E premte, 18 Nëntor 2022
08:27
​10 milionë ukrainas pa energji pas sulmeve ruse

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se 10 milionë ukrainas janë pa energji elektrike pas një vale të re të sulmeve me raketa nga Rusia.

08:22
Hapa përpara drejt heqjes së dënimit me vdekje

Gjithnjë e më shumë vende në botë, sidomos në Afrikë, po e heqin dënimin me vdekje. Por nga ana tjetër ka mjaft vende që i mbajnë sekret dënimet me vdekje dhe ekzekutimet.

08:13
Drejtori i FBI-së i shqetësuar nga stacionet policore kineze në SHBA

Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për krijimin e ‘stacioneve policore’ të paautorizuara nga qeveria kineze në qytetet amerikane për të kryer ndoshta presion mbi disa shtetas me origjinë kineze, u tha ligjvënësve të enjten drejtori i FBI-së, Christopher Wray.

08:05
Japonia: Raketa që testuan verikoreanët pati kapacitet për të arritur në tokën e SHBA-së

Koreja Veriore ka lëshuar një raketë balistike interkontinentale me kapacitet për të goditur tokën amerikane, ka thënë ministri i Mbrojtjes në Japoni, Yasukazu Hamada.

07:55
Vranësirat dhe reshjet e shiut “pushtojnë” gjithë territorin, parashikimi i motit për sot

Vijojnë vranësirat e shpeshta në të gjithë vendin, ku më të theksuara priten në zonat malore. Parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime të përkohëshme duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu në të gjithë territorin. Shirat më të dukshëm do të jenë në zonat veriore dhe Verilindore. Sipas Meteoalb, temperaturat e […]

E enjte, 17 Nëntor 2022
23:16
Porti i Durrësit, 30 vjet aferë? Debate mes ekspertëve dhe politikanëve në “Top Story”

Çështja e nxehtë e Portit të Durrësit ka ndezur debatin në studion e “Top Story” këtë të enjte në mbrëmje.

22:58
Përlotet shefi i financave të Organizatës Trump: Kam tradhtuar besimin e familjes

Shefi i financave për një kohë të gjatë i Donald Trump-it shpërtheu në lot gjatë dëshmisë së tij të enjten, duke thënë se ai tradhtoi besimin e familjes Trump duke bërë makinacione që t’i shmangej taksave për 1.7 milionë dollarë përfitime të paguara nga kompania, duke përfshirë një apartament në Manhatan dhe makina luksoze.

22:51
Mali i Zi, mijëra qytetarë protestojnë në Podgoricë për krizën politike në vend

Para selisë së parlamentit në Podgoricë, të enjten mbrëma u zhvillua protesta e radhës, ku me mijëra qytetarë nga të gjitha qytetet e vendit, kërkuan tërheqjen e ndryshimeve të Ligjit për Presidentin, miratimin e marrëveshjes për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Mal të Zi.

22:50
“EMAR nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen”! Deputeti Shehaj zbardh skemën për marrëveshjen e portit të Durrësit dhe nxjerr dokumentin

Deputeti Agron Shehaj e cilëson një skemë mashtrimi projektin për portin e Durrësit, me një vlerë prej 2.1 miliard eurosh.

22:42
Lideri i burgosur i opozitës ruse, Aleksei Navalny dërgohet në izolim të përhershëm

Lideri i burgosur i opozitës ruse Aleksei Navalny bëri të ditur të enjten se ai ishte transferuar përgjithmonë në një qeli izolimi që do të kufizonte kontaktin e tij me të burgosurit e tjerë dhe botën e jashtme.

22:32
Lufta në Ukrainë, një ‘perde’ prej telash me gjemba ngrihet në Evropë

Kufiri i gjatë që ndan Finlandën me Rusinë kalon nëpër pyje të dendura, me gardhe të ulëta druri që kishin për qëllim të ndalonin gjedhët. Së shpejti, në disa pjesë të kufirit do të vendoset një gardh më i fortë e më i lartë.

