Me largimin e Luis Enriques nga drejtimi i stolit të Spanjës, tashmë bëhen gjashtë trajnerë që janë larguar nga ekipet pas Kupës së Botës, Katar 2022.
Drogë në burgun e Drenovës.
Pas më shumë se 1 mijë aktivitetesh, Tirana përmbyll sot në ditën e rinisë, vitin si Kryeqyteti Europian i Rinisë.
Mbajtja e zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore të Kosovës është vënë në pikëpyetje për shkak të tensioneve në Mitrovicë të Veriut e Zubin Potok.
Boksierja e mundësja braziliane e stilit xhiu-xhitsu, Sophie Larissa Weiss thotë se kalon ditën duke mundur djemtë në tapetin e shtëpisë së saj në Barnsley, Britani, të cilët më pas paguajnë për shërbimet.
Në spitalin e Belshit mungojnë mjekët specialistë. Edhe pse duhet t’i shërbejë një popullsie prej 30 mijë banorësh ky spital ka vetëm mjekun e përgjithshëm dhe asnjë specialist.
Shëndetësia po lulëzon, por kjo vetëm në “Facebook-un” e ministres së Shëndetësisë dhe videot që prodhon ekipi i saj çdo ditë për ta servirur sikur po punon fort e ta meritoje deri në fund çmimin që i dha kryeministri pak kohë më parë “bleta punëtore”.
Ministria e Infrastrukturës është angazhuar në disa koncesione dhe investime në infrastrukturën rrugore që do i rrëmbejnë buxhetit me qindra miliona euro.
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka prezantuar 5 ndryshime ligjore, pjesë e paketës Anti Korrupsion, nisma që janë depozituar edhe në Kuvend.
UEFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Irlandës me një gjobë prej 20,000 euro pasi lojtarët kënduan një këngë që i referohej Ushtrisë Republikane Irlandeze IRA-s, ‘në shkelje të rregullave bazë të sjelljes’.
Portugalia vazhdon përgatitjet për takimin çerekfinal të Botërorit ndaj Marokut (10 dhjetor, 16:00). Kombëtarja e drejtuar nga Fernando Santos, kërkon t’i shkojë deri në fund Botërorit të Katarit.
Europa Lindore duket se do të numërojë “kacidhet” për Krishtlindje.
Vladimir Putin tentoi ta rikthente frikën e një lufte bërthamore, por kancelari gjerman Olaf Scholz thotë se rreziku i përdorimit të armëve të tilla nq Ukrainë, është tkurrur.
Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi gjykata e ka dënuar me burg për vrasje të mbetur në tentativë.
Shkencëtarët mund të kenë gjetur arsyen se përse na zë gripi më shumë në dimër duke ditur që ai merret nga mikrobet dhe me këtë arsye mund të sëmureshim më shumë në verë, ku ka edhe më shumë mikrobe.
Një nxënëse në Kosovë ka mbetur e lënduar pasi është goditur nga mësuesja e saj.
Ndryshe nga sa ndodhi në fillesat e pandemisë, kur u duk se ajo po e përballonte ngërçin e krijuar më mirë se pjesa tjetër e botës, krizën e tanishme po e ndjen fort edhe ekonomia kineze, e cila ka shënuar rënien më të madhe të eksporteve në më shumë se dy vjet e gjysmë më parë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka biseduar të enjten me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill, për rëndësinë e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës në Kosovë, dhe ka fajësuar institucionet e Kosovës për diçka të tillë.
Me një paraqitje jo të zakontë me syze të errëta, i detyruar nga goditja që mori dy ditë më parë në tubim, Sali Berisha paralajmëroi revolucion dhe përballje pas protestës që u mbajt në 6 dhjetor.
Këngëtarja Celine Dion është diagnostikuar me sëmundjen e pashërueshme neurologjike SPS e cila bën që muskujt e saj të tensionohen në mënyrë të pakontrolluar.
Cristiano Ronaldo vijon të mbetet në qendër të vëmendjes, luan apo nuk luan.
Viti i parë i koalicionit qeverisës u shënua nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës. Si u pozicionua qeveria e re gjermane dhe cilat janë rezultatet e koalicionit në përvjetorin e parë?
Sipas Forbes 2668 persona janë renditur si njerëzit më të pasur të planetit, 87 më pak se një vit më parë.
Një gjerdan ari që daton në vitet 630-670 pas Krishtit është gjetur nga arkeologët pranë Northampton në Britani.
Artisti iranian Emad Salehi vendosi një rekord të ri botëror Guinness me veprën e tij artistike “Ball Story”, e cila mbuloi plot 9,652 metra katrorë duke u kthyer kështu në pikturën më të madhe të globit të realizuar ndonjëherë në kanavacë.
