Ky është 65-vjeçari që u vra me thikë këtë pasdite në derën e shtëpisë nga bashkëfshatari i tij në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur  ne fshatin Zervaskç, ku Safet Hyskollaei është vrarë nga Fatmir Manellari. Mes dy personave kishte konflikte pronësie.

Konflikti mes palëve ka lindur pasi viktima, i cili ishte kthyer në fshatin e lindjes nga SHBA, kishte vendosur disa tubo shkarkimi për rregullimin e rrugës që e çonte në shtëpi. Autori pretendon se është pronar i ish kovaçanës që ndodhej ngjitur me shtëpinë e viktimës ndaj kur ka marrë vesh për punimet ai ka shkuar dhe e ka goditur Hyskollarin me thikë.  Sipas të dhënave  autori nuk ka asnjë dokumentacion por pretendonte pronësinë sepse ka punuar vite më parë.

Pasi e ka goditur me thikë viktimën autori është larguar dhe nuk është kapur ende ndërsa bashkëshortja dhe djali i tij janë tronditur nga ngjarja.

Sipas banorëve autori kishte probleme të shëndetit mendor ndërsa policia ka ngritur postblloqe në akset nacionale dhe po bën kontrolle në terren për kapjen e tij.

Top Channel