit lë në burg autorin

01/11/2022 15:41

Fatmir Manellari është lënë në burg, pasi akuzohet për vrasjen e Safet Hyskollarit dy muaj më parë në derën e shtëpisë.

Gjykata e Pogradecit vendosi masën e arrestit me burg për 65-vjeçarin, i cili vrau me thikë bashkëfshatarin për një konflikt pronësie të mëparshëm në fshatin Gështenjas.

Nga ana tjetër avokati i të dyshuarit për vrasjen, Albi Hoxhallari i ka kërkuar gjykatës për të vlerësuar arrestimin e Manellarit dhe masën e sigurisë pa kërkuar asgjë tjetër.

Konflikti mes palëve ka lindur pasi viktima, i cili ishte kthyer në fshatin e lindjes nga SHBA, kishte vendosur disa tubo shkarkimi për rregullimin e rrugës që e çonte në shtëpi.

Autori pretendon se është pronar i ish-Kovaçanës që ndodhej ngjitur me shtëpinë e viktimës ndaj kur ka marrë vesh për punimet ai ka shkuar dhe e ka goditur Hyskollarin me thikë.

Sipas të dhënave autori nuk ka asnjë dokumentacion por pretendonte pronësinë sepse ka punuar vite.

Top Channel