22:28
Porti i Durrësit, Bardhi: Është shkelur Kushtetuta, Shqipëria merr vetëm 2% të fitimeve

Për deputetin Gazmend Bardhi qeveria ka shkelur Kushtetutën me kontratën që është dërguar për miratim urgjent në Kuvend për portin e ri të Durrësit.

22:20
“Pse më “respektoi” ndaj Cityt dhe jo ndaj Tottenham”, Ronaldo flet për Ten Hag

Ditë pas dite, vijojnë të zbulohen copëza të reja mbi intervistën e Cristiano Ronaldos për The Sun. Së fundmi, është bërë publike një tjetër pjesë ku CR7 shprehet hapur kundër trajnerit Erik ten Hag.

22:03
Porti i Durrësit, çfarë nuk shkon me projektin?

Kryefjala në skenën politike të këtyre ditëve ka qenë projekti i diskutueshëm për Portin e Durrësit, shoqëruar me debate dhe pikëpyetje të mëdha. Porti i Durrësit është më i madhi në vendin tonë dhe ndër më të rëndësishmit në detet Adriatik dhe Jon.

21:50
Euroactiv: 30% e shqiptarëve kanë emigruar, gjysma e popullsisë dëshiron ose planifikon të largohet

Shqiptarët përbëjnë diasporën e tretë më të madhe në botë, me rreth 30% të të lindurve në vend, që tani jetojnë jashtë kufijve të saj, sipas të dhënave të publikuara nga Forbes, teksa një situatë e tensionuar mes Shqipërisë, Evropës dhe Britanisë së Madhe vazhdon të ziejë për shkak të rritja e flukseve të azilit.

21:50
“Cristiano nuk kënaqet kurrë”/ Pogba mëson edhe nga të rinjtë, ja kë studion francezi

Paul Pogba është një nga emrat e mëdha që mungon në Kupën e Botës së Katarit.

21:42
Nadal “përshëndetet” me Torinon, por spanjolli e mbyll me “kokën lart”

“Ndoshta nuk do të rikthehem kurrë në më të mirën time, por e sigurt është se do të bëj gjithçka për të shfaqur sërish versionin më të mirë”, ishin këto fjalët e Rafael Nadal pas disfatës së dytë ndaj Auger-Aliassime në turneun e Torinos.

21:33
Sa është sasia e mishit që duhet të konsumoni në javë

Mishi i kuq është një nga pjatat kryesore dhe shumë të shijshme në vaktet e shumë familjeve. Pavarësisht kësaj shumë studime flasin për rrezikun që mishi i kuq mund të sjellë në trupin e njeriut.

21:30
Britania e Madhe planifikon rritje taksash dhe shkurtime të shpenzimeve

Britania e Madhe përballet me rënien e saj më të madhe të standardeve të jetesës, pasi rritja e kostos së jetesës zvogëlon pagat e njerëzve.

21:26
Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së i bën thirrje Rusisë: Ndaloni veprimet në objektet e Ukrainës

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka miratuar këtë mbrëmje një rezolutë të tretë që i bën thirrje Rusisë të ndërpresë menjëherë të gjitha veprimet në objektet bërthamore të Ukrainës.

21:19
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës: Targat nuk janë më të rëndësishme sesa marrëveshja finale

Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi thotë se vendi i tij ndodhet përballë një situate të pashembullt në pjesën e veriore, pas largimit të komunitetit serb nga të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës.

21:10
Në udhëtimin e saj për në Hënë anija kozmike e NASA-s na sjell disa foto të Tokës

Së fundmi kapsula Orion e NASA-s ka shkrepur një foto të Tokës, 9 orë pasi kishte nisur udhëtimin e saj për në Hënë.

21:06
SHBA ndëshkon 13 kompani për shkelje të sanksioneve ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara vendosën të enjten sanksione ndaj disa kompanive me bazë në Kinë, Hong Kong dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat Uashingtoni i akuzon për shkelje të sankioneve duke mundësuar shitjen e produkteve petrokimike dhe produkteve të naftës për blerësit në Azinë Lindore.

21:05
Video/ Kreu shtetëror i sigurisë mes 5 viktimave të rrëzimit të helikopterit zyrtar në Meksikë (fotot)

Pesë njerëz, përfshi dhe kreun e sigurisë së shtetit verior meksikan të Aguascaliente janë vrarë sot në një aksident me helikopter në Meksikë, njoftoi guvernatorja Teresa Jimenez.

21:00
Ramos vlerësohet në Dubai, shpallet Mbrojtësi më i Mirë në Histori: Kam edhe shumë për të fituar

Sergio Ramos është vlerësuar si Mbrojtësi më i Mirë në Historinë e Futbollit në Dubai aty ku është zhvilluar ceremonia e Globe Soccer Awards.

20:52
Komiteti Shqiptar i Helsinkit monitoron korrupsionin dhe Reformën në Drejtësi

Komitetit Shqiptar i Helsinkit, përmes nismës “Monitorimi i të drejtave të njeriut nëpërmjet fuqizimit të mbrojtësve lokalë” po synon monitorimin më të mirë të problematikave në rritje mbi situatën social-ekonomike dhe politike, krijuar së fundmi në Shqipëri.

20:45
“Më kapi nga flokët dhe më puthi me dhunë në buzë”/ Fiks-Fare zbulon skandalin: Mësuesi ngacmon seksualisht nxënësen 14-vjeçare

Shkolla 9-vjeçare e fshatit Barç të Skraparit është e kyçur prej ditësh,pasi një nxënëse e klasës së 8 akuzon mësuesin se e ngacmoi seksualisht dhe e puthi në buzë me dhunë.

20:36
Nuk u kthye kurrë në një destinacion turistik, më në fund ka një blerës për fshatin spanjoll

Një fshat spanjoll, 3 orë larg Madridit, që ishte nxjerrë në shitje për shumën e 260 mijë eurove, është blerë nga një person, identiteti i të cilit është zbuluar.

20:35
Prag-Armenia/ Kombëtarja rinis përgatitjet për miqësoren, ka sërish ndryshime në listë

Kombëtarja shqiptare ka rinisur sot përgatitjet për miqësoren e fundit të nëntorit, atë ndaj Armenisë që luhet më datë 19 nëntor në stadiumin “Air Albania” e që nis në ora 17:30.

20:25
Kush është Ines de Ramon, modelja bukuroshe që u pa krah aktorit Brad Pitt?

Së fundmi aktori i njohur, Brad Pitt është parë nën shoqërinë e një gruaje duke ndjekur koncertin e Bonos në Los Angeles, Kaliforni. Interesi u rrit pasi ai u pa mjaft i afërt me të gjatë koncertit.

20:16
Mali i Zi, konferencë ndërkombëtare për mbrojtjen nga sulmet kibernetike

“Siguria euroatlantike është tronditur nga sulmi i Rusisë kundër Ukrainës demokratike dhe sovrane, dhe pjesë e këtij agresioni është lufta e “padukshme” në hapësirën kibernetike”, tha ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s për Sfidat e Reja të Sigurisë, David van Weel.

20:10
Nancy Pelosi nuk do të kërkojë poste drejtuese në Kongres

Nancy Pelosi po mbyll një karrierë të gjatë udhëheqjeje në Kongresit, gjatë së cilës ajo u bë gruaja e vetme që shërbeu në postin e fuqishëm të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, shfaqi aftësi të veçanta për siguruar miratimin e ligjeve të rëndësishme, solli unitet mes kolegëve të saj demokratë dhe sfidoi disa njerëzit më të fuqishëm në botë.

20:05
Probleme me gjurin, Argjentina në ankth për Correa-n

Argjentina në ankth për Joaquin Correa. Sulmuesi i Inter, i cili hyri në pjesën e dytë të ndeshjes miqësore kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, pati një problem në gju në fund të ndeshjes, e njëjta gjë që e mbajti larg fushës një muaj e gjysmë më parë.

19:57
Ekspozitë për Nënë Terezën/ Foto nga arkiva në Shkup dhe në Tiranë

Një ekspozitë e veçantë i kushtohet Nënë Terezës. E gjitha me materiale arkivore, por edhe fotografi që i përkasin arkivit të Maqedonisë së Veriut dhe arkivit tonë shtetëror.

19:56
Në Shkodër mungojnë mjekët! Ikin në Gjermani ose braktisin sistemin shëndetësor shtetëror

Largimi i Kryeinfermiereve dhe infermierëve drejt Gjermanisë, një fenomen qe ka prekur të gjithë sistemin shëndetësor në vendin tonë nuk janë problemi i vetëm për spitalin rajonal të Shkodrës, por shqetësimi më i madh është mungesa e mjekeve.  

19:52
Ukraina: Moska mbart përgjegjësinë e plotë për terrorin e saj me raketa

Ministri i Jashtëm ukrainas foli sot pasdite me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, për ta falënderuar për të gjithë ndihmën ushtarake të vendit.

19:46
Porti “offshore” i Durrësit/ Juristi Eduard Halimi: Pronat publike të mos jepen në drejtim të paditur

Kontrata e portit të ri të Durrësit lë dritare të hapur që paratë të shkojnë dhe të vijnë në parajsa fiskale, pa ditur zotëruesin e tyre të vërtetë. 

19:42
Piloti hero ul avionin në fushën e golfit duke shpëtuar 3 njerëz e 53 qen që kishte në bord (fotot)

Një avion me 3 persona ekuipazh dhe 53 qen të pastrehë në bord ka arritur të kryejë një ulje të suksesshme emergjence në një fushë golfi në Wisconsin, SHBA, mes motit me dëborë të së martës, pa dëmtuar asnjë.

19:36
Evazioni shkon 300 milionë euro/ Ekspertët: Bordi i naftës të ishte në vartësi të Parlamentit, jo të ministreve Balluku-Ibrahimaj

Bordi i Transparencës për Çmimet e Karburanteve është i ngritur në konflikt të hapur interesi, pasi gjysma e tij përbëhet nga përfaqësues të kompanive të naftës, të cilat në fakt janë subjekte kontrolli nga ana e këtij bordi.

19:33
Kontrabandë me naftën? Shqipëria importon më pak se Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Ka më shumë makina

Tregu i karburanteve është një ndër më të mëdhatë në vend dhe dukshëm nga shifrat më i pakontrolluar.

19:17
Çaji shërues i shegës dhe piperit të zi, kundër gripit e alergjive

Piperi i zi është një erëz që përshkruhet si një ilaç shërues për organizmin. Ai është efikas në trajtimin e një sërë çrregullimesh shëndetësore siç janë problemet me tretjen por edhe për pastrimin e gjakut.

19:15
Sonte në Top Story! Çështja e nxehtë e portit të Durrësit

Top Story nga Grida Duma, në puntatën e dytë në Top Channel, do të trajtoje këtë të enjte në orën 21.00, çështjen e nxehtë të portit të Durrësit.

19:10
Pse pjesëmarrja në “Qatar 2022” do t’i dëmtonte reputacionin dhe karrierën muzikore Shakirës?

Në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës “Qatar 2022” u bë e ditur që nuk do të marrë pjesë Shakira. 

19:10
Zhytësi i guximshëm ‘i tregon’ peshkaqenit protezën e këmbës së humbur nga sulmi i mëparshëm prej bishës (foto-video)

Një zhytës guximtar shihej së fundmi që i tregonte një peshkaqeni ‘kokëçekiç’ me të cilin ishte miqësuar, protezën e këmbës së humbur në një sulm të mëparshëm nga e njëjta specie.

19:01
Ndërprerje të energjisë që prej mëngjesit/ Banorët pranë rrugës Plepa-Ndroq vijojnë të jenë në errësirë

Banorët e zonave rurale, që shtrihen në dy krahët e rrugës Plepa-Ndroq, vijojnë të jenë pa energji elektrike për shkak të punimeve që po bëhen nga OSHEE-ja.

18:50
Bien shitjet, ​Mercedes-Benz ul çmimet për modelet EQE dhe EQS

Për të përmirësuar shitjet deri tani zhgënjyese të gamës së saj të makinave elektrike EQ në Kinë, Mercedes ka njoftuar ulje çmimesh për modelet EQE dhe EQS.

18:43
Tre pacientë të shtruar në spital, 18 raste të reja me Covid 19

Tetë raste të reja me Covid 19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërkohë që në spitalin Covid 3 po marrin trajtim tre pacientë.

18:42
A e dini se në një vend të botës nuk ka milingona, kjo është arsyeja

Ndoshta nuk e dinit, por Islanda konsiderohet një vend ku nuk ka milingona!

18:41
“Shqipëria, të jetë më e lidhur me ekonominë amerikane”, Kim: Bisedimet e Dhomës Amerikane me qeverinë të vështira, shpresojmë të vazhdojnë

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim shprehet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ndihmojnë Shqipërinë të bëhet më e begatë dhe më e lidhur me ekonominë e SHBA-së.

18:29
E rëndë në Itali/ 21-vjeçari shqiptar plagos partneren dhe më pas vret veten (Detajet)

Italia është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një ngjarje e rëndë, ku 21-vjeçari shqiptar Oltjan Sallaku ka qëlluar me armë partneren e tij dhe më pas ka vrarë veten me plumb në kokë.

18:28
Blinken fajëson Rusinë për raketat që vranë dy persona në Poloni

Shpërthimi i raketave në një fshat në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën shkaktoi tensione dhe reagime të forta.

18:11
“Je një copë hajduti, do dalësh në gjyq”/ Plas debati mes Agron Shehajt dhe Damian Gjinkurit në Kuvend

Ka vijuar me tensione dhe debate të forta seanca parlamentare në Kuvend kur fjalën e mori deputeti demokrat Agron Shehaj.

18:11
Çift në skenë dhe jetën personale/ Koreografët tregojnë “tekat” e VIP-ave në “Dancing with the Stars”

Ola dhe Esdakini janë një çift në skenë dhe në shtëpi, ndërsa së fundmi si koreografë të “Dancing with the Stars” treguan “tekat” e VIP-ave.

18:07
Skandali në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Kosovë, gjenden krimba në pijet që u shërbeheshin zyrtarëve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka mbyllur përkohësisht bufenë brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme.

18:00
Zjarrfikësi gjerman arrestohet për zjarrvënien ndaj qendrës së refugjatëve, të cilin erdhi më pas ‘të shuante’ (fotot)

Autoritetet besojnë se ngjarja ishte një nga një seri prej 19 tentativave të ngjashme të të dyshuarit, por ato “nuk ishin të motivuara politikisht”.

17:52
BE-ja: Rusia nuk është ende gati për paqen në Ukrainë

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell deklaroi se paqja në Ukrainë nuk do të ishte e mundur derisa Rusia të tërhiqte trupat e saj.

17:36
Ftesë në 5/ Alvisa Qarri e zhgënjyer: S’ i them më askujt “Të dua”

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Alvisa Qarri, e cila ndau më shumë detaje nga periudha e pauzës larg intervistave në media.

17:34
Korçë/ Arrestohet 20-vjeçari, paketoi dhe fshehu në gomat e makinës pakot me kanabis që do të dërgoheshin në Greqi

Një 20-vjeçar është vënë në pranga, pasi ka bashkëpunuar për të transportuar drejt Greqisë 9.2 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

17:31
Tre të dënuar përjetë për vrasjen e 298 pasagjerëve në avionin e Malaysia Airlines në 2014 mbi Ukrainë (fotot)

Tre njerëz janë dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë, për vrasjen e 298 pasagjerëve të avionit të linjave Malaysia Airlines gjatë trazirave të vitit 2014 në lindej të Ukrainës.

17:26
49-vjetori i shtypjes me tank të studentëve/ Mijëra qytetarë vazhdojnë protestën në Athinë, mbi 20 të shoqëruar

Protesta në kujtim të 17 nëntorit 1973, ditës kur studentët u shtypën me tank, vazhdon prej disa orësh në kryeqytetin grek, Athinë.

17:23
Dita Botërore e Prematuritetit, Veliaj: Mirënjohje për punën e çdo mjeku, fjalën e mirë për vendin tonë duhet ta themi ne të parët

Rreth 15 milion fëmijë lindin prematurë në botë çdo vit, me një raport 1 në 10 të të gjitha lindjeve.

