Në spitalin e Belshit mungojnë mjekët specialistë. Edhe pse duhet t’i shërbejë një popullsie prej 30 mijë banorësh ky spital ka vetëm mjekun e përgjithshëm dhe asnjë specialist.

Rrotull spitalit kanë mbirë laboratorë analizash në çdo cep, por ndërkohë vetë spitali nuk e ofron as këtë shërbim.

Dikur, spitali i Belshit kishte shërbimin e imazherisë dhe mjekun përkatës, tashmë edhe ky shërbim është hequr. Qytetarëve u duhet të udhëtojnë drejt Elbasanit apo Tiranës për të marrë edhe shërbimin më të vogël shëndetësor. Madje në mungesë të mjekut gjinekolog dhe kontrollet e përmuajshme të shtatzënisë, gratë shtatzëna duhet t’i ndjekin në Elbasan apo Tiranë.

 

Top Channel