Mbajtja e zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore të Kosovës është vënë në pikëpyetje për shkak të tensioneve në Mitrovicë të Veriut e Zubin Potok.

Koha e shkurtër e organizimit të tyre po ashtu ka paraqitur problem për Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve i Bashkimit Evropian që deklarojnë se nuk do të monitorojnë zgjedhjet e 18 dhe 25 dhjetorit.

Nga BE thonë që është e pamundur që zhvendosin në Kosovë vëzhguesit për të kryer punën e tyre.
Tensionet e fundit në veri kanë bërë që institucionet e Kosovës të hartojnë një raport mbi sigurinë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Por ende nuk ka një vendim nga Presidentja e Kosovës për shtyrje ose mbajtje të këtyre zgjedhjeve.

Ndërkohë, Misioni i OSBE-së thotë që për zgjedhje të suksesshme duhet të ketë pjesëmarrje të lartë, derisa shton se institucionet e Kosovës janë të gatshme të ofrojnë edhe sigurinë e nevojshme për mbajtjen e tyre.

Top Channel