RFEF (Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll) njoftoi këtë të enjte largimin e Luis Enriques nga posti i trajnerit, të cilin e mban që nga viti 2018, kur pas Kupës së Botës në Rusi, ai pasoi Fernando Hierro, i përkohshëm i zgjedhur në postin e trajnerit.
Mostrat e gjakut të aktivistit të Astrit Deharit që dyshohet se u vra në qendrën e paraburgimit në Prizren në 2016 janë zhdukur.
Tirana mbylli sot vitin si “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Në një ceremoni me të rinjtë në Pallatin e Kongreseve, stafeta për vitin 2023 i kaloi qytetit Lublin në Poloni. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se për Tiranën po mbyllet një vit i rëndësishëm, por nis një tjetër po aq i rëndësishëm, viti i “Qytetit Europian të Sportit”.
Kristian Asllani ka folur hapur rreth aventurës tek Interi në një prononcim për GDS.
Në Suedinë Veriore, 200 kilometra mbi Rrethin Arktik, gjendet Qendra Hapësinore Esrange e cila, që nga fundi i viteve 1960, përveçse një bazë kërkimesh shkencore, ka qenë dhe një lloj poligoni raketash.
Universiteti i Korçës shpenzon gati 85% të buxhetit vjetor për paga, dieta, sigurinë e godinave dhe pajisje ndërsa pjesa tjetër e këtij buxheti ndahet për të mbuluar librat e publikimet, karburantin për ngrohje dhe makina, pastrimin etj.
Cristiano Ronaldo dëshiron të luajë gjithmonë si titullar, por trajneri Fernando Santos preferoi 21-vjeçarin Gonçalo Ramos në takimin Portugali-Zvicër (6-1) dhe pati të drejtë, pasi sulmuesi i Benfikës realizoi tre gola.
‘Year in Search’ i Google ka publikuar listën e plotë se çfarë kanë kërkuar njerëzit më shumë për vitin 2022.
Pa leje ndërtimi, pa asnjë tullë të vendosur në terren, në Durrës kanë nisur të shiten apartamente qe nuk ekzistojnë.
Më shumë se 1000 gazetarë e redaktorë të së përditshmes së njohur amerikane, New York Times, një grevë një ditore, të lodhur, siç thanë nga fakti që bisedimet mes krerëve sindikalistë dhe kompanisë po zvarriten shumë përtej afatit.
Hakim Ziyech vijon të mbetet objektivi kryesor i Milanit për merkaton e janarit. 29-vjeçari i Chelsea cilësohet si përforcimi i duhur për krahun e djathtë të sulmit.
Fjala Wordle mori vendin e parë si termi më i kërkuar i Google në botë dhe në SHBA në vitin 2022.
Pas më shumë se dy dekadash duke argëtuar mysafirët e një restoranti në Tiranë, ariu i murrmë Mark më në fund po shkon drejt një jete më të mirë në Austri.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se rreziku i përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë është zvogëluar për momentin
Aplikacioni popullor i mediave sociale TikTok është paditur nga shteti amerikan i Indianës.
12 persona janë vënë në pranga në kryeqytet për vepra të ndryshme penale.
Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara, BE-ja nuk kërkon shtyrje të zgjedhjeve në veri të Kosovës, por bën thirrje që ato të zhvillohen vetëm nëse ekzistojnë kushtet paqësore për mbarëvajtje të procesit zgjedhor.
Holanda dhe Argjentina do sfidojnë njëra-tjetrën pas tetë vitesh.
Një 18-vjeçar, student në kolegj është zgjedhur kryebashkiak në shtetin e Arkansas duke u bërë kryebashkiaku më i ri me ngjyrë që është zgjedhur në SHBA.
Pasi Gerard Pique dhe Shakira arritën një marrëveshje për ndarjen e tyre, disa muaj pas ndarjes së tyre, kanë dalë në dritë informacione të fundit që nuk janë aspak të mira për futbollistin.
Banorët e Porto Romanos paralajmëruan qeverinë që ti trajtojë në mënyrë specifike për vlerën e shpronësimit të tokës private, në të kundërt ata kërcënuan se do ta mbrojnë pronën me jetë.
Jamal Musiala po bën shumë mirë me Bayern Munchen këtë sezon, teksa ishte ndër të vetmit lojtarë që shkëlqeu me kombëtaren gjermane në Botërorin e Katarit, aventurë që përfundoi keq me eliminimin në grupe.
Kryeministri i vendit Edi Rama ka udhëtuar drejt Azerbajxhanit, ku është takuar me presidentin Ilham Aliyev.
Ministrat e Brendshëm të BE-së janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar pranimin ose jo të Bullgarisë, Rumanisë e Kroacisë në zonën Schengen.
Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar Shqipërinë në Ditën Kombëtare të Rinisë.
Kryeqyteti rezulton qarku me më shumë denoncime për dhunë në familje në Shqipëri.
Një 21-vjeçar i cili kërkohej ndërkombëtarisht nga Italia për trafikim droge është arrestuar në Patos.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se në shkurt të vitit të ardhshëm do të nisë negociatat për një marrëveshje globale, që synon luftim më të mirë të pandemive.
Irani ka thënë të enjten se ka ekzekutuar një të burgosur, që supozohet se është dënuar gjatë protestave mbarëkombëtare të javëve të fundit.
Manchester United ishte ndër skuadrat e interesuara për nënshkrimin me sulmuesin 23-vjeçar të PSV-së, Gakpo.
Sot shënohet Dita Kombëtare e Rinisë.
Dështimi i Gjermanisë në “Katar 2022” solli viktimën e parë: Oliver Bierhoff tashmë është larguar nga posti i drejtorit teknik.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se kërcënimi i një lufte bërthamore është duke u rritur, mirëpo ka insistuar se Rusia “nuk është çmendur” dhe nuk do ta përdorë e para armën bërthamore.
Sipas autoriteteve ndërkombëtare nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Ato dënuan incidentet në veriun e Kosovës. Të martën pasdite u sulmuan me mjete shpërthyese zyrat e KQZ-së në veri.
Gjermania dështoi në Botërorin Katar 2022, me 4 herë kampionët e botës të cilët u eliminuan në fazën e grupeve.
Ish-kancelarja gjermane tha për gazetën Die Zeit se nuk pendohet për vendimet që ka marrë në lidhje me furnizimin me energji të Gjermanisë. Megjithatë, ajo pranoi se duhej të qe bërë më shumë për t’iu kundërvënë Rusisë.
Këtë të enjte vranësirat e shpeshta do të jenë prezente përgjatë gjithë ditës në të gjithë territorin shqiptar.
Franca do të paguajë nga 100 euro për njerëzit me të ardhura të ulëta që përdorin makinat e tyre për të shkuar në punë dhe po luftojnë me çmimet e larta.
Në fillim të viteve 2000, Hilary Duff u bë e famshme si ylli i ‘Lizzie McGuire’, një serial adoleshentësh i Disney Channel që ishte një hit i madh për shikuesit në atë kohë.
Victoria Beckham po kalon një periudhë të komplikuar profesionale.
Në Mitrovicë të Veriut kanë ndodhur dy shpërthime me shok bomba në mbrëmjen e 7 dhjetorit.
Këngëtarja Elvana Gjata do të jetë pjesë e jurisë këtë të javë në Dancing With The Stars.
Olivier Giroud arriti të hyjë në historinë e përfaqësueses franceze duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 52 gola (kaloi Thierry Henry).
Më 30 nëntor, një anije braziliane që transportonte mbi 4.6 ton kokainë u kap nga Marina Franceze si rezultat i aktiviteteve të inteligjencës që po zhvilloheshin midis Europol, MAOC-N dhe autoriteteve në Brazil, Francë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Artistja Julka Gramo ishte e ftuara e radhës në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel.
Tryezës së diskutimeve mbrëmjen e sotme në Goca dhe Gra i bashkohet moderatorja dhe këngëtarja Julka Gramo.
Një burrë raportohet se ka vdekur nga pickimet e bletëve në Afrikën e Jugut, teksa përpiqej të fliste me to, duke besuar traditën vendase se ato ishin rimishërim i pararendësve të tij.
Kina hoqi rregullin për izolimin e personave me Covid 19 dhe detyrimin për të treguar testin anti-covid në disa zona publike duke ndryshuar në këtë mënyrë rrënjësisht strategjinë e saj që mbylli miliona njerëz në shtëpi dhe ndezi protesta për dorëheqjen e Presidentit Xi Jinping.
Pasi Gerard Pique dhe Shakira arritën një marrëveshje për ndarjen e tyre, disa muaj pas ndarjes së tyre, kanë dalë në dritë informacione të fundit që nuk janë aspak të mira për futbollistin. Sipas paparazzi-t Jordi Martin, katalanasi ka pasur disa tradhti të supozuara gjatë marrëdhënies së tij me Shakirën. “Ai ka mashtruar jo vetëm […]
Pasditen e së mërkurës, policia në Mitrovicë ka konfiskuar një armë zjarri.
Jordi Cruyff, drejtori sportiv i Barcelonës, ka dhënë dy intervista për “El Mundo Deportivo” dhe “Sport”, ku ka analizuar situatën aktuale të “blaugranave”.
