Autori i dyshuar i vrasjes së 65-vjeçarit në Pogradec, ngjarje e ndodhur në 7 shtator është arrestuar këtë të shtunë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zervaskç, ku Safet Hyskollaei u vra nga Fatmir Manellari. Mes dy personave kishte konflikte pronësie.

Konflikti mes palëve ka lindur pasi viktima, i cili ishte kthyer në fshatin e lindjes nga SHBA, kishte vendosur disa tubo shkarkimi për rregullimin e rrugës që e çonte në shtëpi. Autori pretendon se është pronar i ish-kovaçanës që ndodhej ngjitur me shtëpinë e viktimës ndaj kur ka marrë vesh për punimet ai ka shkuar dhe e ka goditur Hyskollarin me thikë.  Sipas të dhënave  autori nuk ka asnjë dokumentacion por pretendonte pronësinë sepse ka punuar vite më parë.

Pasi e ka goditur me thikë viktimën autori është larguar dhe nuk është kapur ende ndërsa bashkëshortja dhe djali i tij janë tronditur nga ngjarja.

Manellari do të hetohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel