Mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 20:40 ka rënë zjarr në katin e dytë të një banese në Sukth të Durrësit.

Në vendngjarje ka shkuar shërbimi zjarrfikës dhe policia që po ndërhyjnë për të shuar flakët.

Zjarri ka rënë në banesën e shtetasit Mehmet Bardhi, 68 vjeç.

Nga zjarri rezulton të ketë vetëm dëme materiale.

Top Channel