17:20
Nuk dha asnjë koment gjatë procesit gjyqësor të babait të saj me Amber Heard/ Ja çfarë thotë vajza e Johnny Depp për situatën e krijuar

Vajza e Johnny Depp, Lily-Rose, ka treguar së fundmi në një intervistë për revistën Elle arsyen se pse nuk bëri asnjë deklaratë gjatë gjyqit të babait të saj me ish bashkëshorten e tij Amber Heard.

17:18
Cili është roli i NATO-s dhe pse vendet anëtare kanë frikë të çojnë trupa në Ukrainë

Vendet nga aleanca perëndimore e mbrojtjes, NATO, i kanë premtuar Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore për ta ndihmuar atë të mbrojë qytetet e saj kundër sulmeve ruse.

17:06
Asnjë konkurrent për presidencën e FIFA-s, Infantino drejt mandatit të tretë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të qëndrojë në detyrë edhe për katër vite të tjera pasi asnjë kandidat nuk ka dalë për ta sfiduar atë në zgjedhjet presidenciale të planifikuara pas katër muajsh në Kigali të Ruandës, më 16 mars.

17:05
Kur moti bëhet më i ftohtë, kjo vitaminë ju ndihmon që të mos shtoni peshë

Së fundmi, një studim nga shkolla mjekësore austriake, ‘MediUni Vienna’, thotë se vitamina A mund funksionojë për humbjen në peshë, veçanërisht kur moti bëhet më i ftohtë.

16:54
Humbi gjerndanin e artë, luftëtari i UFC-së arrestohet në aeroport

Luftëtari i UFC-së, Israel Adesanya (neozelandez me origjinë nga Nigeria), është arrestuar në aeroportin JFK të Nju Jorkut për posedimin e një dorëze bronzi, që konsiderohet armë e ftohtë në këtë shtet amerikan.

16:51
Studentet ‘tërheqëse’ kishin rënie të ndjeshme të notave kur mësimi u zhvendos online, gjatë izolimit – studimi (fotot)

Studiuesi suedez Adrian Mehic mblodhi të dhënat nga universiteti i inxhinierisë në Stockholm.

16:49
“E mbaja me bukë”/ Shoku i përdhunoi vajzën 12-vjeçare, babai tregon detajet: E pashë duke qarë…

Babai i 11-vjeçares së përdhunuar nga shoku i tij ka treguar për “Shqipëria Live” detajet e ngjarjes së rëndë.

16:38
Pentagoni zotohet të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën

Pentagoni organizoi dje takimin e shtatë virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, vendet anëtare të së cilit bashkëpunojnë për të mbështetur ushtrinë e Ukrainës, ndërsa gjenerali më i lartë amerikan pohoi se dimri mund të jetë ideal për negociatat politike.

16:36
Vidhnin para dhe pajisje elektronike në Vlorë, arrestohen dy adoleshentët, në kërkim një 15-vjeçar

Dy adoleshentë janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në qytetin e Vlorës.

16:18
Serbia lidh kontrata pune me serbët e dorëhequr në Kosovë

Në katër komunat në veri të Kosovës, sot ka filluar nënshkrimi i kontratave ndërmjet shtetit të Serbisë dhe serbëve që kanë braktisur institucionet e Prishtinës.

16:18
Rekordet e “Axurrëve”/ Mancini përmirëson veten, thyen rekordin 100-vjeçarë me Pafundin

Ka qenë një mbrëmje rekordesh ajo e djeshmja në stadiumin ‘Air Albania’ të Tiranës për skuadrën italiane.

16:18
Kumbulla emocionohet për Italinë/ Mbrojtësi shpreh hapur ndjesinë përballë kombëtares së vendlindjes së tij

Miqësorja e mbrëmjes së djeshme në stadiumin Air Albania mes Shqipërisë dhe Italisë ka qenë një ndeshje emocionuese për të gjithë nga trajneri ynë italian Edoardo Reja, tek tifozët e shumtë që kanë axurrët në vendin tonë të cilët në këtë ndeshje u vunë përballë një zgjedhje të vështirë mes ekipit të tyre, kuqezi dhe asaj që preferojnë.

