UEFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Irlandës me një gjobë prej 20,000 euro pasi lojtarët kënduan një këngë që i referohej Ushtrisë Republikane Irlandeze IRA-s, ‘në shkelje të rregullave bazë të sjelljes’.

Ekipi i femrave u kap në kamera duke kërcyer dhe kënduar këngën pasi mundi Skocinë 1-0 në Hampden Park në tetor.

UEFA ka gjobitur Federatën e Futbollit të Irlandës pasi një hetimi nga një inspektor i Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s,  zbuloi se sjellja përbën një shkelje të rregullave bazë të sjelljes.

Në momentin e daljes në dritë të videos, Federata kërkoi falje për çdo ofendim të shkaktuar për incidentin në dhomën e zhveshjes.

“Ne kërkojmë falje nga zemra për këdo që është ofenduar nga përmbajtja e festimeve pas ndeshjes pasi sapo ishim kualifikuar në Kupën e Botës. Ne do ta shqyrtojmë këtë me lojtarët dhe do t’ua rikujtojmë përgjegjësinë të tyre në këtë drejtim”, tha trajneri Vera Pauw.

Irlanda u kualifikua në Kupën e Botës së parë pasi Amber Barrett shënoi golin e vetëm të lojës në minutën e 72-të.

Top Channel