Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj 20 dhe 21 vjeç pas përplasjes së makinës me kamionin 12/10 22:57
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka miratuar këtë mbrëmje një rezolutë të tretë që i bën thirrje Rusisë të ndërpresë menjëherë të gjitha veprimet në objektet bërthamore të Ukrainës.
Sipas tyre 24 vende votuan pro-rezolutës, me dy kundër, shtatë abstenime dhe dy vende munguan në votim.
Frika është rritur për vendet bërthamore të Ukrainës që kur shpërtheu lufta me Rusinë në shkurt.
Raketat kanë rënë disa herë pranë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë, ndërsa Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën.
Zaporizhzhia ka qenë nën kontrollin e Moskës për disa muaj, megjithëse vazhdon të drejtohet nga punonjës ukraina
Top Channel