16:17
Firojnë kuqezinjtë pas Italisë/ Largohen Broja, Uzuni dhe Roshi, nuk do të jenë kundër Armenisë

Përfaqësuesja kuqezi vazhdon grumbullimin e sajë në qytetin e Durrësit ku një ditë pas ndeshjes me Italinë kanë filluar përgatitjet për ndeshjen e së shtunës kundër Armenisë.

16:15
Irani akuzon Izraelin dhe shërbimet perëndimore për nxitje të luftës civile

Irani akuzoi të enjten Izraelin dhe shërbimet e inteligjencës perëndimore se po komplotonin për të nisur një luftë civile në Republikën Islamike, tashmë të përfshirë nga protestat më të mëdha antiqeveritare që nga revolucioni i vitit 1979.

16:05
Burri që organizoi funeralin e rremë, bëhet i famshëm nga njerëzit që besojnë se ‘u rikthye’ nga vdekja (fotot)

Një burrë dhe bashkëshortja e tij kishin paguar një ambulance me arkivol duke pretenduar se ishte për një anëtar të familjes, në një tentativë të dëshpëruar për të shpëtuar nga borxhet.

16:03
Parandalohet krimi në familje/ Arrestohet 40-vjeçari, kërcënoi me armë dhe dhunoi familjarët

Një krim i mundshëm në familjë është parandaluar në Lezhë, pasi 40-vjeçari i arrestuar ka dhunuar dhe kërcënuar me armë familjarët e tij.

15:46
Porti i Durrësit/ Fshehu në furgon 16,670 euro, hetohet në gjendje të lirë 48-vjeçari

Një 48-vjeçar, i cili tentoi të kalonte në Portin e Durrësit 16,670 euro të padeklaruara, është vënë në pranga.

15:39
Nuk ka “paqe” për targat/ Kosovës i është prezantuar një propozim për daljen nga kriza

As takimet urgjente të së martës nuk arritën të ulin përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë në një tryezë diskutimi.

15:35
Lear Kurti vdiq nga mbidoza/ Ekspertiza mjeko-ligjore: U helmua me kokainë

“Shkaku i vdekjes së shtetasit Leart Kurti ka qenë helmimi  akut me lëndë narkotike të llojit kokainë i komplikuar me shok toksik” .

15:34
“Kam shkruar disa nga hitet më të mëdha në botë”/ Bebe Rexha bën deklaratën e papritur: Njerëzit ende nuk më njohin

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, këto ditë ka shënuar një tjetër arritje të madhe në karrierën e saj.

15:33
Modelja pranon paratë e pista të vëllait mafioz, që paguhej në burg për të sulmuar anëtarët e bandave (fotot)

Një punonjëse e shëndetit mendor e gjithashtu modele e rrjeteve sociale është arrestuar në Britani pasi ka pranuar 2000 paundë para të pista nga gjysmë-vëllai i saj i burgosur, për sulmin me thikë ndaj një kreu të botës lokale të mafias.

15:28
Katër vite shtëpinë në çadër/ Elbasan, shtëpia u shemb nga rrëshqitja e tokës

Kjo është Shqipëria e vitit 2022, ku për shkak të burokracive, një familje mbetet për 4 vite në çadër.  

15:24
Energjia, takim ballkanik/ Organizohet nga qeveria e Norvegjisë, bëhen bashkë liderët e Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën energjetike të organizuar nga qeveria e Norvegjisë, ku ka mbledhur së bashku vendet e Ballkanit Perëndimor.

15:18
Nafta, bordi u fal kompanive 9 lekë/ Uli çmimin e naftës me 2 lekë! Në Maqedoni çmimi u ul me 11 lekë

Top Channel po priste çdo ditë për të marrë pjesë në një mbledhje bordi, pas thirrjes se ministres Ibrahimaj.

