Ramos vlerësohet në Dubai, shpallet Mbrojtësi më i Mirë në Histori: Kam edhe shumë për të fituar

17/11/2022 21:00

Sergio Ramos është vlerësuar si Mbrojtësi më i Mirë në Historinë e Futbollit në Dubai aty ku është zhvilluar ceremonia e Globe Soccer Awards.

Mbrojtësi i PSG ka një karrierë të pasur dhe i ka fituar të gjithë trofetë përfshirë ato madhorë si La Liga, Ligue 1, Champions League, Kupë Bote si dhe Europian.

Evente në të cilat 36-vjeçari ka qenë protagonist kryesor duke ndihmuar skuadrat e tij të koleksionojnë trofetë më të rëndësishëm. Ndërkohë, vetë Ramos pas këtij vlerësimi theksoi se për të është diçka e mrekullueshme ndërsa shtoi se ka ende për të fituar.

“Është diçka e pabesueshme, speciale. Është një çmim që shkon për të gjitha sforcot dhe sakrificat që kam bërë në karrierën time. Falenderoj Sevillan, Real Madrid, PSG, Spanjën dhe tifozët. Pa harruar trajnerët dhe shokët e skuadrës që më kanë shoqëruar gjithnjë, si dhe familjen time. Ky çmim i jep vlerë karrierës së deritanishme, por unë kam ende shumë ëndrra dhe sfida për të fituar”, u shpreh Ramos.

Top Channel