Superkupa e Shqipërisë është e Tiranës. Bardheblutë mposhtën 3-2 me përmbysje Vllazninë në “Air Albania”, duke i shtuar palmaresit të tyre trofenë e 12-të të Superkupës.
Mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 20:40 ka rënë zjarr në katin e dytë të një banese në Sukth të Durrësit.
Rusia po kërkon të “ngrijë” përkohësisht konfliktin në Ukrainë, në mënyrë që të “rigrupohet dhe më pas të nisë një ofensivë më të madhe”, tha të mërkurën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Shkencëtarët kanë identifikuar ADN-në më të vjetër në botë të regjistruar deri më tani, nga kafshët, bimët dhe mikrobet që datojnë rreth 2 milionë vjet më parë – në pikën më veriore të Groenlandës.
Aktori legjendar Sylvester Stallone ka luajtur në disa nga filmat më të mëdhenj të të gjitha kohërave, edhe pse aty i ka qëlluar “të hajë një apo dy grushte”.
Hansi Flick nuk preket, trajneri i Gjermanisë, përtej dështimit në “Katar 2022”, do të qëndrojë në detyrë të paktën deri në përfundim të “Euro 2024”
Emisioni Fiks Fare solli historinë e një të moshuare nga Lushnja e cila dhunohet nga djali dhe nusja sistematikisht prej 6 vitesh.
Organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian propozoi vendosjen e sanksioneve ndaj forcave të armatosura të Rusisë, tri bankave dhe dhjetëra zyrtarëve.
Kupa e Botës po i drejtohet fazës finale dhe shumë skuadra e lojtarë janë larguar në shtëpi, megjithëse disa kanë lënë gjurmë me ndonjë veprim apo lëvizje personale që nuk harrohet lehtë.
Ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe Qirjako Qirko ka bërë thirrje që t’i jepet fund “fushatës së diskriminimit” ndaj shtetasve shqiptarë që jetojnë në vend – duke thënë se sidomos fëmijët “ po bullizohen në shkollat e tyre” për shkak të kombësisë.
Wizzair sjell avionin e saj të 10-të në bazën e Tiranës duke ofruar 4.8 milion sedilje për të gjithë pasagjerët që dëshirojnë të udhëtojnë vitin e ardhshëm.
Aeroportet dhe portet e Mbretërisë së Bashkuar do të ndërmarrin greva në datat kryesore në dhjetor, pasi sindikata që përfaqëson ata kërkon që qeveria të kthehet në tryezën e negociatave për pagat dhe kushtet e punës.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se autoritetet i cilësojnë si sulme terroriste incidentet e shënuara një ditë më parë në veri të Kosovës.
Gjykata e Lartë ka shpallur datën 27 janar 2023 , si ditën kur Kolegji Administrativ do të mblidhet për të unifikuar praktikën mbi gjobat e vendosura nga policia, pasi qytetarët për të njëjtën shkelje gjobiten disa herë nga policia rrugore. Ata marrin edhe gjobë financiare edhe heqje patente.
Tregjet botërore të naftës kanë pësuar një shok dhe për herë të parë çmimet kanë arritur në nivelet më të ulëta që nga janari.
Ndërsa gjithçka është ende në letër për projektin e transformimit të Portit të Durrësit, shitja e apartamenteve në këtë zonë rezidenciale nis të enjten.
Rruga Lekaj – Fier do të jepet me koncesion për 35 vite tek 8 subjekte, por si do të financohet ajo? Shumën prej 320 milionë eurosh që kompanitë kanë deklaruar, por a janë në gjendje ato të marrin një kredi të tillë?
Pa kaluar 24 orë nga Samiti BE-së në Tiranë, kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Brukselit për të folur bashkë me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe kryeministrin në detyrë të Malit të Zi Dritan Abazoviç se çfarë përfitimesh solli ky samit për Ballkanin Perëndimor.
Mbrëmjen e sotme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me fëmijët dhe banorët e zonës, ndezi dritat e Pemës së Krishtlindjes te Kalaja e Tiranës, një nga hapësirat më të bukura dhe të frekuentuara në Tiranë.
Ndërsa pak kohë ka mbetur nga Krishlindjet, kjo është një nga periudhat më të bukura për të parë filmat e preferuar.
Të paktën 28 emigrantë janë arratisur sot nga një avion që bëri një ulje emergjence në Barcelonë, kur një grua shtatzënë hiqej se ishte duke lindur gjatë një fluturimi nga Maroku drejt Turqisë. Policia arriti të kapte rreth gjysmën e të larguarve, thanë autoritetet spanjolle.
Kupa e Botës Katar 2022 po dhuron spektakël në fushën e lojës dhe plot surpriza.
Elon Musk ka punësuar dy anëtarë të familjes për të punuar në selinë e Tëitter në San Francisko.