15:18
Lëndë narkotike dhe vjedhje, arrestohen tre persona në Tiranë

Tre persona janë vënë në pranga, pasi akuzohen për mbajtjen e lëndëve narkotike, vjedhje dhe thyerja e masës së sigurisë së arrestit.

15:06
“Jashtë kuvendit, afera me oligarkë”/ Përplasje në Kuvend! Alibeaj ironizon Berishën dhe heshtjen për “rrugët e arta”

Mungesa e kontrollit të grupit parlamentar vuri në vështirësi sërish Sali Berishën. Minutazhi i vogël që i caktuan për të diskutuar për çështjen e integrimi europian, ndezi gjakrat në Kuvend.

15:01
FIFA prezanton yjet që do të performojnë në hapjen e Kampionatit Botëror në Katar

Siç dihet tanimë Kupa e Botës FIFA 2022 do të fillojë në Katar të dielën më 20 nëntor.

14:54
Bërxulli, protestë para Parlamentit: Konçesionari i Thumanë-Kashar, na grabit pronat! Politika hesht

Pas kryeministrisë një ditë më parë, banorët e Berxullit e zhvendosën protestën e tyre para parlamentit këtë të enjte, me shpresën se dikush nga deputetët do të ndalej të dëgjonte  shqetësimin e tyre, por sërish mbeten të zhgënjyer .

14:50
Vjehrri dhunon bashkëshorten e djalit në Bulqizë

Një rast i rëndë është raportuar në polici këtë të enjte, ku një 59-vjeçar ka rënë në pranga pasi ka dhunuar gruan e djalit të tij.

14:38
U konfliktua me një nxënës në vit të tretë, arrestohet roja i shkollës në Dibër

Roja e një shkolle në Dibër ka rënë në pranga bashkë me një përson tjetër, pasi u konflktua me një 21-vjeçar në vit të tretë.

14:35
Lonely Planet: Shqipëria një prej vendeve për t’u vizituar në 2023-shin

Shqipëria është një ndër destinacionet për t’u vizituar në vitin 2023.

14:35
Sulmohet një kameraman në Mitrovicë të Veriut

Një kameraman kosovar dhe një qytetar tjetër janë sulmuar sot në Mitrovicë të Veriut.

14:29
​Ushqimi që shumica e duan mund të ngadalësojë metabolizmin

Një dietë e ekuilibruar është shumë e rëndësishme, veçanërisht për ata që duan të humbin kilogramët e tepërt.

14:26
​Njerëzit më të zgjuar kanë lindur në këtë muaj, a jeni mes tyre?

Hulumtimet e kryera nga shkencëtarët nga Kembrixhi treguan se njerëzit më të zgjuar kanë lindur në muajin shtator.

14:19
​Ky është vendi me më pak milingona, kjo është arsyeja

Ndoshta nuk e dinit, por Islanda konsiderohet një vend ku nuk ka shumë milingona.

14:14
“Ta harrojnë Kupën e Botës”, Neymar zbulon bisedën me Messin dhe Mbappe

Neymar e ka nisur shumë mirë sezonin me PSG-në.

14:13
Progres raporti/ “Nuk ka vend për eufori, gjyqësori mbetet kyç”, Xhafaj: Llagami, Çela, Kraja e Hajnaj të dëshmojnë sa të pavarur janë

Ndonëse progres raporti për Shqipërinë përshkruhej me nota pozitive, për ish ministrin Fatmir Xhafaj nuk ka vend për eufori.

14:06
“Më kapi gazi sapo e pashë”, Cavani: Nuk harrohen duelet dhe grindjet me Gattuson

Edinson Cavani u largua nga Manchester United në verën e kaluar, ofertat nuk i munguan, sulmuesi priti gjatë dhe nuk u nxitua, teksa në fund zgjodhi të vijonte karrierën te Valencia në La Liga.

13:59
​Finlandës kërkon 50 mijë emigrantë në vit deri 2050 për të plotësuar vendet e lira të punës

Finlanda ka nevojë për mbi 50.000 emigrantë në vit deri në vitin 2050 për të plotësuar vendet e lira të punës për shkak të një popullsie në plakje, tha një shoqatë teknologjike finlandeze.